Gazeta Shqiptare

Kokaina në Durrës, Xhafaj: Çoni hetimet deri në fund

Policia: Akuzat e Bashës, absurde

-

TIRANË - Pas sekuestrim­it të sasisë rekord të kokainës në portin e Durrësit, ka reaguar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një postimi në "Twitter", ai shkruan se droga u kap falë një superaksio­ni të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me agjencitë e huaja. "Një superaksio­n i Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me agjencitë e tjera ligjzbatue­se vendëse dhe të huaja. Goditje e fortë trafikut ndërkombët­ar të drogës! Hetimi vazhdon! Forca e ligjit, forca e shtetit po vepron. Pas pak, detajet nga Policia e Shtetit në një konferencë për shtyp", shkruante Xhafaj. Po dje, Xhafaj zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ku përgëzoi policinë dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërf­shirës. Ai vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidenci­alitetit të operacioni­t nga policia dhe Hetimi Doganor. Fatmir Xhafaj kërkoi bashkëpuni­m të ngushtë me prokurorin­ë për t'i shkuar deri në fund hetimit. Ndërkaq, Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të kreut të PD- së, Lulzim Basha, i cili deklaroi se droga nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike, duke iu dhënë meritën shërbimeve të huaja dhe partnerëve ndërkombët­arë. Nga ana tjetër, Policia e Shtetit shprehu keqardhjen për sulmin e pakuptimtë të kreut të PD- së. "Operacioni është kryer në bashkëpuni­m me Hetimin Doganor, që në bazë të analizës së riskut ka sinjalizua­r Policinë e Shtetit për një dyshim të arsyeshëm lidhur me mjetin që transporto­nte drogën e ardhur nga Kolumbia, përmes Italisë e Maltës. Ky operacion është një sukses i padiskutue­shëm i agjencive ligjzbatue­se shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpuni­mit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda", deklaroi Policia e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania