Gazeta Shqiptare

Asistenca, Basha me familjet e përjashtua­ra: S'kanë bukë të hanë

Kreu i PD- së takon banorët në Kavajë

-

Kreu

i PD- së, Lulzim Basha, vizitoi dje disa familje të përjashtua­ra nga skema e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kavajës. Partia Demokratik­e e konsideron situatën një emergjencë kombëtare dhe ka thirrur në një interpelan­cë kryeminist­rin Rama, por ai e ka shtyrë përgjigjen për në mesin e marsit. Basha u shpreh se qeveria i ka paratë, por prioritet i saj nuk është ndihma e njerëzve në nevojë. "Jo 20 mijë që ka hequr, por 47 mijë familje mund të paguhen në qoftë se lekët e shtetit nuk i çon për incenerato­rët privatë të Arben Ahmetajt, që do të thotë se i çon tek xhepat e Arben Ahmetajt dhe tek xhepat e vet", tha Basha. Duke parë nga afër këtë situatë, kryedemokr­ati e ka cilësuar si të mjerueshme gjendjen në familjen e Kastriot Mihanit. Baba i dy fëmijëve dhe i bashkëshor­tes me probleme mendore, Kastrioti tregon dhimbjen e një kryefamilj­ari që, ndryshe nga sa thotë kryeminist­ri, nuk gjen dot punë dhe nuk mund t'u sigurojë bukë fëmijëve. "Të më ofrojë punë, atëherë po. Po nuk shkova me punu, le ta heqë ndihmën. Unë jam njeri që punoj kudo. Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë", shprehet Kastrioti. Mes familjeve të përjashtua­ra nga ndihma ekonomike ka shumë nga ato që kanë fëmijët sëmurë, por sërish nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. I tillë është rasti i Fatmira Shimës, e cila e përballon e vetme pamundësin­ë e familjes së saj. Sipas Bashës, ndihma ekonomike u është hequr edhe grave të dhunuara nga burrat, që rrisin të vetme fëmijët dhe pa ndihmën ekonomike nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Me bashkëshor­tin në burg për dhunë në familje, Liljana Eminaj rrit e vetme dy fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve detyrohet të shkojë në shkollë dhe të punojë.

 ??  ?? Këshilli i Legjislaci­onit
Këshilli i Legjislaci­onit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania