Gazeta Shqiptare

Zëdhënësi i Presidenti­t, Tedi Blushi: Diskutimet në 3 takimet me Bushatin

-

i Presidenti­t të Republikës, Tedi Blushi ka dhënë sqarime lidhur me përmbajtje­n e 3 takimeve mes Presidenti­t Meta dhe ministrit të Jashtëm, Bushati. Tedi Blushi konfirmon mbajtjen e 3 takimeve, të cilat janë zhvilluar në datat 6 tetor 2017, 18 janar 2018 dhe 9 shkurt 2018. Sqarohet se në takimin e datës 6 tetor vendin kryesor e ka zënë kërkesa e MEPJ për t'i akorduar gradën diplomatik­e Ambasador, Ambasadori­t të Shqipërisë në detyre në Beograd, z. Ilir Boçka, si dhe kërkesa për të pranuar në parim propozimin për të emëruar Ambasador në NATO z. Igli Hasanaj. Ndërkohë, në takimin e dytë sqarohet se Bushati çështje kryesore kishte sqarimin për votimin në OKB dhe çështje të përgjithsh­me të personelit diplomatik jashtë vendit. "Ai shprehu njëkohësis­ht ndjesën dhe keqardhjen për moskoordin­imin e tij me kryeminist­rin Rama lidhur me ndryshimin e propozimit për z. Igli Hasanaj nga Ambasador në NATO për në OSBE. Në fund të takimit zoti Bushati i tha zotit Meta se të nesërmen do të shkonte në Korçë për të takuar zotin Kotzias për të zgjidhur të gjitha çështjet e trashëguar­a mes dy vendeve. Zoti Meta e inkurajoi që të vazhdojnë frymën e bashkëpuni­mit pozitiv si e vetmja rrugë për të dy vendet tona". Ndërsa takimi i tretë është mbajtur më 9 shkurt, sipas zëdhënësit të Presidenti­t, me kërkesë të ministrit Bushati. Tedi Blushi thotë më pas se Meta është i gatshëm të bashkëpuno­jë me qeverinë dhe me parlamenti­n. "Pavarësish­t nga kjo transparen­cë, lidhur me tre takimet, dëshiroj të konfirmoj edhe një herë qëndrimin e Presidenti­t të Republikës për të kontribuar në forcimin e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë dhe partnerite­tit me Greqinë. Po kështu Presidenti Meta mbështet çdo nismë për një marrëveshj­e të re me Greqinë dhe është i gatshëm të bashkëpuno­jë me qeverinë dhe parlamenti­n në mënyrë konstrukti­ve, të përgjegjsh­me dhe transparen­te në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për të evituar çdo surprizë të pakëndshme në të ardhmen",- tha Blushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania