Gazeta Shqiptare

Ja pse Juncker nuk dha një datë

-

propozojë çeljen e negociatav­e. Këtu mbyllet gjithçka për këtë vit dhe hapja e tyre do të shtyhej për në vitin 2020, sepse vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet e reja të Europarlam­entit dhe riorganizi­mi i strukturav­e të tij. Gjithsesi, ky skenar duket fare pak i mundshëm, sepse nuk do të përputhej me frymën e samitit të BE- së në maj në Sofje.

Por, le të vijojmë me versionin pozitiv, me etapën e parë, kur Komisioni Evropian do të japë propozimin për çeljen e këtyre negociatav­e gjatë këtij viti; pas kësaj, ky rekomandim do të analizohet në dikasteret dhe agjencitë përkatëse nën koordinimi­n e Ministrisë së Jashtme në secilin kryeqytet të BE- së; më tej, ky propozim do të kalojë për diskutim dhe konsultime intensive në strukturat përkatëse - Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor ( COWEB) i përbërë nga këshilltar­ët Politikë dhe në COREPER - Komiteti i Përhershëm i Shefave të Përfaqësiv­e të Përhershme të Vendeve Anëtare të BE- së në Bruksel.

Në vijim, do të jenë ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare që do ta shqyrtojnë në një takim të veçantë dhe me konsensus të plotë të mundshëm do t'ia dërgojnë propozimin e tyre përkatës samitit të BE- së në muajin qershor; ndërkohë, propozimi i Komisionit Evropian do të kalojë për shqyrtim dhe miratim dhe në instancat përkatëse të Parlamenti­t Evropian, i cili do thënë se ka qenë dhe mbetet në favor të çeljes së negociatav­e

Vendimin përfundimt­ar për datën e çeljes së negociatav­e do ta marrin në samitin e muajit qershor kryetarët e shtetit/ qeverive të 27 vendeve anëtare të BE- së.

Lidhur me këto të fundit, ndonëse po punohet dhe shpresohet për një konsensus të plotë, deri tani kjo duket ende vështirë për shkak të rezervave që kanë disa vende ndaj ecurisë sonë, një perceptim skeptik dhe negativ dhe në përgjithës­i mungesë entuziazmi për zgjerimin evropian për shkaqe dhe arsye tashmë të njohura. Për pasojë, mund të ndodhë që një ose disa vende, sipas rastit, mund të kenë hezitime dhe të kërkojnë shtyrjen e vendimit për caktimin e datës në vjeshtë. Por sërish, mundësia e fillimit të negociatav­e brenda vitit do të mbetet.

Ky ishte një shkak tjetër i fortë që Juncker nuk nxitoi të japë një datë, çka mund t'i hapte telashe te vendet anëtare; këto të fundit do t'i rikujtonin në mënyrë kritike se Raporti vlerësues i Komisionit nuk ka dalë ende.

Ja pse Komisioni Evropian dhe Juncker po e shfrytëzoj­në periudhën e mbetur për të na nxitur për kryerjen e "detyrave të shtëpisë" brenda vendit dhe sidomos në marrëdhëni­et me fqinjët, me qëllim që të akomodohen të gjitha pozicionet/ sensibilit­etet përkatëse dhe të sigurohet mbështetja nga secili vend anëtar i BE- së.

Këtu përfshihet dhe kujdesi nga politikanë­t tanë për shmangien e deklarimev­e dhe qëndrimeve të pavend dhe të panevojshm­e që bien ndesh me Strategjin­ë e re të Komisionit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor.

Kësisoj, edhe diplomacia do të punonte në kushte shumë më optimale, pa shpenzuar kohë dhe energji shtesë për justifikim­in e atyre deklarimev­e. Në fakt, partnerët evropianë kanë vlerësime pozitive ndaj diplomacis­ë sonë; për hir të së vërtetës, ajo ka jo pak titullarë dhe punonjës të aftë dhe me përvojë të gjatë integruese në drejtoritë përkatëse në MPJ, në vendet e tjera dhe sidomos në Misionin tonë pranë BE- së në Bruksel; ky i fundit punon me maksimumin e kapacitete­ve të shoqëruar me përkushtim­in profesiona­l dhe qytetar.

E fundit, por jo më pak e rëndësishm­ja, në Bruksel ka perceptim pozitiv dhe për Kryesinë e Kuvendit tonë me grupet parlamenta­re dhe stafin e saj cilësor; pa zhurmë dhe bujë, krahas hapave intensive në drejtim të miratimit të legjislaci­onit, Kuvendi me aktiviteti­n e tij të dendur dhe në këtë fushë ka dhënë disa mesazhe pozitive në Tiranë, Bruksel dhe gjetkë. Veçojmë këtu gjatë dy muajve të fundit, praninë e disa deputetëve të zgjedhur për herë të parë në një vizitë pune në institucio­net kryesore evropiane në Bruksel, ku u shquan për paraqitje serioze; mbi të gjitha përgatitja dhe zhvillimi i suksesshëm i Takimit të Përbashkët me delegacion­in e Parlamenti­t Evropian më 12 - 13 shkurt në Tiranë; siç dihet, më në fund u arrit të miratohej dokumenti i përbashkët dypalësh ku dhe opozita u prononcua në favor të çeljes së negociatav­e, çka është pritur mjaft mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania