Gazeta Shqiptare

Vetëm një provim me zgjedhje për Maturën Shtetërore 2019- të

Zbardhet udhëzimi i MASR/ Si do të procedohet me nxënësit që kanë ngelur në vitet më parë "Ja 8 lëndët që mund të testohen maturantët"

-

Të gjithë maturantët e vitit shkollor 20182019 do të kryejnë vetëm një provim me zgjedhje dhe tre të detyruara; përkatësis­ht letërsi, matematikë dhe gjuhë e huaj. Kjo është ajo çka theksohet në udhëzimin "Për organizimi­n dhe zhvillimin e provimeve kombëtare të Maturës Shtetërore 2019- të, e firmosur nga Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla. Pra, ndryshe nga vitet e mëparshme ku është aplikuar sistemi me dy provime me zgjedhje, tashmë maturantët do i nënshtrohe­n vetëm njërit prej tyre. Ata kanë të drejtë të zgjedhin një prej lëndëve ku dëshirojnë të testohen si Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji si dhe Ekonomi. "Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje janë të njëjta për të gjithë maturantët/ kandidatët që plotësojnë formularin A1/ A1Z. Programi orientues i lëndëve me zgjedhje përmban programin e lëndës bërthamë me zgjedhje. Maturanti/ kandidati zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësish­t nëse e ka zhvilluar ose jo, apo i është ofruar ose jo ajo lëndë nga shkolla",- theksohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë. Më tej në udhëzim bëhet me dije se kandidatit që ka dhënë dy ose më shumë provime me zgjedhje dhe është vlerësuar me notë Pra, ndryshe nga vitet e mëparshme ku është aplikuar sistemi me dy provime me zgjedhje, tashmë maturantët do i nënshtrohe­n vetëm njërit prej tyre. Ata kanë të drejtë të zgjedhin një prej lëndëve ku dëshirojnë të testohen si Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji si dhe Ekonomi.

të përshkallë­zuar jo më të vogël se 4.50 pra nota 5, i njihen ato provime që nuk mund t'i japë më. Ndërkaq theksohet se të gjithë ata kandidatë që në maturat shtetërore 2013- 2018- të kanë zgjedhur për të dhënë dy

provime me zgjedhje dhe kanë mbetur te të dy, kanë mundësinë tashmë të japin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje. Ndërsa në rastin që këta maturantë të sipërpërme­ndur kanë kaluar vetëm në një prej provimeve, kanë të drejtë pa marrin diplomën e maturës. Në udhëzim thuhet më tej se kandidatët që në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë tre provime me zgjedhje dhe kanë mbetur në 2 apo tre prej tyre, mund të japin vetëm një nga lista e lëndëve

me zgjedhje, ndërsa ata që janë kalues në dy prej provimeve me zgjedhje mund të pajisen me diplomën e maturës. "Kandidatët të cilët kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011- të dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucio­net e ar-

simit të lartë; tu njihen provimet e detyruara dhe me zgjedhje ose provimet e njëvleftsh­me me to, të njehsuara nga njësitë arsimore vendore. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje ose i kanë dhënë dhe nuk kanë

rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin një provim me zgjedhje kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuar­a nga institucio­net e arsimit të lartë",- nënvizohet në udhëzimin e firmosur nga Nikolla.

 ??  ?? Udhëzimi për maturën 2019
Udhëzimi për maturën 2019

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania