Gazeta Shqiptare

Abuzimet me rrugën Tiranë- Elbasan, Apeli lë në burg 3 ish- zyrtarët

Prokuroria: Nis hetimi pasuror për Dashamir Xhikën, Albens Aliten dhe Aksel Qurdukën Avokati Ardian Leka: Beteja do të vazhdojë në Gjykatën e Lartë

-

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi ditën e djeshme masën e sigurisë "arrest me burg" pa afat për tre ish- zyrtarët e ARRSH, Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Tre të akuzuarit po hetohen për "Korrupsion" dhe "Shpërdorim detyre", vepra që dyshohet t'i kenë kryer gjatë zbatimit të projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Elbasan. Seanca e së martës zgjati gati tri orë, pasi avokatët e tre të arrestuarv­e kërkuan ndryshim të masës së sigurisë. Në kundërshti­m me këtë vendim të gjykatës, mbrojtësi ligjor Ardian Leka ka deklaruar jashtë gjykatës se do të bëjë rekurs të çështjes. "Rrugët ligjore janë për të bërë rekurs, ne besojmë te pretendimi ynë dhe mendojmë se do t'ia dalim, gjithsesi Gjykata e Lartë është ajo që do ta përcaktojë. Rasti për të cilin bëhet fjalë konsideroh­et si një marrëdhëni­e kontraktua­le, jo si një vepër penale, për këtë arsye gjykata ka vështirësi që të japë një masë sigurimi", u shpreh avokati mbrojtës i Dashamir Xhikës. Ndërkohë, paralelish­t me hetimin për abuzimet me rrugën, ku dyshohet të jenë shkaktuar më shumë se 54 milionë dollarë dëm në buxhetin e shtetit, tre ish- zyrtarët e ARRSH- së po i nënshtrohe­n edhe një hetimi pasuror nga ana e Krimeve të Rënda. Për llogari të këtij hetimi, kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi dhe dy ekspertë të tjerë pranë kësaj drejtorie dëshmuan ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, lidhur me shkeljet e Autoriteti­t të Rrugëve në ndërtimin e autostradë­s Tiranë- Elbasan.

HETIMI

Më herët avokatët e tre ish- zyrtarëve kanë akuzuar prokurorin­ë se ka vepruar me urgjencë, pa kryer vep- "Rrugët ligjore janë për të bërë rekurs, ne besojmë te pretendimi ynë dhe mendojmë se do t'ia dalim, gjithsesi Gjykata e Lartë është ajo që do ta përcaktojë. Rasti për të cilin bëhet fjalë konsideroh­et si një marrëdhëni­e kontraktua­le, jo si një vepër penale, për këtë arsye gjykata ka vështirësi që të japë një masë sigurimi", u shpreh avokati mbrojtës i Dashamir Xhikës.

Paralelish­t me këtë hetimi për abuzimet me rrugën, ku dyshohet të jenë shkaktuar më shumë se 54 milionë dollarë dëm në buxhetin e shtetit, tre ish- zyrtarët e ARRSH- së po i nënshtrohe­n edhe një hetimi pasuror nga ana e Krimeve të Rënda. Për llogari të këtij hetimi, kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi dhe dy ekspertë të tjerë pranë kësaj drejtorie dëshmuan ditën e djeshme në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, lidhur me shkeljet e Autoriteti­t të Rrugëve në ndërtimin e autostradë­s Tiranë- Elbasan.

 ??  ?? Ish- kreu i ARSH- së, Dashamir Gjika
Ish- kreu i ARSH- së, Dashamir Gjika
 ??  ??
 ??  ?? Viktima Hermes Beqiri
Viktima Hermes Beqiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania