Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­ori i Antimafias italiane: Kokaina u kap nga policia shqiptare

-

Sekuestrim­i

i sasisë rekord të kokainës ka pasur edhe me reagimin e prokurorit të Antimafias italiane. Në një reagim zyrtar, Federico Cafiero De Raho përgëzon prokurorin­ë dhe policinë shqiptare për operacioni­n. De Raho thekson se ky operacion u realizua nga policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoritete­ve gjyqësore italiane. "Ky operacion merr më shumë rëndësi falë faktit se u realizua nga policia shqiptare, pa asnjë ndihmë nga ana e autoritete­ve gjyqësore italiane. Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrim­in e 613 kilogramëv­e kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjis­ë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, të cilën qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm. Siç dhe konstatova duke vizituar selinë e Task Forcës dhe siç pata mundësi t'ua deklaroj qartësisht dhe organeve të medias, nga takimet me ministrin e Brendshëm, ministrin e Drejtësisë, Prokurorin e Përgjithsh­ëm të Shqipërisë dhe drejtuesin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, u shfaq vullneti dhe angazhimi i qeverisë dhe prokuroris­ë për të vënë në jetë të gjitha masat e nevojshme për të penguar infiltrimi­n e krimit të organizuar në Institucio­net shqiptare. Prokuroria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterror­izmit do të ofrojë, sikundër dhe në të kaluarën, çdo lloj mbështetje për institucio­net gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar transnacio­nal", shprehet ndër të tjera, Federico Cafiero De Raho.

 ??  ?? Federico Cafiero De Raho
Federico Cafiero De Raho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania