Gazeta Shqiptare

Raporti: Loro Kovaçi kumarxhi, Mihal Popi lë familjen pa bukë

Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1957 me spiunimet ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve të njohur Letrat për Enverin: Lluk Kaçaj bën jetë të shthurur, merr borxhe dhe i mohon. Në familjen e tij hyjnë njerëz të padëshirue­shëm, lagjja kërkon që ai të largohet

- Dashnor Kaloçi

Politika liberale që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe mbësh tetësit e tij në Kremlin pas vdekjes së Stalinit në gjysmën e dytë të viteve ' 50- të, në një farë mënyre rezonoi deri diku edhe në Shqipërinë komuniste të Enver Hoxhës, gjë e cila dha efektet e saj edhe në Konferencë­n e Tiranës në vitin 1956, ku mjaft komunistë dhe kuadro edhe nga rangjet e larta të pushtetit të asaj kohe, u ngritën dhe kritikuan hapur dhe ashpër disa nga privilegje­t e udhëheqjes kryesore të PPSh- së dhe hendekun e madh që ata kishin krijuar me popullin e thjeshtë, si nga mënyra e jetesës, ashtu dhe nga gjendja ekonomike. Në këtë kontekst të zhvillimit të ngjarjeve të asaj kohe, ( si në Bashkimin Sovjetik ashtu dhe në vendet e tjera komuniste të Evropës Lindore), dënimi i kultit të Stalinit, hapja me perëndimin, fryma e liberalizm­it që ata po ndiqnin dhe ndryshimi i kursit politik, pati një ndjeshmëri të madhe në shoqërinë shqiptare dhe kryesisht tek shkrimtarë­t dhe artistët, të cilët për vetë natyrën e punës së tyre, ( vizitat dhe kontaktet me botën e jashtme) ishin më pranë asaj fryme çka po përpiqej të përçonte politika hrushovian­e tek vendet e tjera satelite të saj. Veç të tjerash, kjo gjë bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor që i përket vitit 1957, i cili është shkëputur nga një dosje voluminoze dhe që i drejtohet direkt Enver Hoxhës. Dokumenti në fjalë, i cili tit- ullohet "Mbi edukimin ideo- politik te shkrimtare­ve dhe artisteve te Tiranës", në pamje të parë duket sikur ai ka të bëjë vetëm me format e edukimit të shkrimtarë­ve dhe artistëve, por aty ka denoncime të pastra për një numër të madh shkrimtarë­sh dhe artistësh, jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Shkodra etj. Si p. sh. për; Kol Jakovën, Kadri Rroshin, Odhise Paskalin, Mihal Stefën, Simon Rrotën, Mentor Xhemalin, Luiza Papa, Ramadan Sokolin, Margarita Kristidhin, Hamide Stringën, Viktor Gjokën, Lluk Kaçajn, Rrok Dabërdakun, Irena Gjergon, Gaqo Zdrulin, Mihal Stefën, Gjenovefa Bimblin, Behije Çelën, Milena Asllanin, Jorgji Bitrin, Violeta Frashërin etj. Theksuam se ndaj këtyre shkrimtarë­ve dhe artistëve janë denoncime dhe spiunime të pastra, pasi përveç problemeve të punës së tyre profesiona­le, në raport- informacio­nin në fjalë ka mjaft të dhëna edhe për jetën private dhe familjare të tyre, madje për gjëra tepër intime. Por kryesorja është ajo që ndaj tyre janë mbledhur informacio­ne si për mënyrën e jetesës, ashtu dhe për ata çka ata flisnin, gjë e cila binte ndesh me frymën dhe vijën politike që po ndiqte udhëheqja komuniste e Tiranës. Dhe vetë fakti se të gjitha ato i dërgoheshi­n Enver Hoxhës, flet qartë mbi ndjeshmëri­në e madhe që kishte regjimi komunist ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve si dhe diktatin që ushtrohej mbi ta. Ashtu si dhe pjesa më e madhe e dokumentev­e të publikuar në këtë libër, edhe ky dokument publikohet i plotë dhe pa asnjë ndryshim.

Të shumta janë mungesat në kursin e estetikës marksiste- leniniste: Arsyet e mos shkuarjes mirë të formave janë të ndryshme.

1. Interesimi i pakët i organizatë­s bazë të partisë për edukimin ideo- politik, interesimi i pakët edhe i vetë masës së ndëgjuesëv­e për ngritjen e nivelit ideo- politik, për arsye se nuk e kanë kuptuar vlerën e kësaj pune. Interesant­e është fakti: në seminarin e fundit të estetikës erdhën, për herë të parë që nga fillimi i këtij kursi pothuaj gjithë ata që ishin regjistrua­r. Kjo shpjegohet vetëm me faktin se organizata bazë duke ditur se kjo çështje do të merret në analizë nga Komiteti i Partisë i Qarkut, u vunë në lëvizje dhe u aktivizuan.

2. Mos lidhja e problemeve teorike me çështjet praktike të punës, me gjendjen e artit te ne. Me kursin e estetikës ka pasur tema shumë të përgjithsh­me, si p. sh. ligjet objektive të artit. Kurse në Estradë, forma e Zija Beqirit shkon mirë se aty trajtohen probleme lidhur me gjendjen e Estradës.

3. Nuk ka një diferencim midis pjesëmarrë­sëve në bazë të nivelit të tyre kultural, p. sh., në kursin e estetikës bëjnë pjesë njerëz me universite­t, shkollë të mesme, me unike profesiona­le dhe jo profesiona­le. Përveç faktit që forma ka 160 vetë!

Kurse shokë si Naim Frashëri e Kadri Roshi, ky edhe me shkollë të lartë, nuk ndjekin estetikën, po bazat e marksizëm- leninizmit. Në kursin e estetikës janë futur si Kostandin Trako që ka konservato­r, ashtu dhe koristë si p. sh. Violeta Frashëri me unike, dhe Kostandnin Trako thotë: "Përderi sa në seminar marrin pjesë dhe koristët, unë nuk do të flas, mbasi mund të them ndonjë fjalë gabim dhe pastaj koristët më shohin ndryshe".

Kjo fjalë e tij nuk është aq e drejtë, po duhet pasur parasysh se kjo lidhet me botkuptimi­n e intelektua­lit si dhe me ambientin ku ai punon. Ka disnivel edhe në shkollën politike; me të mesme, me fillore jo të plotë.

4. Zakonisht më pak marrin pjesë në format e edukimit gratë dhe kjo ka arsyet e veta. Një nga format e Estradës zhvillohej në ora 12.30 në kohën kur gratë shkojnë në shtëpi për të rregulluar fëmijët për drekën. Po në këtë orë I bënte edhe Opera format. Tashti, si në Theatër, si në Opera, format do të bëhen në mëngjez, para fillimit të punës. Në Opera u bë dhe pat rezultate.

Në Theatrin Popullor zhvillohet kursi i mjeshtëris­ë së aktorit, por puna e tij nuk ka lidhje me çështjet e skenës sonë, kurse praktika e analizës llogjike bëhej me materjale jo të shëndoshë. Me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, bëhet një punë e sistemuar për edukimin profesiona­l, aty zhvillohen tema mbi folklorin tonë popullor mbi muzikën. Në Opera zhvillohen katër kurse me instrument­istë, por aty marrin pjesë vetëm 20 veta. Koristët u muarrën në patronazh nga solistët, por kjo formë nuk u vazhdua, kurse në Kinostudio nuk bëhet asgjë. Kinostudio vetëm tani së fundi ka bërë një plan me 18 tema për ngritjen profesiona­le. Me kompozitor­ët do të zhvillohet gjatë vitit 1958 një cikël leksionesh mbi formën muzikore.

Materjale për ngritjen e tyre profesiona­le janë të pakta. Për kompozitor­ët është shkruar teksti i harmonisë. Shoqata e Miqësisë "Shqipëri- Bashkimi Sovjetik" ka përkthyer e shpërndarë materiale të ndryshme mbi artin sovjetik ( si p. sh. materjalet e kongresit të kompozitor­ëve sovjetik). Edhe revista "Nëntori" ka botuar herë pas here, por ajo shfrytëzoh­et pak. Në se Theatri Popullor ka 13 abonime, Opera ka vetëm 4, mbasi ky ka qenë planifikim­i i Komitetit të Partisë. Po ndjehet mungesë e madhe në këtë drejtim. Revista sovjetike mbi artin shfrytëzoh­et shumë pak dhe vetëm nga ata pak që dinë rusisht. Të tjerët shumë pak që dijnë se ç'bëhet në botë në fushën e artit. Prandaj krahas detyrës për të mësuar rusishten dhe përveç përkthimev­e që bëjnë vetë institucio­net artistike, është e domosdoshm­e që Shoqata e Miqësisë Shqipëri- Bashkimi Sovjetik të ndihmojë më shumë në këtë drejtim ( më parë e bënte më mirë këtë) duke nxjerrë herë pas here buletine me materjal mbi artin nga revista "Inostranaj­a leteratyra", "Teatër", "Muzika" etj. Do të ndihmonte shumë në zhvillimin e kritikës, në edukimin ideo- profesiona­l dalja e gazetës letrao- artistike. Nuk do bërë edukimi ideo- profesonal vetëm në mbledhje. Ndërmarrja e Botimeve Shtetërore duhet të botojë dramat më të mira sovjetike, ( gjer tani është botuar

 ??  ??
 ??  ?? Aktorët e Teatrit Popullor, Kadri Rroshi, Lazër Filipi etj. gjatë një shfaqjeje
Aktorët e Teatrit Popullor, Kadri Rroshi, Lazër Filipi etj. gjatë një shfaqjeje
 ??  ?? Enver Hoxha
Enver Hoxha
 ??  ?? Aktori Mihal Popi
Aktori Mihal Popi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania