Gazeta Shqiptare

Mbyti gruan me litar dhe ia mbuloi qafën me shall, pranga bashkëshor­tit

Zbardhet ngjarja pas një viti, nën hetim mjeku i qendrës shëndetëso­re të Patosit Vëllai dhe kunata e viktimës: 75- vjeçari e torturonte dhe e mbante të kyçur. Djemtë e dinin, por mbrojtën të atin

- Some of his/ her qualificat­ions and requiremen­ts would be: The interested candidates are invited to send the CV- s and a Cover Letter ( in English) at e- mail address: blerta. rambi@ novartis. com. Deadline 07 March 2018 Only the selected candidates will

Një vit pas vdekjes së një 74- vjeçareje në Patos, policia e Fierit në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në Tiranë kanë zbuluar krimin makabër në familjen Velaj. Pas hetimeve të kryera, ka rezultuar se e moshuara Vreke Velaj nuk vdiq për shkaqe natyrale, siç u tha në janar të vitit që shkoi, por është vrarë nga bashkëshor­ti i saj. Bëhet fjalë për 75- vjeçarin Namik Velaj, i cili ka përfunduar në pranga dhe akuzohet për "Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare". Ndërkaq, policia ka proceduar penalisht edhe mjekun e qendrës shëndetëso­re të Patosit, Ilir Tanku, i cili akuzohet për veprën penale "Shpërdorim detyre". Dyshohet se ky i fundit është përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndaj i është hequr dhe e drejta e ushtrimit të profesioni­t. Mësohet se dyshimet e vëllezërve të viktimës çuan në zbardhjen e krimit brenda familjes.

ZBARDHJA E VRASJES

Pas një viti hetimesh intensive dhe përgjimeve të familjarëv­e të viktimës, rezultoi se Vreke Velaj ishte mbytur nga bashkëshor­ti, Namiku. Nga hetimet e udhëhequra nga prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi, rezultoi se 75- vjeçari pasi e kishte mbytur me litar të shoqen në banesën e tyre, e kishte veshur me rrobat e saj më të mira dhe qafën ia kishte mbuluar me një shall, të cilën e ndjera e ruante si kujtim nga vajza që nuk jetonte më. Namik Velaj iu kishte kërkuar të afërmve të gruas të mos ia preknin shallin që e kishte amanet nga e bija, duke u përpjekur kështu të mbulonte shenjat e krimit të tij. Pavarësish­t se Velaj kishte thënë se gruaja e tij kishte ndërruar jetë nga hipertensi­oni e problemet në zemër, "vërtetuar" kjo edhe nga mjeku i qendrës shëndetëso­re Ilir Tanku, kjo gjë nuk i ka bindur vëllezërit e së ndjerës. Për më tepër që kunatat e 74- vjeçares kishin pikasur poshtë shallit hematoma të zeza të shkaktuara nga litari, me të cilin ajo ishte mbytur. Pak ditë pas ngjarjes, vëllezërit e gruas bënë denoncim në polici duke kërkuar zbardhjen e ngjarje. Menjëherë kanë nisur hetimet, të cilat konkluduan se e moshuara ishte vrarë nga bashkëshor­ti. Ndërkaq, vëllai i viktimës Qemal Muskaj dje rrëfeu për "News 24" e “GSH” se që në momentin kur morën vesh për vdekjen e së motrës kanë pasur dyshime, pasi çifti i të moshuarve kishte pasur kontradikt­a të vazhdueshm­e. Ai tha se kunati nuk pranonte që të shihnin motrën e pajetë dhe as t'i hiqnin nga qafa një shall që i kishin vendosur, në mënyrë që të mos dukej shenja e litarit.

Me aq sa e dini ju historinë, si ka ndodhur ngjarja?

Në datën 3 janar të 2017- ës, në orën 4 të mëngjesit morëm një lajmërim nga Italia. Mua më mori vëllai, i cili më tha se na ka vdekur motra. E pyeta si e mësoi, dhe më tha se e kishte marrë djali i saj nga Italia. Të katër vëllezërit shkuam direkt. Kur shkuam, pamë që kishin mbaruar të gjitha formalitet­et. Doja të vija atje ku ishte, por më largonin nga aty. Na zunë derën, e na thanë jo mos hyni se po vishet. I thamë që të shkonin kunatat ta vishnin, por s'u bë gjë. E pastaj na thanë ejani se u vesh. Këta të funeralit ishin aty dhe ne nuk e morëm vesh se kur kishte ndodhur ngjarja. Se ne Maximize Field Force productivi­ty and effectiven­ess by driving key Global and Local Initiative­s. Focus on building team capabiliti­es and selling excellence in order to establish the Novartis Pharma Field Force as best- in- class based on internal and external benchmarks.

University degree in Business & Administra­tion, Medicine, Pharmacy, Biology, Chemistry or other relevant education. More than 5 years’ experience in Pharmaceut­ical industry, in management of Field Force as well as in Sales Environmen­t High Proficienc­y in English and local language ( oral and written) Good leadership, management and planning skills. Excellent communicat­ions, interperso­nal and negotiatio­n skills. Ability to meet or exceed targets within agreed budgets and timescales – through effective leadership of the Medical Representa­tives team. Ensure effective management of the medical representa­tives team including training and personal developmen­t in terms of ongoing training, coaching and counseling through regular field visits and management of recruitmen­t, performanc­e, developmen­t and retention of representa­tives in the area through quality processes Implement with excellence the planned activities and marketing campaigns adhering to the relevant Codes of Practice/ regulation­s. në orën 4 e morëm vesh. Tentova ta ngrija motrën, ta vija vetë në arkivol, na thanë lërë se e vendosin këta të funeralit. Pasi u ndamë gratë veç, burrat veç, pyeta si ndodhi. Më thanë që motra kishte qenë e sëmurë dhe se kishin marrë doktor dhe e kishin vizituar. Na thanë që pësoi infarkt. E pyeta cilin doktor, s'më thanë gjë. Pse kishit dyshime? Dyshoja sepse motra me burrin kishin kontradikt­a, nuk shkonin me njëritjetr­in. I pyeta disa herë se cili doktor ishte, por nuk e mësova. Pata dyshime. As fëmijët e tyre nuk ishin, pasi erdhën në darkë. Pastaj thirra vëllain nga dhoma tjetër, pasi po dëgjoja pëshpërima se i kishte thyer krahun dy ditë më parë. Dëgjova edhe për shenjën që kishte në qafë, se nuk linte njeri t'ia hiqnin shallin. I thashë vëllait të kunatit që dua të vërtetën, se do ta zhvesh këtu në sy të të gjithëve e të shoh çka ndodhur. Por ai më tha që s'dinte gjë. Pastaj e deklaruan vetë me gojën e tyre që është e vërtetë që ishte e dëmtuar. Vëllezërit e tij më thanë "po tani të shkojë në burg ai?". I thashë po, por ndërhyri i biri dhe tha: "Dajë, lëreni tani se do na hapni telashe të tjera".

Gjatë gjithë kësaj kohe, ju keni kërkuar të zhvarroset trupi, apo keni qenë të bindur që në momentin e parë?

I thashë nipit, a e more vesh çfarë i kanë bërë nënës tënde?

Ai më tha: Po. I thashë denoncoje, se nuk të lë. Por kunati mbylli derën dhe nuk pranoi më njeri në shtëpi. Meqë ata nuk pranuan, shkova e denoncova në polici në datën 7. Pastaj na thanë nuk zhvarroset pa mbushur vitin. Krimet në Fier e morën përsipër ngjarjen, pastaj na thanë që ia kishin kaluar Prokuroris­ë së Fierit. Kur shkova në prokurori nuk më pranuan. Pastaj i mora në telefon dhe u thashë dua të di deri ku është çështja. Ata më thanë që ia kemi nisur Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, pasi e pamë të arsyeshme si krim në familje. Më 4 shtator, ne, katër vëllezërit shkuam te Krimet e Rënda, ata na thanë këtu nuk është regjistrua­r. U kthyem prapë në Fier. Pas kësaj përgjigje morëm avokat. Bëmë një kërkesë dhe më 12 shtator na u kthye përgjigje se atë ditë kaloi dosja te Krimet e Rënda. Por prokurorja nuk pranonte të më takonte, ndaj kërkova takim me kryeprokur­orin në Fier. Por, ai më tha që s'të jap llogari ty. Ika dhe i bëra menjëherë letër kryeminist­rit Rama, kryeprokur­orit Llalla dhe ministrit Xhafaj. Më kthyen përgjigje brenda javës dhe më thanë që çështja do të shqyrtohet. Pas 15 ditëve më ka thirrur prokurori i Krimeve të Rënda në Tiranë, Besnik Muça.

 ??  ?? Vëllai i viktimës, Qemal Muskaj, duke folur për “GSH”
Vëllai i viktimës, Qemal Muskaj, duke folur për “GSH”
 ??  ?? Kunata e viktimës
Kunata e viktimës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania