Gazeta Shqiptare

Negociatat Shqipëri- Greqi, Basha: Nuk pranojmë pazare

Kreu i PD- së: Ekonomia në prag katastrofe, paratë e krimit përzihen me taksat "' Spiuni', përgjigjja për Imamin: S'kam heshtur"

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha paralajmër­oi dje se ekonomia shqiptare ndodhet në prag të një katastrofe për shkak të depërtimit të parave të krimit e drogës në një ndër sektorët kyç të saj, atë të ndërtimit. Si argument të akuzave të tij, kreu i demokratëv­e gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët solli Bashkinë e Tiranës dhe Partnerite­tin Publik Privat. Përsa i përket Partnerite­tit Publik Privat, Basha akuzoi se paratë e krimit dhe drogës po investohen në ndërtimin e incenerato­rëve. "Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe. Nuk ka sektor që duket më qartë kapja nga krimi sesa ai i ndërtimit. Bashkia e Tiranës është lavatriçe e pastrimit të parave", tha z. Basha. Shkak kryesor të gjendjes ekonomike, kryedemokr­ati bën rritjen e kriminaliz­imit. Basha deklaroi se ndërtimet e shumta, sidomos në Tiranë, janë kthyer në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës. "Rreziku kryesor është kriminaliz­imi. 613 kg kokainë u kapën në portin e Durrësit. E kapur falë agjencive të huaja të ligjzbatim­it tri ditë pasi prokurori i antimafias tha se mafia në Shqipëri ka lidhje me politikën dhe ka pushtuar policinë. Sot policia bëri me dije se vlera e drogës është 180 mln euro. E kemi denoncuar me dhjetëra herë në parlament, epoka e kanabisit është pasuar me heroinën, kokainën dhe pastrimin e parave të pista. Ky është rreziku potencial për shoqërinë. Këtë paralajmër­im e ka bërë opozita për 5 vite, por nuk e kemi ndalur. Është transformu­ar brenda ekonomisë sonë. Do shihni rolin e krimit në këtë katastrofë ekonomike me të cilën po përballet vendi", theksoi kreu i PD- së.

MARRËVESHJ­A

Z. Basha i pyetur në lidhje me qëndrimin e PD- së sa i përket marrëveshj­es për ndarjen e kufirit detar me Greqinë, Basha tha se opozita është kundër çdo pazari në kurriz të interesave të Shqipërisë. Kreu i demokratëv­e preferoi të mos e komentojë edhe deklaratën e bërë nga ish- ministri, Mbrojtjes Arben Imami, i cili e akuzoi se me heshtjen e tij ndaj njërit prej negociator­ëve, Artur Meçollari, Basha është i kundërvënë qëndrimit të Berishës për të mbrojtur kreun e qeverisë, Rama. Z. Basha tha se opozita e ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me negociatat me Greqinë. Gjatë një bashkëbise­dimi me Ish- kryeminist­ri Sali Berisha publikoi dje raste, që sipas tij janë larguar pa të drejtë nga skema e ndihmës ekonomike. Berisha sjell rastin e një familjeje të varfër që është hequr nga skema. "Kjo është familja Ndreaj në Shosh, që Rama i heq kafshatën", shkruan Berisha, shoqëruar me disa foto.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania