Gazeta Shqiptare

Meçollarin e pezulloi nga detyra Imami: Basha u informua, por heshti

Ish- ministri: Arsyet pse Artur Meçollari s'duhet të jetë në grupin negociator “Dikush gdhin i akuzuar si ‘ spiun’ e ngryset ‘ hero’”

- Valentina Madani

Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami zbardhi dje të gjitha arsyet se pse Artur Meçollari nuk duhet të jetë pjesë e negociatav­e për Marrëveshj­en e Detit me Greqinë. Sipas Imamit, Meçollari ishte shkarkuar për probleme që njiheshin mirë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë, por ai e fitoi gjyqin kundër shkarkimit të tij, pasi Ministria e Mbrojtjes nën drejtimin e socialistë­ve nuk mbrojti interesin e shtetit në gjykatë. Imami sulmoi edhe kryetarin e PD- së, Lulzim Basha, që sipas tij ka qenë prej kohësh i informuar për Meçollarin, por nuk ka reaguar për një gjë të tillë, pasi sipas ish- ministrit, mbron Edi Ramën. Imami përmend se negociatat midis palëve ndërluftue­se bëhen nëpër hotele, negociatat dhe bisedimet mes vendeve fqinjë dhe aleatë, si Shqipëria dhe Greqia bëhen formale, transparen­te, ligjore dhe me frymën e bashkëpuni­mit. Sipas tij, bisedimet në hotelet e Kretës dhe Korçës janë problemati­ke. "Pjesëmarrj­a në këto bisedime e z. Artur Meçollari në cilësinë e përfaqësue­sit të Ministrisë së Mbrojtjes nga njëra anë tregojnë se bisedimet nuk janë aq sportive sa duket nga veshja e dy ministrave të Jashtëm, por janë të përfshira edhe në nivel teknik. Pra negociatat kanë filluar, në mos edhe kanë mbaruar. Nga ana tjetër, përfshirja e z. Meçollari, i zhveshur me vendim ministri për shkelje të ligjit, në këto negociata e cenon besimin e publikut tek një proces, që edhe deri këtu është jotranspar­ent", shprehet z. Imami. "Por - shprehet ai - kjo çështje ka nxjerrë në pah edhe dy probleme të tjera. Së pari, z. Meçollari ka fituar gjyqin kundër vendimit të ministrit të Mbrojtjes sepse Ministria e Mbrojtjes nuk ka mbrojtur interesin në të mirë të vendit dhe as sigurinë brenda Forcave të Armatosura. Duket sheshit se MM, nën drejtimin e Partisë Socialiste, nuk ka paraqitur në "Artur Meçollari nuk mund të jetë pjesë e tryezës për negocimin e hapësirës detare. Ka shkelur stautsin e Forcave të Armatosura, për këtë arsye është larguar. Ekzistojnë dokumente të plota që ka shkelur statusin e ushtarakut dhe për këtë arsye nuk mund të jetë pjesë. Nuk bëhet fjalë për një marrëdhëni­e të shtetit tonë me NATO- n, por me interesin kombëtar. Në radhë të parë është interesi kombëtar, pastaj ai për NATO- n”, - tha ish- kreu i FA- ve.

 ??  ?? Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami
Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania