Gazeta Shqiptare

"Marku", PS rrëzon kërkesën e PD për ndryshime kushtetues­e

"Kryeprokur­orja", palët në seancë me një raport, por me dy qëndrime të ndryshme Bylykbashi: Goditja, për të penguar drejtësinë

- Valentina Madani

Mazhoranca rrëzoi dje në një mbledhje të përbashkët të Këshillit të Legjislaci­onit dhe Komisionit të ligjeve amendament­in kushtetues të PD- së për ndërprerje­n e mandatit të Arta Markut dhe zgjedhjen e një Prokurori të ri të Përgjithsh­ëm. Mazhoranca e rrëzoi me 8 vota kundër nismën e PD- së. PD- ja kërkoi që t'i ndërpritet mandati kryeprokur­ores Arta Marku, por për socialistë­t kjo do të ishte goditje e Kushtetutë­s. PD- LSI kërkuan rreth një muaj më parë ndryshimin e Kushtetutë­s në zgjedhjen e kryeprokur­orit si dhe ndërprerje­n e mandatit të Arta Markut. "Legjislaci­oni" diskutoi nen për nen në tërësi si dhe miratoi raportin për paraqitjen në seancë plenare, duke i kërkuar Kuvendit rrëzimin e kësaj kërkese. "Me zgjedhjen e kryeprokur­orit u shkel Kushtetuta. Doni të kapni Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë", tha deputeti i PD- së, Enkelejd Alibeaj. Opozita kundërshto­i vendimin e mazhorancë­s, duke rikthyer në vëmendje seancën e 18 dhjetorit kur Arta Marku u zgjodh në krye të organit të akuzës për një mandat të përkohshëm, deri në ngritjen e KLP. Deputeti i PD- së, Oerd Bylykbashi kërkoi ndërprerje­n e mandatit të Arta Markut dhe zgjedhjen e një kryeprokur­ori sipas ndryshimev­e të kushtetues­e. "Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur një ndër situatat më të papreceden­ta lidhur me kushtetuts­hmërinë e shtetit shqiptar. Një antikushte­tutshmëri po çon në një antikushte­tutshmëri tjetër. Ta vëmë në shinë kushtetues­e procesin e hetimeve penale. Të evitojmë që në të ardhmen e afërt, jo të largët, sistemi i prokuroris­ë të mos hyjë në një valë tërmetesh. Propozimi ynë është të kthejmë Prokurorin e Përgjithsh­ëm në shinën kushtetues­e. T'i ndërpresim mandatin prokurorit të zgjedhur në mënyrë antikushte­tuese. Të

fillojmë një procedurë kushtetues­e me veting për të gjithë kandidatët. Dhe më pas ta zgjedhim prokurorin e ri me shumicën e cilësuar prej 3/ 5", u shpreh deputeti i PD- së. Por për socialistë­t, Arta Markut nuk ka pse t'i ndërpritet mandati, pasi u zgjodh në atë detyrë në mënyrë transparen­te. "Prokurori i përkohshëm u zgjodh në mënyrë transparen­te dhe

kushtetues­e", tha Alket Hyseni, deputet i PS. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se raporti do i kalojë për miratim seancës plenare. Afati minimal për t'i kaluar seancës është data 15 dhe maksimal data 22. Relatorët Alket Hyseni dhe Oerd Bylykbashi do të përgatisin raportet jo më vonë se 3 javë. Palët do të shkojnë me një raport, por me dy qëndrime Z. Ruçi deklaroi se raporti do i kalojë për miratim seancës plenare. Afati minimal për t'i kaluar seancës është data 15 dhe maksimal data 22. Relatorët Alket Hyseni dhe Oerd Bylykbashi do të përgatisin raportet jo më vonë se 3 javë.

të ndryshme. Që të votohet ky amendament nevojiten 94 vota. Deri në zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithsh­ëm, opozita kërkon që funksionet e tij të ushtrohen nga një prokuror i caktuar nga Kuvendi, me tre të pestat e votave, mes kandidatur­ave të propozuara nga Gjykata Kushtetues­e për një mandat të përkohshëm e që të kenë kaluar vetingun.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania