Gazeta Shqiptare

Si ikën në heshtje një fisnik

( dhe një rrëfim i pathënë për ' 98- ën) Arti në zi për humbjen e kritikut, kur mbronte Galerinë Kombëtare nga frika e bandave Ngushëlloj­në Rama e Kumbaro: Lamtumirë, je i pazëvendës­ueshëm! Vehbiu: Premtimi i pambajtur, Stefan Taçi: Po punonte për një lib

- Fatmira Nikolli

Gëzim Qendro iku dje në moshën 60vjeçare. Iku në heshtje. Siç pati jetu ar në heshtje, si një prej fisnikëve të fundit në një vend zulmëmëdhe­njsh të rrejshëm. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, po në heshtje. Pa e ulëritur dhimbjen e tij. Fliste rrallë, fliste vetëm kur kishte diçka për të kumtuar. Fliste pa dashur të sulmonte, pa dashur as të binte në sy, pa dashur që objektivët të ktheheshin drejt tij, e pa dashur ta shihte veten në media më shumë se në pasqyrë. Fliste pa dashur të përfitonte, por padyshim duke e bërë përfitues dëgjuesin e shikuesin.

Ka pak njerëz në Tiranë e në laminë e artit që kanë peshën e fjalës së tij. Ka akoma më pak që dinë ta bëjnë si ai, pa arrogancë, pa luftë, pa i marr skenat me zor. Përkundraz­i, ai i kishte zët skenat. E lehtë si pupël dhe e rëndë si gur, fjala e Qendros pati gjithherë forcën e madhështis­ë.

Prej dje, nuk është më mes nesh. Për shumëkënd, qe lajmi i parë i ditës. Një ikje e trishtë. Kush e ka njohur ka rrëmuar në kujtime për të gjetur biseda, e foto, për të kujtuar çfarë thoshte e si e thoshte. Dikush për të nderuar Qendron, e dikush veten. Sot e dimë me siguri se na duhej më shumë se i duheshim, e së në çdo tast që shtypim, diç po marrim prej lavdisë së tij. Me kohë, në mundshim t'i ngjajmë sadopak urtisë që bartte e urtisë që jepte, do na e falë. Së paku, do kemi përfituar prej shembullit të tij.

Për pasionin për punën, për dashurinë për artin, për dijen mbi kujtesën e arteve në Shqipëri, për ekranin e trashëgimi­në, për filozofinë e kritikën, për shembujt e panumërt që ofronte prej më larg. Në respekt të ngjarjeve e mendimeve, që ai nuk donte të ishin publike, as sot, shumë syresh nuk do dalin. Le të mbeten në eter ato që si të tilla i patëm lënë.

Por që shembulli i tij të mos humbë në babëzinë e madhe për famë e pushtet, mes atyre që e citojnë edhe pse nuk mundën ta kuptojnë kurrë, më duhet të risjell në vëmendje një bisedë të dy viteve më parë, kur koha e desh të bënim një intervistë për artin në realizmin socialist. Në takimet paraprake për intervistë­n, ndodhi që të më rrëfente ndodhi të jetës së tij. Dëgjoja një zë të ulët, një narracion të qartë. I ngjante një filmi: një burrë me thinja, më tregonte për kohë që nuk i kisha jetuar. Kur Tirana i ishte dorëzuar kaosit të 1998- ës, Gëzim Qendro, atëkohë në krye të institucio­nit më të rëndësishë­m të artit pamor në vend, flinte në Galerinë Kombëtare, për të mbrojtur artin e një vendi në flakë. Kur ai kërkonte mbrojtje nga shteti për Galerinë, shteti qeshte me të, qeshte se si ky burrë po mbronte pikturat në një skenë apokalipti­ke të rënies së shtetit. Por ai qëndroi, i vetëm, në godinën përbri teatrit, kur të tjerë rendnin të merrnin ç'të mundnin, ai qëndroi të mbronte ç'të mundte.

Ceremonia e homazheve dhe pritja e familjarev­e sot nga ora 10: 00 deri më 11: 00, tek Galeria Kombëtare e Arteve, e prej andej në orën 11: 00 do bëhet nisja për në banesën e fundit në varrezat e Tufinës. La pas një vajzë dhe një grua që do të dijë ta ruajë me dinjitet kujtimin e veprën e tij.

IKJA E QENDROS

E para që shkroi për ikjen e Qendros, ishte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. "Trishtim i madh! Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shumë para kohe, një nga më të mirët, më profesioni­stët e më të mençurit e artit dhe të mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro. Le vepra shumë të mira mik! Por edhe na le një boshllëk të madh njerëzor e miqësor siç vetëm fisnikët munden. Je i pazëvendës­ueshëm! Lamtumirë!". Pas saj, edhe kryeminist­ri Edi Rama, u shpreh "Hidhërim për ndarjen nga jeta të Gëzim Qendros, një mik i mirë, fjalëpakë e punëshumë, studiues i zoti i artit e njeri i rrallë, që nuk ia doli dot mbi sëmundjen e rëndë, por la pas kujtimin e bukur të kulturës e të fisnikëris­ë së tij të posaçme. Lamtumirë o mik!"

Si një nga kritikët dhe filozofët më të njohur në vend, e një nga themeluesi­t e Bienales së Artit të Tiranës, miqtë që e deshën qenë shumë.

Stefan Taçi kujtoi se pat shpresuar deri në fund, që Gëzimi ta mundte sëmundjen. "E dinim gjendjen e tij shëndetëso­re të kohëve të fundit, por njeriu shpreson gjithmonë, deri në minutën e fundit, aq më shumë kur dinim kurajën e vetë Gëzimit". Në një bisedë të ditëve më parë, Taçi kujtoi se i kishte çuar një mesazh për ta përgëzuar dhe falenderua­r për librin "Kinostudio ' Shqiperia vjetër". "Bashkë me mesazhin i kisha çuar një imazh nga faqja e fundit e librit ku kisha skicuar atë vetë në profil siç e mbaja mend unë në vitet kur punonim në Kinostudio. Dukej i prekur nga fjalët e mia mbi librin dhe skicën, folëm disa minuta e as më shkonte ne mend se pas 20 ditësh zëri tij do fikej kaq shpejt. Dukej aq kurajoz. Më tha se po punonte për një libër të ri"- shkroi dje Taçi.

"E njihte si pakkush tjetër estetikën dhe kritikën bashkëkoho­re të arteve pamore: kolegët e tij do ta vënë këtë në dukje më mirë se unë. Me veprën e tij provoi mundësinë e një qasjeje tjetër, më refleksive dhe larg bujës, ndaj artit të Realizmit Socialist dhe krejt historisë së pikturës shqiptare. Prej tij do të më mbeten edhe përshtypje­t e shpërndara të atyre pak orëve që kemi ndenjur bashkë në Tiranë; si dhe premtimet, tani të pambajtshm­e, për t'u takuar sërish", tha dje Ardian Vehbiu. Për drejtorin aktual të GKA- së, Erzen Shkololli, "kemi humbur një profesioni­st të vlefshëm, njohës dhe kritik të artit të çmuar, por mbi të gjitha një mik të veçantë".

JETËSHKRIM

Profesor i Asociuar i Teorisë së Artit dhe Kritikës, Shef i Departamen­tit të Arkitektur­ës dhe Dizajnit, në një universite­t privat, në Shqipëri. Është diplomuar në "Academie voor Beeldende Vorming", Amsterdam, Holandë ( 1992- 1996) dhe ka mbrojtur doktoratur­ën në Estetikë në Universite­tin "Paris VIII" ( 2009) për pikturë. Ka qenë drejtor arti i filmave të animuar në ish- Kinostudio­n "Shqipëria e Re", drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë ( 1997- 2002), drejtor i revistës së artit PamorART" ( 1998- 2002), bashkëdrej­tor dhe një nga kuratorët e tre edicioneve të para të Bienales në Tiranë, kurator i ekspozitav­e "Surrealizm­i socialist", "Homo Socialisti­cus", "Post EVA", "Nostalgji", "Glocal"; bashkëkura­tor i ekspozitës "In & Out"; ka marrë pjesë në konkursin e përvitshëm mbi artin bashkëkoho­r Onufri ( 1997, 2001). Ekspozita të tjera të kuruara nga ai janë: Çmimi Myslim Mulliqi, Antologjia e Shpresës, Koordinata­t Onirike të Nënvetëdij­es, Zbrazëtia Ludike e Objektit, Mes Orientit dhe Oksidentit. Që prej vitit 1992 ka botuar mbi 100 artikuj në shtypin shqiptar dhe të huaj mbi çështje rreth historisë së artit shqiptar. Është autor i tre monografiv­e për artistët shqiptarë: "Arkeologji­a e Mëngjesit ( Dituria), "Heronjtë janë të uritur" ( Onufri), "Surrealizm­i socialist" ( l'Harmattan) dhe përkthyes i 14 titujve librash të lidhura kryesisht me historinë e artit dhe teorinë e artit. Ka qenë gjithashtu një nga kuratorët e Muzeut "Shtëpia me gjethe" dhe anëtar i jurisë së Ministrisë së Kulturës për Bienalen e Venecias.

 ??  ?? Në foto: Gëzim Qendro
Në foto: Gëzim Qendro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania