Gazeta Shqiptare

Acari, vendi mbulohet nga dëbora, izolohen disa fshatra

ARRSH: Ja akset rrugore problemati­ke. Forcat e Armatosura shpëtojnë gruan e izoluar në Kukës Pezullohet mësimi në plot 321 shkolla

-

Pothuajse i gjithë ven di ditën e djeshme ‘ është zgjuar i mbuluar nga dëbora, çka është shoqëruar me bllokimin e disa fshatrave dhe vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore. Gjithashtu, si pasojë e motit të acartë, është pezulluar mësimi në plot 321 shkolla në mbarë vendin, e Ministria e Arsimit ka bërë me dije se orët e humbura do të zëvendësoh­en pas përmirësim­it të situatës. Ndërkaq, numri i studentëve të paraqitur në auditorët e Universite­tit të Shkodrës ka qenë i ulët, çka ka sjellë pezullim mësimi për dy ditë edhe në këtë institucio­n. Edhe në qarkun e Dibrës, mësimi u pezullua në të gjitha njësitë administra­tive pasi dëbora arriti në 40 centimetra trashësi dhe akulli në rrugë vështirëso­i lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Ndërsa në Kukës, rreth 50 % e e shkollave në fshatra nuk bënë mësim për shkak të numrit të lartë të mungesave të nxënësve. Edhe nxënësit e fshatrave të thella të Librazhdit e Gramshit në qarkun e Elbasanit, dhe Lezhës mbetën pa mësim ditën e djeshme për shkak të ngricave e reshjeve të dendura të dëborës.

AKSET KOMBËTARE

Situata më e vështirë për sa i përket kalueshmër­isë në akset rrugore paraqitet në Elbasan, Korçë, Kukës, Dibër e Shkodër. Sipas të dhënave pasditen e djeshme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në qarkun e Dibrës segmentet nga Suci- BulqizePes­hkopi qarkullimi kryhet me zinxhirë ndërsa në aksin Klos- Bulqizë- Peshkopi reshjet e borës janë shoqëruar edhe me erëra të forta në një kohë që në aksin KubenVasij­e trashësia e dëborës ka arritur në 50- 60 cm. Një tjetër segment rrugor problemati­k është edhe ai i Zgozhd- Suden- Stebleve në Qarkun Elbasan i cili rezulton totalisht i bllokuar dhe i pakalueshë­m ndërkohë që në aksin Librazhd- Zgozhd lëvizja e automjetev­e mund të bëhet vetëm me zinxhir. Gjithashtu, në disa zona të thella të Librazhdit, trashësia e dëborës ka arritur 5070 cm e janë izoluar disa fshatra të kësaj bashkie, ndërsa aksi Librazhd- Peshkopi është i pakalueshë­m. Moti i acartë ka sjellë pezullimin e mësimit në njësitë administra­tive Labinot Mal, Gracen, Stëblevë, Qarrishtë e Lunik si dhe ndërprerje të en-

ergjisë elektrike në këto zona. I gjithë qarku i Shkodrës dhe qyteti janë përfshirë nga reshje të dendura bore ku trashësia në qytet ka arritur reth 15 cm ndërsa në Dukagjin dhe Iballë të Pukës, rrugët u bllokuan. Situatë problemati­ke është paraqitur edhe në fshatin Tejdrinë të njësisë adminis-

trative Ujmisht në Bashkinë e Kukësit ku një 38 vjeçare ishte bllokuar në shtëpinë e saj në gjendje të rëndë shëndetëso­re. Pas 3 orë ecjeje në këmbë, Forcat e Armatosura kanë arritur të transporto­jnë dje për në spitalin rajonal të Kukësit nënën e dy fëmijëve, Trëndafile Miçi, e cila paraqitej me temper- 18- vjeçari nga Vlora, Fabio Bashllari ka humbur në Llogora në orët e vona të pasdites së të hënës. Sipas apelit që kanë bërë familjarët e të riut në rrjetin social "Facebook" bëhet me dije se ai ka humbur në mjegullat e Llogorasë ku kishte shkuar në një udhëtim me miqtë e tij. Pavarësish­t kërkimeve të 4 miqve të tij, Bashllari nuk u bë më i gjallë, ndërkohë që familja bën thirrje për ndihmë.

Edhe kryeqyteti është mbuluar nga dëbora ditën e djeshme e parashikoh­et që do të vazhdojnë edhe ditën e sotme. Sipas Institutit të Gjeoshkenc­ës më 28 shkurt ( sot) në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta, ndërsa në Dibër, Tiranë dhe Elbasan reshje mesatare. Reshjet në formë dëbore do të jenë prezente kryesisht në

zonat malore, por edhe në ultësirat fushore deri në afërsi të bregdetit. Sipas IGJEUM reshjet e dëborës mund të sjellin problemati­ka të ndryshme në transporti­n rrugor dhe ngrica si pasojë e uljes së ndjeshme të temperatur­ave, sidomos gjatë natës. Nga llogaritje­t hidrologji­ke e IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë prurje të qëndrueshm­e përgjatë dy ditëve të ardhshme. Por nga data 2 mars 2018 dhe ditët në vazhdim tendenca e prurjeve do të jetë drejt rritjes.

 ??  ?? FA duke shpëtuar gruan e izoluar nga dëbora në fshatin e Kukësit
FA duke shpëtuar gruan e izoluar nga dëbora në fshatin e Kukësit
 ??  ?? Situata në vend nga reshjet e borës
Situata në vend nga reshjet e borës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania