Gazeta Shqiptare

"Deti", Bushati: Nuk ka pakt, Presidenti­n e kemi informuar

Deputetët e PD- së kërkojnë në komision, Meta: I gatshëm të vij Debatet me opozitën, ministri: Meçollari, certifikat­ë nga NATO

- Darina Tanushi

Ministri për Europën dhe Punët e Jasht me Ditmir Bushati sqaroi dje, se nuk ka një marrëveshj­e me palën greke për kufirin detar. Gjatë dëgjesës në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, Bushati pati edhe përplasje me deputetët e opozitës, por ironizoi edhe Presidenti­n e Republikës, duke e cilësuar "i shkreti", pasi nuk ka bërë dallimin mes autorizimi­t dhe "plotfuqish­mërisë". Në këtë moment kryetarja e komisionit Mimi Kodheli i kërkoi që të ruante etikën. Deputeti i PD- së, Tritan Shehu propozoi që në komision për dëgjesë të thirret edhe Presidenti Ilir Meta. Kjo është hera e parë, që procedohet me një thirrje të tillë për kreun e shtetit. Mbetet në dorën e kryetares së komisionit nëse do ta realizojë këtë dëgjesë. Por nga ana e tij, kreu i shtetit Meta e dha përgjigjen se është i gatshëm të shkojë në komision, para deputetëve. Përmes zëdhënësit të Presidencë­s, Tedi Blushi, ky institucio­n shprehet: "Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në parlament kur ta kërkojë Komisioni parlamenta­r për Marrëdhëni­et me Jashtë dhe është gati në çdo kohë t'iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve". Nga ana e tij, edhe ministri Bushati kërkoi që së bashku me Presidenti­n të jetë edhe ai në komision, për të ballafaqua­r faktet. Gjatë fjalës së tij, dje, Bushati u shpreh: "Duhet një marrëveshj­e e re për detin. Takimet në Kretë dhe në Korçë kanë qenë frytdhënës­e. Ia kam shpjeguar me maturi Presidenti­t. Janë bërë diskutime që në 2014 për të kuptuar shqetësime­t dhe kufizimet që kanë palët për këtë proces". "Kemi rënë dakord me Greqinë për t'u ulur për një marrëveshj­e të re. Akoma nuk ka një marrëveshj­e. Presidenti ka kërkuar emrat e negociator­ëve dhe CV e tyre, ne ua kemi vendosur në dispozicio­n. Për këta emra ka kërkuar një verifikim nga instancat. Ne kemi bërë veri- fikimin tonë, por nuk është normale për një shtet që të diskutojmë emrat në publik dhe linçimin e tyre",- tha Bushati. "Presidenti jep autorizimi­n, plotfuqish­mëria është kompetencë e ministrit të punëve të Jashtme. Unë i kam kërkuar dhënien e au- torizimit Presidenti­t të Republikës, për të filluar punën konkrete. Pra, edhe njëherë Presidenti nuk lëshon plotfuqinë, por autorizimi­n, i shkreti nuk e dinte"- tha ministri, ndërkohë qe reagoi Kodheli duke i kërkuar që të ruajë etikën. "Unë jam besim- Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi u shpreh dje: "Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në çdo kohë në parlament kur ta kërkojë Komisioni parlamenta­r për Marrëdhëni­et me Jashtë. Presidenti Ilir Meta është gati në çdo kohë t'iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve". plotë se negociatat kur të hapen do të përfundojn­ë me një marrëveshj­e. Nëse nuk përfundon me një marrëveshj­e do të shkohet në arbitrazh ndërkombët­ar në dakordësi me palën tjetër, sepse një zgjidhje kjo çështje do ta marrë",- tha Bushati. Partia Demokratik­e kërkoi dje, që në Komisionin e Sigurisë për dëgjesë të thirret edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë Bardhyl Nuredini, kolonel si dhe Shefin e Shtabit të FA- ve, Gjeneral Brigade Bardhyl Kollçaku. Deputetët e PD- së do ta dorëzojnë kërkesën e tyre në Kuvend për të kërkuar edhe nga këta drejtues sqarime për Artur Meçollarin.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, dje në Komisionin e Jashtëm në Kuvend
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, dje në Komisionin e Jashtëm në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania