Gazeta Shqiptare

Qeveria ndryshon strukturën e pagave për punonjësit e institucio­neve

TABELAT E REJA/ kategoritë e pagave dhe shtesat për pozicion dhe vjetërsi Rrogat e reja për agjencitë dhe inspektora­tet

-

Qeveria miratoi ndry shime në strukturën e pagave për punonjësit e institucio­neve shtetërore. Ndryshimet kanë prekur kryesisht agjencitë dhe inspektora­tet. Përveç ndryshimev­e në emërtime janë miratuar edhe ndryshimet në strukturën e pagesës të institucio­neve në varësi të disa ministrive. Ndryshimet prekin vendimin nr. 187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/ nëpunësve, zëvendësmi­nistrit dhe nëpunësve të kabineteve, në kryeminist­ri, aparatet e ministrive të linjës, administra­tën e presidenti­t, të Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, disa institucio­ne të pavarura, institucio­net në varësi të kryeminist­rit, institucio­net në varësi të ministrave të linjës dhe administra­tën e prefektit", të ndryshuar". Ndryshimet kanë prekur pagat, strukturat dhe shpërblime­t e institucio­neve të pavarura kushtetues­e dhe institucio­neve të tjera të pavarura dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i vitit 2018. Vendimi përcakton se "në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Pronësisë Industrial­e, nëpunësit civilë të njësisë së ekzaminimi­t, do për përfitojnë rritje page në masën 10 000 lekë." rroga do të ndryshojë për kategoritë e pagave të pozicionev­e të punës së nëpunësve për emërtesat "specialist" deri në "Titullar i institucio­nit" në Qendrën e Koordinimi­t kundër Ek- Shtesa për vjetërsi në punë jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit. Për efekt të llogaritje­s së kësaj shtese, vite pune do të konsideroh­en vjetërsia e përgjithsh­me në punë e dokumentua­r në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësi­mit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucio­net e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.

stremizmit të Dhunshëm. Kategoritë e pagave të pozicionev­e të punës së nëpunësve për emërtesat "specialist" deri në "Titullar i institucio­nit" në Agjencinë e Prokurimit Publik do të ndry-

shojnë. Ndërkohë për përcaktime­t që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Qendrën e Koordinimi­t kundër Ekstremizm­it të Dhunshëm dhe Agjencinë e Blerjeve të Përqendrua­ra ndryshimet do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve në detyrë dhe shpenzimet do të përballohe­n nga fondet e miratuara për secilin institucio­n për vitin 2018. Struktura e pagave është miratuar në vendimin Nr. 187 datë 8.3. 2017, i cili është ndryshuar në 4. 1. 2018. Sipas vendimi Kryetari i Komisionit merr shtesë mbi pagën në masën 15 000 lekë në muaj, ndërsa zëvendëskr­yetari, anëtarët dhe nëpunësit në drejtoritë apo sektorët teknikë, në masën 10 000 lekë në muaj. "Gazeta Shqiptare" publikon tabelat e pagave, të cilave i referohen ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania