Gazeta Shqiptare

Megaoperac­ioni antidrogë, sekuestroh­en 613 kg kokainë në portin e Durrësit

Arrestohet administra­tori dhe shoferi i firmës, në kërkim pronari Arbër Çekaj Lënda narkotike u gjet në një kontenier me banane, u porosit në Kolumbi nga kompania "Arbri- Garden"

- Klodiana Haxhiaj

Një sasi rekord ko kaine është sekues truar mbrëmjen e së mërkurës nga policia, prokuroria dhe Drejtoria e Hetimit Doganor në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 613 kg drogë, ngarkesë e cila u gjet brenda një kamioni me banane, me targë DR 3819 E, i ardhur nga Kolumbia dhe që ishte porositur nga kompania "Arbri- Garden" me qendër në Maminas e me pronar 38- vjeçarin Arbër Çekaj, lindur në Tropojë dhe banues në Manzë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit dje bënë me dije se sasia e madhe e kokainës me vlerë tregu rreth 180 milionë euro u kap gjatë operacioni­t të koduar "Last Snow" ( bora e fundit). Gjatë megaoperac­ionit antidrogë u vunë në pranga administra­tori i kompanisë, Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë si dhe shoferi që mori ngarkesën në portin e Durrësit, Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë, Arbër Çekaj.

MEGAOPERAC­IONI ANTIDROGË

Pas sekuestrim­it të sasisë më të madhe të kokainës, drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se operacioni i koduar "Last Snow" u finalizua me sukses në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacio­neve të siguruara më herët dhe analizës së riskut. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kap-

ja dhe sekuestrim­i i një sasie rekord prej 613 kg 350 gr lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro. Mësohet se hetimet kanë dokumentua­r se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar transit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt të këtij viti. Sipas policisë, kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane. Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në portin e Durrësit, në momentin që

ngarkesa e ligjshme me banane u mor në dorëzim nga firma porositëse "Arbri Garden" shpk, me pronar shtetasin Arbër Çekajn. Po të njëjtat burime thanë se lënda narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjell­a me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantë­t. Sipas bluve, kontenieri i mbërritur në portin e Durrësit u mbajt nën vëzhgim të pandërprer­ë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit. Blutë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas Sasia e kokainës që u sekuestrua mbrëmjen e së mërkurës ( më e madhja e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar) u zbulua si rrjedhojë e një hetimi ndërkombët­ar, ku kanë qenë të përfshira njësitë antidrogë të disa vendeve ( Spanjë, Gjermani, Holandë dhe DEA- s amerikane).

kontrollit të imtësishëm të kontenieri­t, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrim­in e lëndës narkotike. Ndërkaq, janë arrestuar dy 25- vjeçarët Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ndërsa u shpall në kërkim pronari i firmës ku u sekuestrua kokaina, Arbër Çekaj. Autoritete­t shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësis­ht me partnerët e huaj për të zbuluar të gjitha lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Ndërkohë, po vijon puna për evidentimi­n e pasurive të të arrestuarv­e dhe të përfshirëv­e në këtë trafik narkotikës­h.

 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari Donaldo Lushaj
I arrestuari Donaldo Lushaj
 ??  ?? I arrestuari Armando Pezaku
I arrestuari Armando Pezaku
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania