Gazeta Shqiptare

Tangoja europiane e Shqipërisë

-

për bashkëpuni­m të plotë me Gjykatën Ndërkombët­are të Krimeve për ish- Jugosllavi­në. Nga prilli deri në tetor u vëzhgua më imtësi procesi i bashkëpuni­mit nga ana e Kroacisë deri sa Këshilli e pranoi arsyetimin e Komisionit për bashkëpuni­m të plotë dhe pa kushte të Kroacisë si dhe rishikimin tërësor të legjislaci­onit të vendit që u gjykua të ishte në përputhje me acqui communitai­re. Ndërkohë problemet e Kroacisë me Slloveninë për Gjirin e Piranit dhe të drejtat e peshkimit vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me Kroacinë që refuzon një arbitrim ndërkombët­ar.

Ndërsa Kroacia e mori statusin kandidat në 2004 dhe u bë pjesë e BE- së në 2013, Maqedonia që e mori veç një vit më pas statusin kandidat, pra në 2005, ende sot që flasim nuk ka hapur negociatat dhe ka mundësi mos t'i hapë as gjatë këtij viti ndonëse ka bërë progres të qenësishëm muajt e fundit. Kjo kryesisht për shkak të vetos greke për çështjen e emrit, por dhe probleme të tjera të brendshme ku rritja e autoritari­zmit dhe nacionaliz­mit retro nga ana e ish- kryeminist­rit Gruevski nuk ndihmuan aspak në këtë drejtim. Krejt ndryshe situata me Malin e Zi që brenda një kohe jashtëzako­nisht të shkurtër si shtet i mëvetshëm ka arritur progres të qenësishëm që nga marrja e statusit kandidat në 2010, hapjen e negociatav­e në 2012 dhe hapjen e 30 kapitujve të negociatav­e duke përfunduar suksesshëm tre prej tyre. Serbia, me dy vjet vonesë në secilin prej këtyre hapave të Malit të Zi, është në radhë për të qenë e dyta nga vendet që priten të anëtarësoh­en deri në 2022- 2023 sipas projeksion­eve të fundit të zyrtarëve të BE- së dhe analistëve politikë, ndonëse në rastin serb vlen të rikujtojmë dhe kushtëzimi­n me njohjen e Kosovës në një moment të dytë.

Momenti i ardhjes së kryekomisi­onerit Juncker dhe dhënia e sinjaleve të forta që dera e BE- së qëndron hapur për sa kohë nuk zgjedhim të rrimë si barbarët në Romën e lashtë ante portas, duhet të shërbejë në rrugën e integrimit si një reflektim kombëtar për prioritete­t dhe sfidat e vendit. Është detyrë e mazhorancë­s që të shtrijë dorën e bashkëpuni­mit të sinqertë institucio­nal me aktorët dhe faktorët opozitarë për të krijuar kushtet për një dialog kombëtar përtej retorikës politike të ditës në lidhje me çështjet e integrimit. Opozita, gjithashtu, duhet ta shohë si një mundësi kapitalizi­mi politik bashkëpuni­min për një proces integrues më pak konfliktua­l dhe të orientuar drejt debatit teknik për realizimin e atyre kushteve dhe kritereve që çelja e negociatav­e dhe mandej negocimi i suksesshëm i tyre të mos hasë në mure bllokuese. Nëse integrimi vërtetë do të kërkohet si mundësi e përmirësim­it të jetës së shqiptarëv­e, llogaritë duhet të jenë të ftohta dhe të shmanget përdorimi si instrument politik për ta shitur si produkt elektoral në favor të njërës apo tjetrës palë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania