Gazeta Shqiptare

Zbardhet dëshmia e të arrestuarv­e për sulmin ndaj trajnerit të Vllaznisë në Shkodër

Nehat Fojleta: E godita, sepse u ndjeva i fyer

-

SHKODËR - Disa ditë pas sulmit me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka në Shkodër, dy të arrestuar Nehat Fojleta 19 vjeç dhe Sehar Xhenje 21 vjeç kanë dhënë dëshminë e tyre në polici. Sipas policisë, Nehat Fojleta ka kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit "Vllaznia". Më pas ai është larguar me mjetin tip "Benz" me targa AA 282 KR ngjyrë të zezë. Drejtues mjeti ka qenë Sehar Xhenje, i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

SEHAR XHENJE

"Unë kam shkuar në afërsi të fushës për të marrë shokun tim me makinë. Nuk e kisha fare idenë se çfarë ka bërë ai dhe se ishte përleshur me trajnerin e Vllaznisë. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka ndodhur dhe s'kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë isha rastësisht aty", - ka deklaruar Xhenje.

Përpara uniformave blu Nehat Fojleta ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur rastësisht. Ai ka pranuar se e ka goditur trajnerin Ernest Gjoka, por pasi ky i fundit e

ka fyer 19 vjeçarin. Fojleta ka qenë prezent në stërvitjen e Vllaznisë në fushën sportive "Reshit Rusi" ndërsa ka thënë për policinë se është tifoz i çmendur ndaj ka shkuar për të parë nga afër stërvitjen e kuqebluve. "Unë isha duke parë stërvitjen, sepse jam tifoz i çmendur i Vllaznisë. Duke dalë nga fusha stërvitore pashë trajnerin që po bëhej gati të largohej. Aty i thashë se po na e fundos Vllazninë duke patur parasysh rezultatet jo të mira dhe pozicionin kritik të ekipit. Trajneri Gjoka mu kthye duke më fyer. Nuk e përballova fyerjen dhe pastaj e godita dhe u përleshëm aty. Gjithçka ishte rastësore dhe ndodhi në mënyrë spontane. Nuk është e vërtetë se jam paguar nga dikush tjetër. Unë nuk kam patur thikë me vete, por vetëm e godita, sepse u ndjeva i fyer rëndë",- ka deklaruar Fojleta. Nga ana tjetër, Sehar Xhenje i arrestuar, gjithashtu, dhe i akuzuar si bashkëpunë­tor në këtë ngjarje ka mohuar se ka patur dijeni për ngjarjen e shokut të tij. "Unë kam shkuar në afërsi të fushës për të marrë shokun tim me makinë. Nuk e kisha fare idenë se çfarë ka bërë ai dhe se ishte përleshur me trajnerin e Vllaznisë. Nuk kam asnjë ide për çfarë ka ndodhur dhe s'kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Unë isha rastësisht aty", - ka deklaruar Xhenje duke hedhur poshtë akuzën ndaj tij.

 ??  ?? Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka
Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania