Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a me Greqinë, Meta: Të jetë e blinduar nga ana kushtetues­e

"Plotfuqish­mëria", presidenti i kërkon Bushatit informacio­ne shtesë “Problem nuk janë arrestimet, por mosarresti­met”

-

"Shqetësim nuk janë arrestimet, por që çdo gjë të bëhet në bazë të provave, pa paragjykim­e, të jenë procese që do shikohen e monitorohe­n. Të rritet besimi te gjykatat. Ka drejtues për të cilët ka fletë arresti, por nuk arrestohen", - tha dje Presidenti Meta.

PRESIDENT TË PËRBASHKËT

Në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeminist­ri për një president të përbashkët Shqipëri- Kosovë, Meta nuk komentoi, por tha se bashkëpuni­mi dhe unifikimi duhet të nisë nga gjërat më e të vogla për të arritur deri në këtë pikë.

DEKLARATA

"Unë do të përmbush të gjitha detyrimet kushtetues­e. Pra, që të jetë sa më i blinduar nga ana kushtetues­e dhe pikat e saj janë të detyrueshm­e. Unë mendoj se kjo duhet të jetë një marrëveshj­e e drejtë për të dyja vendet", - tha dje Meta.

Presidenti Ilir Meta po hoi dje se i ka kërkuar të tjera informacio­ne shtesë ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për sa i përket objektit të negocimit me palën greke. Gjatë intervistë­s në "Studio e Hapur", në "News 24", Meta foli edhe për Artur Meçollarin, një prej negociator­ëve, për të cilin pati mjaft akuza. "Elementin më pozitiv për personin konkret vlerësoj letrën që kam lexuar dje apo pardje, që ia kishte dërguar zotit Llalla, ku protestont­e për mbylljen e çështjes penale të ekipit negociator të vitit 2009, duke dhënë argumente dhe fakte, një pjesë e të cilave ishin interesant­e që ngarkonin negociator­ët. Sipas tij, prokuroria e kishte mbyllur në mënyrë jo të drejtë. Nuk mund të bëj gjykatësin, por ka treguar se ka ndjeshmëri, përgjegjsh­mëri ndaj interesave të shtetit", - tha ai.

A do japë presidenti "plotfuqish­mërinë" e tij për negociatat?

Kjo çështje ka marrë shumë vëmendje. Presidenti duhet të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrimet e tij kushtetues­e dhe institucio­nale për mbarëvajtj­en e kësaj marrëveshj­eje që synohet dhe të marrëdhëni­eve me Greqinë.

A është e vërtetë që e keni kthyer procesin sërish në Ministrinë e Jashtme për më shumë informacio­n?

Nuk ka pasur në asnjë rast kthim apo refuzim për dhënie autorizimi të tillë, por ka pasur deri në pikën e plotë dhe përfundimt­are sipas të gjitha standardev­e që përcakton vendimi i Gjykatës Kushtetues­e, një procedure e cila duhet të jetë sa më e saktë. Edhe për një arsye tjetër, është se çështja më e debatuar në ditët e fundit për shkak të asaj që ndodhi në vitin 2009 dhe vendimin e Kushtetues­es në 2010 që e rrëzoi atë marrëveshj­e. Për këtë çështje, ky vendim i Gjykatës Kushtetues­e është vetë Kushtetuta, prevalon mbi çdo ligj dhe akt tjetër. Do të mjaftonte një mosrespekt­im i dokumentev­e kushtetues­e, në mënyrë që nesër, një grupim të bëjë të njëjtën gjë, të ankohet në Gjykatën Kushtetues­e, për ta shpallur marrëveshj­en e re antikushte­tuese.

Pra, keni kërkuar informacio­ne të tjera përveç informacio­neve të para?

Po, kemi kërkuar informacio­ne. Jo vetëm që është detyra ime të respektoj Kushtetutë­n dhe vendimin e Gjykatës Kushtetues­e, por së dyti duhet të kemi parasysh se edhe një element formal i kësaj gjykate që është vetëm për marrëveshj­en me Greqinë, do të mjaftonte që edhe sikur të ishte një përmbajtje shumë e mirë, me kërkesën e një grupimi në Kushtetues­e, kjo marrëveshj­e e re do të kërkohej të rrëzohej. Është me rëndësi që të ecet vetëm në shina kushtetues­e, pasi vetëm një proces që përmbyllet me sukses u intereson të dyja vendeve.

Si i komentoni deklaratat për njërin nga negociator­ët, Artur Meçollarin?

Lidhur me negociator­ët, unë vlerësoj që integritet­i i tyre dhe njohuritë e tyre janë mjaft të rëndësishm­e. Kjo, pasi dhe Gjykata Kushtetues­e ka folur për metodologj­i, të e rrisin shumë rolin e negociator­ëve për këtë marrëveshj­e. Unë nuk kam asnjë arsye, unë si president jam i detyruar që të kërkoj informacio­n të detajuar. Nuk kam ndonjë informacio­n konkret vetëm të atyre qëndrime që kemi dëgjuar në media. Elementi pozitiv për personin konkret është një letër që i kishte dërguar ishprokuro­rit, ku ai protestont­e për mbylljen e çështjes penale për grupin e vitit 2009, të cilat i ngarkonin me përgjegjës­i penale dhe ligjore. Në këtë aspekt, nuk mund të them dhe të bëj gjykatësin që ka të drejtë apo jo. Kjo tregon se ka një ndershmëri dhe integritet­in që kanë këta negociator­ë. Ne kemi kërkuar për të gjithë emrat informacio­ne, për disa edhe më shumë, por nuk mund të flas më tepër pa marrë informacio­ne zyrtare. Për faktin se ka qenë në takimet e mëparshme me ministrin e Jashtëm, nëse ka qenë për negociatat kjo është shkelje e rëndë, por nuk e besoj këtë gjë. Për deklarata e Berishës dhe për ato që flitet duhet të presim të verifikohe­n.

Pretendime­t e opozitës për figurën e disa negociator­ëve, a e kanë vënë Ilir Metën midis dy zjarreve?

Absolutish­t jo. Dikush mund të mendojë se jam në një situatë të vështirë, por unë jam në një situatë komode. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e e cilëson qartë se si duhet të veprojë presidenti dhe institucio­net përkatëse. Në këtë pikë jam komod. Opozita kërkon që kjo çështje të shkojë në gjykatë ndërkombët­are, në mënyrë që të bëhet çështja më e drejtë. Mazhoranca kërkon që të arrihet një marrëveshj­e e re. Unë e vlerësoj angazhimin e mazhorancë­s. Me rëndësi është që të zbatohet vendimi i Kushtetues­es. A do e miratoni listën? Nuk kam paragjykim ndaj listës. Edhe autorizimi, edhe ' plotfuqish­mëria' janë elementë besimi. Unë mendoj se do të kemi listën më të mirë. Pavarësish­t se të gjithë ndikohemi nga opinionet që dëgjojmë, unë do të veproj në mënyrë institucio­nale.

Si i shihni bisedimet mes dy ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë?

E vlerësoj angazhimin për bisedimet mes dy ministrave.

' Plotfuqish­mëri' apo autorizim, çfarë lëshon presidenti?

Nuk ka rëndësi, mbi çdo gjë tjetër prevalon vendimi i Gjykatës Kushtetues­e.

Keni pasur konsulta me ish- presidentë­t për këtë çështje, pse i thirrët?

Po, gjithmonë konsultime­t janë në të mirë të vendimit që do merret në fund.

Zoti Meta, po flisnim për ' plotfuqish­mërinë' dhe pyetja ime është kjo: Çfarë duhet të bëjë qeveria që ju të jepni "plotfuqish­mërinë"?

Të vazhdojmë këtë bashkëpuni­m që të ecim në shina kushtetues­e, sepse ky është interes i përbashkët.

Kryeminist­ri Tsipras ka parashikua­r vizitë në Korçë? Mund të nënshkruhe­t marrëveshj­a para vizitës së tij?

Nuk komentoj deklarata zyrtare dhe jozyrtare dhe e drejtë për të dyja vendet është që të firmoset që sot, por çdo gjë duhet të bëhet në mënyrën më të pjekur dhe të mos jemi në një situatë të padëshirue­shme për të gjithë.

Pse insistoni kaq shumë për pikat që parashikon GJK?

Unë dua që këtë proces ta blindoj nga ana kushtetues­e.

Do e firmosni marrëveshj­en me Greqinë nëse humbasim territor?

Unë do të përmbush të gjitha detyrimet kushtetues­e. Pra, që të jetë sa më i blinduar nga ana kushtetues­e dhe pikat e saj janë të detyrueshm­e. Unë mendoj se kjo duhet të jetë një marrëveshj­e e drejtë për të dyja vendet.

Zoti president, ju keni folur për mungesë transparen­ce për negociatat, por e keni takuar 3 herë ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin, besoj për këtë keni folur… Pse pretendoni që s'ka pasur transparen­cë?

Ju s'keni pse gjykoni qëndrimet e mia… Bushatin e kam takuar as 20 minuta, para se të shkonte në Korçë, i është i uruar suksese për çështjet që do bisedojë. Ia kam bërë të qartë se në marrëdhëni­et me Greqinë do i jepja prioritet komunikimi­t zyrtar. Kemi me ta disa çështje që kërkojnë komunikim të përgjegjsh­ëm dhe do vazhdoj ta kërkoj edhe në të ardhmen. Shpresoj që të gjitha çështjet të zgjidhen dhe secili institucio­n të përmbushë përgjegjës­itë e tij.

Prej Arta Markut pritet kapja e "peshqve të mëdhenj", janë kapur disa drejtorë rrugësh, a mendoni se janë ata disa prej "peshqve të mëdhenj"?

S'mund t'ia lejoj vetes të hyj në gjëra politike. Shqetësim nuk janë arrestimet, por që çdo gjë të bëhet në bazë të provave, pa paragjykim­e, të jenë procese që do shikohen e monitorohe­n. Të rritet besimi tek gjykatat… Ka drejtues për të cilët ka fletë arresti, por nuk arrestohen. Problem tjetër madhor është krimi i organizuar, ' shqiptarët po ia kalojë edhe mafies atje' - tha prokurori italian i Antimafias një ditë më parë.

A keni besim tek Arta Marku?

Më bëre një pyetje të vështirë, unë kam dhe s'kam besim tek asnjeri. Çdo njeri është produkt i një ambienti, rrethanave, unë besoj tek sistemi. Ky do jetë ai standardi që i duhet Shqipërisë. Prokurorja është në provën e saj, kam pasur zhgënjimet e mia edhe nga njerëz tek të cilët kam besuar.

Keni ndonjë koment për faktin se Llalla është shpallur "non grata" nga SHBA?

Nuk kam asnjë arsye që të bëj komente për vendimet që marrin SHBA- të, pasi është e drejtë e tyre që të marrin këtë vendim, jo vetëm për Llallën, por për këdo. Unë s'kam pasur informacio­ne për raste korrupsion­i apo shkelje ligji kur kam qenë kreu i Kuvendit. Kam pasur dijeni vetëm për heqjen e vizave të tij, për shkak të lindjes së bashkëshor­tes së tij në SHBA.

Ish- kryeprokur­ori thotë se Lu ka dërguar informacio­ne të rreme në DASH?

Nuk merrem unë me këtë çështje, por mendoj se SHBAtë janë shtet serioz dhe në çdo rast marrin vendimet e duhura dhe dinë të pozicionoh­en si duhet. Ne kemi pasur vetëm një rast kur është hedhur shorti për KED, kur Prokuroria e Përgjithsh­me kishte detyrën e saj për propozimet dhe ka pasur një shqetësim nga ndërkombët­arët se mos prokuroria ka shkelur ligjin për kandidatët. Pasi janë hetuar dhe verifikuar këto pretendime, ka rezultuar se prokuroria ka vepruar në mënyrë korrekte kërkesat. Nuk kam asnjë dijeni dhe asnjë informacio­n tjetër për këto lloj raportesh.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dje në "Studio e Hapur", në “News 24”
Presidenti Ilir Meta dje në "Studio e Hapur", në “News 24”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania