Gazeta Shqiptare

Vrasja e Memli Begallës, Krimet e Rënda lënë në burg dy të arrestuari­t

"Biznesmeni s'mbajti premtimin, nuk e liroi nga burgu në 2014 ish- policin" Prokuroria: Serezi njohje të hershme me viktimën

-

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi ditën e djeshme masën arrest me burg për Ardjan Serezin dhe Denis Demirin, të dyshuar si autorë të ekzekutimi­t të biznesmeni­t Memli Begalla në zonën e ish- bllokut. Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet të kenë dalë të dhëna lidhur me motivin e ngjarjes. Prokurori i çështjes rindërtoi skenën e krimit të rëndë që ndodhi në oborrin e brendshëm të pallatit ku banonte viktima Begalla. Sipas organit të akuzës, dy personat e maskuar e kanë ndjekur viktimën dhe pasi e kanë qëlluan me plumb në kokë janë larguar me një makinë tip BMW ngjyrë të zezë. Nga hetimet e deritanish­me rezulton se i dyshuari Serezi dhe viktima kanë pasur njohje të hershme. Ka dyshime të forta se viktima i kishte premtuar ish- oficerit Serezi se do ta ndihmonte të dilte nga burgu, pas arrestimit në vitin 2014 me 1 ton hashash në Gjirokastë­r. Në dosje thuhet se Begalla nuk e ka mbajtur premtimin, duke mos i afruar ndihmë Serezit. Sipas prokuroris­ë kjo është arsyeja pse Serezi është hakmarrë ndaj biznesmeni­t. "Serezi dhe Begalla kanë pasur njohje më parë. Begalla i ka premtuar Serezit se do e nxirrte nga burgu në 2014 kur u kap me rreth një ton kanabis. Por Memli Begalla nuk e ka mbajtur fjalën", tha prokurori, bazuar te hetimet. Sa i përket mënyrës sesi ra në gjurmët e të dyshuarve, organi i akuzës tha se autorët teksa largoheshi­n nga vendi i ngjarjes, njeri prej tyre ka gabuar, duke hequr maskën. Ky moment që është fokusuar nga kamerat e një biznesi në zonë. Në këtë mënyrë, është bërë i mundur identifiki­mi i tij dhe më pas, edhe lidhja me të dyshuarin tjetër. Burimet thanë asnjëri prej tyre nuk dha shpjegime në sallën e gjyqit, ndërsa avokatët kundërshtu- "Serezi dhe Begalla kanë pasur njohje më parë. Begalla i ka premtuar Serezit se do e nxirrte nga burgu në 2014 kur u kap me rreth një ton kanabis. Por Memli Begalla nuk e ka mbajtur fjalën", - tha prokurori, bazuar te hetimet.

an prokurorin­ë, duke deklaruar se nuk kanë asnjë provë kundër të mbrojturve prej tyre. Pritet që vendimi i gjykatës të apelohet brenda afatit ligjor.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka finalizuar oper-

acionin e koduar ' Triss', ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentim­i i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet. Si rezultat i hetimeve të vazhdueshm­e policia bën me dije se autorë të dyshuar të vrasjes së Memli Begalla, janë shtetasit Denis Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i biznesmeni­t, autorët janë larguar me një mjet ' BMW' të zezë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal, ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave

Alban Demiri, 43- vjeç dhe bashkëpunë­tori i tij Ardian Serezi, 49- vjeç. Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit. Uniformat blu bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhi ekzekutimi i biznesmeni­t, autorët janë larguar me një

mjet ' BMË' të zezë. Mjeti është mbajtur nën vëzhgim. Më pas dy autorët janë parë të futen në një lokal, ku pas largimit të tyre policia ka mundur të fiksojë shenjat e gishtave, të cilat konfirmuan se Demiri është ekzekutori. Ndërsa Ardian Serezi akuzohet si bashkëpunë­tor.

Ardian Serezi një ish- efektiv policie mësohet të jetë një emër i njohur për uniformat blu, pasi është arrestuar në 2014 si i përfshirë në trafikun e një ton kanabisi në aksin Gjirokastë­r- Tepelenë. Në atë periudhë PD akuzoi se Serezi, që ishte drejtuesi i kamionit me një ton hashash ishte një i njohur i Saimir Tahirit, asokohe ministër i Brendshëm. Pavarësish­t se u kap me një ton kanabis 49vjeçari u lirua me kusht, pasi bëri më shumë se gjysmën e dënimit, 3.5 vite.

 ??  ?? Ardian Serezi
Ardian Serezi
 ??  ?? Viktima Memli Begalla
Viktima Memli Begalla
 ??  ?? Alban Demiri
Alban Demiri
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania