Gazeta Shqiptare

Dokumenti, kompania që solli kokainën mori dhe 97 dërgesa nga Amerika e Jugut

Kodet në 528 pakot me drogë iu referohen grupeve kriminale që do merrnin ngarkesën Dërgesat janë kryer përmes agjencisë doganore ' Panjiva'

-

Arbër Çekaj është pr onari i kompanisë "Arbri Garden" që porositi sasinë prej 613 kg kokainë nga Kolumbia. Sipas ekstraktit të QKR, kjo kompani me qendër në Maminas është regjistrua­r në datën 3 maj të vitit 2012. Aktiviteti i saj është import- eksport, prodhim dhe tregtim i artikujve të ndryshëm, ndërsa deklaron se ka një kapital prej 20 milionë lekësh. Nga kërkimi në QKR, rezulton se 38- vjeçari Çekaj është aksioneri i vetëm i kompanisë, ndërsa sipas PD- së që ka publikuar dokumentin e agjencisë së huaj, kjo kompani ka marrë edhe më herët 97 ngarkesa nga Amerika e Jugut. Dërgesat janë kryer përmes agjencisë doganore ' Panjiva', ndërsa nuk është konfirmuar që ndonjë nga importet e mëparshme ka pasur dërgim droge. "Panjiva organizon dhe indekson të dhëna të marra nga burime të treta të ndryshme, kryesisht agjenci doganore, por, gjithashtu, burime të informacio­nit tregtar si Dun& Bradstreet, ZoomInfo, dhe Kompass. Platforma e Panjiva grumbullon këto burime të ndryshme të dhënash për të prodhuar informacio­n mbi kompani dhe agjentë të tjerë angazhuar në tregti ndërkombët­are"- thuhet në faqen e ' Panjiva', e cila ka dhënë edhe informacio­nin për ' Arbri Garden'. Njëri nga të arrestuari­t nga policia, Donaldo Lushaj, figuron personi i autorizuar nga Arber Cekaj si ai që mund të kryejë të gjithë veprimet pranë QKR. Pas sekuestrim­it të sasisë së kokainës që vinte nga Kolumbia, policia ka shpallur në kërkim pronarin e ko-

mpanisë që porositi kokainën, Arbër Çekaj, i cili mësohet se ka pasur dijeni për trafikun e lëndës narkotike. Ndonëse policia ka vepruar shumë shpejt, nuk është bërë i mundur arrestimi i biznesmeni­t. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e

tij në Manzë nuk janë gjetur sende komprometu­ese. Mësohet se shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Ndërkaq, vijojnë hetimet për të zbardhur gjithë rrjetin e trafikut të kokainës dhe kapjen e "peshqve të mëdhenj". Një tjetër sasi e madhe kokaine me destinacio­n Shqipërinë është zbuluar dhe sekuestrua­r në Ekuador. Mësohet se gjatë aksionit janë bllokuar dy kontenierë bananesh që transporto­nin 184,7 kg kokainë të pastër me vlerë mbi 10 milionë euro në treg. Lajmi bëhet i ditur nga "eluniverso. com", të cilave iu referohet edhe agjencia prestigjio­ze "Associaded Press".

KODET NË PAKOT E DROGËS

Sasia prej 613 kg kokainë ishte e ndarë në 528 pako, në të cilat ka mbishkrime "020", "777", "CA 17" dhe "KE". Gazetarja Klodiana Lala deklaroi dje në "News 24" se kodet në pakot e kokainës iu referohen grupeve që marrin sasitë e drogës. "Kapja e kësaj sasie dëshmon që Shqipëria është kthyer në një korridor droge, vend transit për drogat e forta. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për një grup të vetëm kriminal, por për bashkëpuni­m të grupeve kriminale. Numrat në pako, kodet që iu referohen grupeve që marrin sasitë e drogës, flasim për një kartel që do trafikonte një sasi të madhe. Do merrej në dorëzim në Maminas dhe do kalohej në sasi më të vogla drejt vendeve të BE- së ",- deklaroi Lala. Gjithashtu, ajo shtoi se nga "policia e prokuroria janë duke u kontrollua­r njerëzit e huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar dhe lëvizjet e tyre. Janë duke u përpiluar me shpejtësi disa letër- porosi, në drejtim të Maltës, Italisë".

 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r në Durrës
Kokaina e sekuestrua­r në Durrës
 ??  ?? Arbër Çekaj, pronar i kompanisë "Arbri Garden", i shpallur në kërkim
Arbër Çekaj, pronar i kompanisë "Arbri Garden", i shpallur në kërkim
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania