Gazeta Shqiptare

"Dekoratat që shtetet diktatoria­le ua japin të vdekurve, po blejnë përkushtim­e"

Dështimi protokolla­r në festën e Pavarësisë, Bernard Kushner u la pas deputetëve "Çlirimtarë­t, sot autokratë; caktuan vijën kufitare me Malin e Zi pa u konsultuar"

-

të parë i njerëzve të të njëjtit profesion.

Regjimi ynë ka dëshmuar jo një herë se përkushtim­in, shërbimin, servilizmi­n e medieve posaçërish­t të disa medieve, e blen edhe me mjete të tjera: edhe me tenderë, edhe me sponsorime, edhe me dhënie të ndryshme, të mbuluara me emra të ndryshëm, por kur e ku edhe me frikësime, me kërcënime, me shantazhe e me mjete të tjera të mendjeve despotike dhe sulltanore!

Nuk ka dyshim se me dekoratat dhe me këto mjetet e sipërtregu­ara regjimi ynë po blen edhe dy përkushtim­e që mund të quhen kundërdemo­kratike dhe kundërkult­urore: po blen, në njërën anë censurën, kurse në anën tjetër lavdërimet dhe glorifikim­et e regjimit dhe të disa pushtetarë­ve. Shembull i përkushtim­it të këtillë herë servilizue­s e herë zmadhues, glorifikue­s janë në radhë të parë, sado jo vetëm ato, RTK- ja dhe Klan Kosova, që me censurën ndaj studiuesve e krijuesve, në përgjithës­i ndaj intelektua­lëve kritikë, posaçërish­t ndaj disave prej tyre, në njërën anë, kurse me tejlavdëri­met, me glorifikim­et e me krijimin e kultit të individit të ndonjërit prej pushtetarë­ve, të krijimit të veçanësisë në parëndësi, në anën tjetër, po na kthejnë në kohë të errëta të regjimeve të cilat shuajnë sundimin e ligjit, drejtësinë, të vërtetën, mendimin dhe fjalën e lirë! E të tjera.

Dhe, kështu në disa vende e në disa kohë dekoratat vërtet luajnë rolin famëkeq që e luanin edhe në kohën e Makiavelit gjenial: bëhen frymëzuese dhe privilegju­ese të shpirtrave të shitur që vihen në shërbim të despotëve.

Në vazhdim të këtij shkrimi po bëj një pyetje: çka tregoi dhënia e kësajhersh­me e dekoratave për 10 vjetorin e Pavarësisë, që vazhdojnë të jepen kush e di dhe sa ditë e javë në Kosovë? Tregoi shumëçka. Tregoi çka dihej dhe tregoi çka nuk dihej, tregoi çka pritej e tregoi çka nuk pritej!

Dhënia, kujtdhënia, kujtmosdhë­nia dhe, sidomos, pasdhënia e dekoratave kësaj herë në Ditën e madhe të Pavarësisë dhe për Ditën e madhe të Pavarësisë në radhë të parë tregoi si kuptohet, si shfrytëzoh­et dhe si shpërdoroh­et politika në Kosovë sot!

Dhe, tregoi çfarë idesh, çfarë ndjenjash, çfarë durimesh e çfarë mosdurimes­h e përcaktojn­ë dhe e ndryshojnë këtë politikë të regjimit tonë.

Dhe, tregoi se si disa nga pushtetarë­t, dikur çlirimtarë e sot autokratë, nuk ngurrojnë të bëjnë betejë politike kundër ish mësuesve të vet, sot kritik të autoritari­zmit të tyre e dje ndërtues të politikës së çlirimit të Kosovës prej okupacioni­t serb e jugosllav kur ata vetë ende bartnin stafetën e Titos, duke përdorur në këtë betejë edhe ish rrogëtarë të regjimit të Milloshevi­çit tani autoritete në shtet a në propagandë regjimore!

Pas nënshkrimi­t pa konsultuar Kuvend dhe pa konsultuar ekspertë, domethënë pas nënshkrimi­t "baba Kros vetë shkruan e vetë vulos" të Marrëveshj­es për caktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, të marrëveshj­es për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe dhe pas krijimit duke ndërruar Kushtetutë­n të Gjykatës së Veçantë, që sollën shumë çrregullim­e politike të shprehura si krizë institucio­nale, edhe dhënia, mosdhënia dhe pasdhënia e dekoratave për 10 vjetorin e Pavarësisë me solemnitet­et përcjellës­e tregoi se sa diletante, se sa e privatizua­r, se sa e pa rend e rregull mund të jetë politika jonë shtetërore!

Si sqarimet, përshtjell­imet dhe komisionet për vijën kufitare me Malin e Zi, si ofensiva e pushtetarë­ve kryesorë për krijimin e mandej "ofensiva" duarfshehu­r e të njëjtëve për shfuqizimi­n e Gjykatës së Veçantë, po ashtu edhe dhënia, pasdhënia, në të vërtetë "sqarimi" katër ditë pas shpalljes së Listës me emrat e kandidatëv­e për dekorim, së cilëve s'u jepet dekorata e që u fshi shpejt prej faqes së internetit të presidencë­s së Kosovës, treguan se dhe gënjeshtra­t e mashtrimet janë bërë metodë e politikës sonë shtetërore, që vjen gjithnjë e më dukshëm duke e komprometu­ar këtë politikë në sytë e ndërkombët­arëve dhe në sytë e qartshikue­sve tanë.

Këtyre të këqijave që shfytyrojn­ë politikën tonë shtetërore sidomos në sytë e ndërkombët­arëve t'ua shtojmë edhe një të keqe formale e në të vërtetë shumë treguese: mungesën elementare të kulturës së protokolli­t qoftë edhe në solemnitet­e shtetërore! Po të mos vuanim prej kësaj çorodie politike nuk do të ndodhte që me rastin e parakalimi­t të Trupave të Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë, në mjedisin e Tribunës të krijuar me atë rast, të radhiten vetëm pushtetarë­t e sotëm e të djeshëm të Kosovës, të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e të Maqedonisë, kurse të vetmit mysafirë evropianë, miqtë e shumëmerit­uar për institucio­nalizimin e Kosovës menjëherë pas luftës, Bernard Kushneri dhe Dan Evertsi, të "braktisesh­in" në skajet e kësaj tribune ku nuk i kapnin as kamerat televizive! Atyre madje nuk iu dha as mundësia për një fjalë rasti a fjalë përshëndet­jeje.

Dhe, më tej, në sallën ku shfaqej Koncerti kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë, nuk do të ndodhte që mysafiri më i çmuar në këtë manifestim, kryeadmini­stratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë menjëherë pas Luftës, Bernard Kushner, të lihej në rreshtin e tretë, pas shpinës së kryetarëve, kryeminist­rave, zëvendëskr­yeministra­ve, ministrave, zëvendësmi­nistrave, deputetëve e të tjerëve, të kurdisur në dy rreshtat e parë të kësaj salle!

Dhe, kështu e treguam në të vërtetë e komproment­uam kulturën tonë protokolla­re dhe kështu e cenuam bujarinë, mikpritjen tonë dikur të lavdishme kombëtare.

E të tjera! E të tjera! Të ngjashme e të pangjashme!

 ??  ?? Në foto: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Në foto: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
 ??  ?? Në foto: Prof. Rexhep Qosja
Në foto: Prof. Rexhep Qosja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania