Gazeta Shqiptare

Çollaku: Shpërtheu histeria në mbledhjen e këshillit bashkiak, mediat nuk ishin njoftuar

Dalipi: U miratua kompensimi i çmimit të energjisë

-

KREU I KËSHILLTAR­ËVE TË PD

"Kërkuam listën e familjeve që e përfitojnë këtë fond dhe donim të dinim kriteret e përfitimit. Kjo pasi shumë njerëz janë ankuar që iu është hequr ndihma ekonomike me të padrejtë. Në këtë moment, në sallë shpërtheu një histeri e nuk e hidhnin dot në votim pa votuar fillimisht rendin e ditës", - tregon Çollaku për "GSH".

24 orë më parë për mbledhjen, dhe jo 5 ditë para ashtu siç është përcaktuar. "Ne shkuam me vullnetin e plotë për ta votuar ndihmën ekonomike, por vendimet

nuk kishin kaluar në komision. Gjithashtu, kërkuam listën e familjeve që e përfitojnë këtë fond dhe donim të dinim kriteret e përfitimit. Kjo pasi shumë njerëz janë ankuar që iu është hequr ndihma ekonomike me të padrejtë. Në këtë moment, në sallë shpërtheu një histeri e nuk e hidhnin dot në votim pa votuar fillimisht rendin e ditës. Ata nuk kanë votat e opozitës që lista të kalonte, por nuk po na jepnin informacio­n se kujt ia kishin dhënë e si përfundim doli një skandal",- tregon Çollaku për "GSH". Ky i fundit thekson se këtë herë asnjë televizion nuk është njoftuar e si pasojë asnjë prej gazetarëve nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. "Asnjë prej mediave nuk është njoftuar, mesa duket kanë dashur të fshehin diçka",- shton Çollaku. Ndërkaq, kryetari i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi, tregon se në shumicë votash u miratua kompensimi i çmimit të energjisë elektrike, për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1- 31 janar 2018 e më tej bën me dije se opozita nuk e votoi.

 ??  ?? Kreu i këshilltar­ëve të PD në këshillin bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku
Kreu i këshilltar­ëve të PD në këshillin bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania