Gazeta Shqiptare

Shkatërroh­et rrjeti i trafikut të drogës, ndalohen dhe arrestohen 15 persona

Superopera­cioni është shtrirë në Gjirokastë­r e Durrës, priten arrestime të tjera Pjesëtarët e grupit kriminal janë kryesisht nga Bashkia e Konispolit, disa me precedentë penalë

-

Një operacion i gjerë antidrogë ka nisur që prej mbrëmjes të së hënës në Sarandë, ndërsa është shtrirë ditën e djeshme edhe në Gjirokastë­r e Durrës. Burime nga policia e qytetit bregdetar dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se është zbuluar dhe shkatërrua­r një grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në Greqi. Mësohet se gjatë këtij operacioni është sekuestrua­r një sasi e konsiderue­shme droge, ndërsa janë ndaluar dhe arrestuar 15 persona, të cilët janë kryesisht banorë të Bashkisë së Konispolit. Po të njëjtat burime thanë se disa nga shtetasit e ndaluar dhe të arrestuar janë me precedentë penalë. Ndërkaq, pritet që të përfundojn­ë në pranga edhe persona të tjerë ( të paktën tre), të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikun e kanabisit me destinacio­n vendin fqinj.

OPERACIONI ANTIDROGË

Pas hetimeve me metoda speciale, policia e Sarandës në bashkëpuni­m me forcat operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, rreth orës 20: 00 të së hënës kanë ndërmarrë një superopera­cion antidrogë. Paraprakis­ht bëhen me dije inicialet e katër prej personave të arrestuar. Kjo për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, pasi operacioni vijon. Bëhet fjalë për shtetasit A. L., banues në fshatin Shalës të Sarandë i dënuar më parë për "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" dhe i arrestuar më parë për "dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit"; F. D., banues në Konispol; A. H., banues në fshatin Shalës si dhe A. S., banues në fshatin Vrinë. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se gjatë operacioni­t, grupit të trafikantë­ve i janë sekuestrua­r gjashtë automjete të markave "Mercedes- Benz", "Wolsvagen", "Renault" dhe "Fiat". Sipas bluve, grupi kriminal kryente trafik droge nga kufiri i gjelbër tokësor i Sarandës drejt Igumenicës e më pas lënda narkotike dërgohej në Athinë. Mësohet se ky grup ka trafikuar disa herë kanabis në vendin fqinj. Operacioni i ndërmarrë nga policia shqiptare është bazuar edhe në informacio­net e siguruara nga autoritete­t

 ??  ?? Momenti i arrestimit të Ermir Bajramajt dhe Besim Hajdarajt
Momenti i arrestimit të Ermir Bajramajt dhe Besim Hajdarajt

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania