Gazeta Shqiptare

Kapen me 1 kg kokainë, bien në pranga 2 durrsakë

Policia: Lënda narkotike me vlerë 100 mijë euro u sekuestrua në makinën e trafikantë­ve Ermir Bajramaj dhe Besim Hajdaraj shisnin drogë në zonën e ish- Bllokut

- Ina Allkanjari

Dy persona kanë rënë në pranga e policisë ditën e djeshme pasi akuzohen se shpërndani­n kokainë në lolaket e natës, në zonën e ish- Bllokut. Bëhet fjalë për shtetasit Ermir Bajramaj, 37 vjeç dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç, të dy banues në Durrës. Dy trafikantë­t u kapën në flagrancë në rrugën "Kongresi Manastirit". Gjatë kontrollit në automjetit tip "Nissan micra", i cili drejtohet nga Bajramaj, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar "Kokainë" e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr. Droga e sekuestrua­r, e cila do të shpërndahe­j në zonën e ish- Bllokut kapte vlerë 100 mijë euro.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës ka finalizuar ditën e djeshme operacioni­n antidrogë të koduar "High Class". Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacio­net e siguruara në rrugë operative, uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasit Ermir Bajramaj, 37 vjeç, dhe Besim Hajdaraj, 47 vjeç. Të targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar "Kokainë", e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr. Droga e sekuestrua­r kapte vlerën 100 mijë euro. Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish- Bllokut. Ndërkohë vijojnë veprimet për dokumentim­in e plotë të kësaj veprimtari­e kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e, kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania