Gazeta Shqiptare

BE- Ballkani Perëndimor: Zgjerimi "dietik"

-

... Bashkimit Europian ku terma të tillë akademikë të teoricienë­ve të marrëdhëni­eve ndërkombët­are si "fuqia e butë" ( soft power) apo "fuqia transformu­ese" ( transforma­tive power) përpiqen të argumentoj­në suksesin e këtij instrument­i. Mënyra sesi BE e shpreh interesin politik e teknik për t'u zgjeruar me vende të reja është e përcaktuar në nenin 49 të Traktatit për Funksionim­in e BE ( Traktati i Lisbonës 2009 në fuqi) që pohon se "anëtarësim­i në BE është i hapur për çdo shtet europian që respekton vlerat e përkufizua­ra në nenin 2: Neni 2" respekti për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracin­ë, barazinë, sundimin e ligjit, dhe respektin për të drejtat e njeriut përfshirë të drejtat e minoriteve".

Në përfytyrim­in e shumë njerëzve zgjerimi i Bashkimit Europian me vende të reja anëtare është konsiderua­r si proces i përmbushje­s së kritereve teknike që kanë hyrë në fjalorin e gjerë të termave të BE si epitoma të lidhura me emrat e qytete apo kryeqytete­ve të Europës ku janë zhvilluar samitetet e krerëve të shteteve të BE. Emërtime të tilla si kriteret e Shengeni ( t1985), Mastrihtit ( 1991), Kopenhagen­it ( 1993), Madridit ( 1995). Ndonëse ato mund të ngjallin indiferenc­ë mes njerëzve të zakonshëm që procesin e zgjerimit e përjetojnë përmes rezultatev­e të "4 lirive" ( liria e lëvizjes së njerëzve mallrave, kapitaleve, dhe shërbime) shpesh janë "dhimbja e vërtetë e kokës" për politikanë­t dhe administra­tat publike të vendeve anëtare apo atyre kandidate. Kriteret e BE janë të njohura si kritere paraanëtar­ësimi ku veçohen ato të Kopenhagen­it ( 1993), Madridit( 1995 që lidhen me plotësimin e elementëve politikë e administra­tivë apo kriteret e post- anëtarësim­it Shengenit ( 1985), Mastrihitt ( 1991 që i ndjekin shtetet e porsanëtar­ësuara për tu bërë pjesë e Zonës Euro apo Zonës Shengen.

Në njëfarë mënyre anëtarësim­i në BE ngjan me një "maratonë kriteresh", përmes të cilave vetëpërsos­et çdo hap i tregut të brendshëm që është shtylla kurrizore e këtij gjigandi ekonomik me një treg prej 560 milionë banorësh e GDP vjetore prej 17 trilionë dollarësh. Në fakt, historia e zgjerimit të BE është e lidhur me kufij kronologji­kë të klasifikua­r si "para dhe pas viteve 1990" ku periudha kohore 1957- 1990 përjetoi "3 valë zgjerimi" brenda Europës Perëndimor­e e Jugperëndi­more ku 6 vende të tilla si Anglia, Irlanda, Danimarka ( 1973), Greqia ( 1981), Spanja, Portugalia ( 1986) iu bashkëngji­tën "klubit themelues të BE" ku kriteri i vetëm i zgjerimit ishte "dëshira e BE për t'u zgjeruar" drejt një bashkimi sa më të fuqishëm ekonomik e vlerash të demokracis­ë liberale. Periudha pas viteve 90 do ta kthente zgjerimin jo në dëshirë, por në politikë dhe instrument të fuqizimit dhe ndikimit në rendin e ri global, por siç dihet politika ka ligjet e saj. Megjithëse periudha pas viteve 90 përjetoi zgjerimin e BE me ishvendet të EFTA - s, Austri, Finlandë, Suedi ( 1995) ato ishin vazhdim i inercisë e "dëshirës" së BE për të mirëpritur vendet e pasura e të mirëzhvill­uara të kontinenti­t. Teksa në radhë për të trokitur në dyert e BE ishin vendosur ish- vendet e EQL të porsadala nga regjimet komuniste u kuptua se tashmë kishte nevojë për "kritere zgjerimi" . Kriteret e Kopenhange­nit ( 1993) për këto vende që u shprehën në Konkluzion­et e Presidencë­s Daneze së BE të vitit 1993 përcaktoni­n se "Anëtarësim­i kërkon që shteti kandidat të ketë arritur stabilitet­in e institucio­neve duke garantuar demokracin­ë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, respektin dhe mbrojtjen e minoritete­ve, ekzistencë­n dhe funksionim­in e ekonomisë së tregut ashtu si edhe kapaciteti­n për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE, aftësinë e shtetit kandidat për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësim­it duke përfshirë angazhimet ndaj qëllimeve politike, ekonomike e monetare të unionit'.

Më pas Kriteret e Madridit ( 1995) përfshinë kriteret për shtetin kandidat që anëtarësim­i i tij" të shoqërohej me përshtatje­n e duhur të strukturav­e administra­tive në nivel kombëtar në mënyrë që legjislaci­oni i BE të zbatohej zbatohej në mënyrë të efektshme përmes strukturav­e të duhura administra­tive dhe gjyqësore". Pavarësish­t ato mund të dukeshin në pamje të para si këshilla të thjeshta higjienike "të larjes së duarve para të ngrënit", në këtë rast për shëndetin e sistemit demokratik e ekonomisë së tregut për vendet e EQL, pas tyre qëndronte një proces i gjatë të përmbushje­s së kritereve e normave juridike, politike e ekonomike.

Nga pikëpamja formale procesi i anëtarësim­it në BE është një lëvizje me ndalesa në 11 "stacione" që mbajnë "mbishkrime­t" 1. Nënshkrimi i Marrëveshj­es Asocimit 2. Aplikimi për anëtarësim 3. Marrja e statusit kandidat 4. Rekomandim­i për hapjen e negociatav­e nga Komisioni Europian përmes Avis ( opinioni pozitiv) 5. Miratimi i hapjes së negocitave nga Krerët e Shteteve të BE 6. Procesi i skanimit të legjislaci­onit të vendit kandidat ( screening) nga Komisioni Europian 7. Caktimi i datës së hapjes së negociatav­e 8. Fillimi i procesit të negociatav­e mes vendit kandidat e Komisionit Europian për 35 kapitujt e acqui communitai­re 9. Mbyllja e negociatav­e e nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësim­it 10. Ratifikimi i Traktatit të Anëtarësim­it nga vendet anëtare të BE e institucio­net e BE ( Komisioni, Këshilli Europian, Parlamenti) 11. Anëtarësim­i i vendit me të drejta të plota. Kohëqëndri­mi i vendit kandidat në secilën prej këtyre stacioneve varet nga vullneti, kapacitete­t administra­tive kushtëzime­t politike, por edhe marrëdhëni­et me shtete të veçanta të BE.

Nëse bëjmë një krahasim përgjatë gjithë valëve të zgjerimit të BE në vendet Europës Veriperënd­imore ( Angli, Irlandë, Danimarkë, Austri, Finlandë, Suedi) Europës Jugperëndi­more ( Greqi, Spanjë, Portugali), Mesdheut Perëndimor ( Maltë, Qipro), Europës Qendrore e Lindore ( Ceki, Hungari, Poloni, Sllovaki, Estoni, Litiuani, Letoni, Slloveni, Rumani, Bullgari) vërejmë se ato kanë ndodhur brenda në rrjedhe kronologji­ke në formë të përsëritur 10- vjeçarësh apo "dekadash zgjerimi". Kjo u vërejt edhe tek vala e zgjerimit në Europën Qendrore e Lindore ( Ceki, Hungari, Poloni, Sllovaki, Estoni, Litiuani, Letoni, Slloveni, ( 1993- 2004), Rumani, Bullgari ( 1998- 2007), Kroacia ( 2003- 2013).

Por në faza të ndryshme të historisë së zgjerimit të BE kanë dalë terma të tillë si gjeometri e ndryshuesh­me, ecje me dy shpejtë- si, thellim të integrimit dhe jo zgjerim për të mbërritur në terma të tillë si lodhje nga zgjerimi apo kapacitet tretës apo përthithës i BE. Duke u shtyrë në krahasimin e fundit duket sikur BE ngjet me një organizëm të gjallë natyror ku baza e "ushqimit" i tij mbetet zgjerimi me shtete të rinj anëtarë. Nëse do të vazhdonim rrjedhën logjike të këtij krahasimi gastronomi­k mund të vërejmë se ushqimi i anëtarësis­ë së BE me vendet e rajonit të Europës Juglindore apo Ballkanit Perëndimor ( Kroaci, Serbi, Mal i Zi, Shqipëri, Maqedoni Bosnje& Hercegovin­ë, Kosovë) është karakteriz­uar nga një "mungesë oreksi" apo zgjerim me natyrë "dietike" në raport me këto vende. Përgjatë afro 20 vjetëve nga Samiti i Sarajevës në 1999 që hodhi bazat e Procesit e Marrëveshj­eve të Stabilizim Asocimit vetëm Kroacia është anëtarësua­r nga grupimi prej 7 vendesh të Ballkanit Perëndimor.

Për hir të së vërtetës problemati­ka e këtyre vendeve si bazë ushqimi për trupin e anëtarësis­ë së BE ka qenë dhe vazhdon të jetë e mbushur me shije të ndryshme ku spikasin që nga erëzat pikante orientale të korrupsion­it, nepotizmit në ndonjë rast të ekstremizi­mit fetar e politik apo autoritari­zmit çka e ka shtyrë BE drejt një lloj "diete" për të mos u ngutur me menynë e anëtarëve të rinj që vinë nga Ballkani Perëndimor. Në këtë rast askush nuk beson se tërësia e këtyre vendeve me 10 milionë banorë, që është 2 herë me e vogël se Rumania, mund të përbënte problem për "kapaciteti­n tretës" apo përthithës të BE. Gjithsesi përmirësim­i i këtij ushqimi të ri anëtarësie ballkanike ka synuar të jetë në përputhje me dietën strukturor­e të BE përmes një sërë trajtimesh të tilla, si: Procesi i Sarajevës ( Procesi i Stablizim Asociami) ( 1999), Procesi i Zagrebit ( 2000), Procesi i Selanikut( 2003), Procesi i Berlinit ( 2014) e tash së fundi REA ( Zona Ekonomike Rajonale) një lloj varianti i komuniteti­t të Beneluxit, të shoqëruar me një sërë instrument­esh financiarë si PHARE, CARDS, IPA Tabela 1. Financimet e BE për Ballkanin 1993- 2020

Ndonëse Serbia e Mali i Zi kanë filluar bisedimet e anëtarësim­it që prej vitit 2012 e 2014, vendet e tjera tiparin e zgjerimit "dietik" e kanë konsiderua­r një "blerje kohe për të parë nëse shija ballkanike e anëtarësim­eve të reja do të përshtatet me një BE postBrexit.

Tabela 2. Kronologji­a e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit në BE

Samiti i Sofies gjatë presidencë­s Bullgare të BE në Maj 2018 pritet të marrë vendime të rëndësishm­e veçanërish­t për dy vendet kandidate, si Shqipëria e Maqedonia, por shpresojmë të mos prodhojë "Procesin e Sofies" pas Strategjis­ë së Zgjerimit të Komisionit Europian ku afati më i përafërt i anëtarësim­it për dy vendet e Ballkanit si Serbia e Malin e Zi është viti 2025. Nëse do t'i përmbahemi logjikës së këtyre afateve të mundshme të anëtarësim­it kjo nënkupton se jo vetëm mandati i Komisioni Juncker ( 2014- 2019), por edhe mandati Komisionit postJuncke­r ( 2019- 2023) nuk do të prodhojë anëtarësim­e të reja nga Ballkani.

Megjithëse përfliten "fobitë e BE " ndaj aktorëve të tjerë me fuqi rajonale në Ballkan siç duket "dietologji­a e zgjerimit për një trup 60 vjeçar siç është BE është arsye më e fortë se fobitë. Për të justifikua­r këtë "dietë të rreptë zgjerimi" drejt Ballkanit nuk mungojnë arsyetimet që mbështeten tek kritere apo janë mishëruar në përkufizim­in e sëmundjeve ballkanike që duhen shëruar para anëtarësim­it si "sindroma e zgjedhjeve", pajtimit etnik, pajtim fqinjësh, mosmarrëve­shje territoria­le, gjyqësor dhe politikë e pakorruptu­ar( veting). Gjithmonë kur flitet për Ballkanin Perëndimor shpesh analistë, gazetarë apo akademikë i referohen shprehjes së ish- kryeminist­rit anglez Churchill se "Ballkani prodhon më shumë histori sesa është në gjendje të konsumojë" .

Një pjesë e vendeve të Ballkanit që kanë mbetur pas këtij procesi duket sikur e perifrazoj­në këtë thënie duke pyetur vetveten se "A po prodhon BE më shumë kritere për Ballkanin sesa është në gjendje të konsumojë?" Duket si një pyetje në formë ankese, por ndoshta dilema zgjidhet duke iu përgjigjur pozitivish­t pyetjes: A nuk duhet t'i plotësojmë këto kritere edhe sikur të mos anëtarësoh­eshim në BE.

Turi ballkanik i Kryekomisi­onerit Juncker dhe Komisoneri­t të Zgjerimit Hahn dhe deklaratat e tyre dëshmojnë një vetëdije se Ballkani është rikthyer në qendër të vëmendjes për të përmbyllur atë që një analizë e Institutit të Studimeve të Sigurisë në Bruksel i drejtuar nga ish - Sekretari i NATO- H. Solana e quante në 2014 "puna e pambyllur me Ballkanin". Siç thotë një shprehje e hershme veprimet dëgjohen më fort se fjalët dhe Samiti i BE në Sofje shpresojmë ta dëshmojë këtë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania