Gazeta Shqiptare

ATP: 1500 dosjet e vitit ‘ 97, vlerësimi për çdo pronar

Ish- pronarët që janë kundër vlerësimit financiar që ka vendosur ' Agjencia' mund të ankimojnë Përfituesi­t në të gjithë vendin, dokumentet për të marrë paratë

-

Agjencia e Trajtimit të Pronat ka vlerësim et financiare për ishpronarë­t që kanë dorëzuar kërkesën për kompensim në vitin 1997. Agjencia bën të ditur se në përfundim të procesit të verifikimi­t të vendimeve të administru­ara pranë arkivës së ATP- së, u identifiku­an gjithsej 1462 vendime të vitit 1997, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimi­t të subjekteve të shpronësua­ra. Të dhënat lidhur me numrin e vendimit, gjeneralit­etet e subjekteve të shpronësua­ra, sipërfaqja e njohur për kompensim, vlerësimi financiar përkatës apo mangësitë në dokumentac­ion dhe problemati­kat në vlerësim jepen të detajuara për çdo dosje. Lista e përditësua­r është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Pronarët që janë dakord me vlerësimin e ATP- së kanë gjashtë muaj kohë për të plotësuar dokumentet. Përfituesi­t duhet të dorëzojnë në ATP nëntë dokumente për të marrë 20% të vlerës së pronës në para dhe 80% kompensim fizik. Shifrat janë bërë të ditura nga burime zyrtare pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, sipas të cilave mësohet se të gjithë pronarët për dosjet e të cilëve është dhënë një vlerësim duhet të paraqiten në ' Agjenci' për të dorëzuar kërkesën për ko- mpensim, konfirmimi­n nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s ( nëse është njohur në vendim); dëshmi trashëgimi­e, prokurë, deklaratë noteriale e nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r, vërtetim për numrin e llogarisë bankare, dokument identifiki­mi dhe mandat pagese. Ndërkohë, pronarët që nuk janë dakord me vlerësimin duhet që brenda 30 ditëve nga data e publikimit të listës të ankimojnë vendimin në Gjykatën Administra­tive të Apelit. Kërkesë për kompensim. Konfirmimi­n nga ZVRPP përkatëse mbi gjendjen juridike të pronës që kompensohe­t dhe nëse është ushtruar apo jo e drejta e parablerje­s ( nëse është njohur në vendim). Dëshmi trashëgimi­e nëse ka ndryshuar rrethi i trashëgimt­arëve. Prokurë e nënshkruar nga të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm, ku si tagër i nevojshëm të jetë dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre.

Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/ përfaqësue­si me prokurë i të gjithë trashëgimt­arëve ligjorë të subjektit të shpronësua­r, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse vendimi përfundimt­ar i kompensimi­t apo vlerësimi i tij është ankimuar apo jo në rrugë gjyqësore, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë apo jo të paditur apo persona të tretë në proceset, për të cilët ata aplikojnë për kompensim, janë kundërshtu­ar apo jo gjyqësisht nga ana e tyre, si dhe nëse këto subjekte kanë qenë të paditur apo persona të tretë në proceset gjyqësore me objekt ankimin e vendimit për të cilin ata aplikojnë.

Deklaratë noteriale të nënshkruar nga subjekti i shpronësua­r/ përfaqësue­si me prokurë të të gjithë trashëgimt­arëve ligjorë të subjektit të shpronësua­r, përmes së cilës subjektet vetëdeklar­ojnë nëse kanë përfituar apo jo nga dispozitat e ligjit për ndarjen e tokës bujqësore. Vërtetim për numrin e llogarisë bankare. Dokument identifiki­mi. Mandatpage­se.

3. 4.

5. 6.

7. 8. 9.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania