Gazeta Shqiptare

Vendimi: Praktikë për 1500 praktikant­ë të arsimit parauniver­sitar

-

Plot

1500 praktikant­ë të arsimit paraun iversitar në vend do të kryejnë praktikën profesiona­le me kontratë të përkohshme brenda vitit 2018- të. Ky vendim është miratuar ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë. Kjo praktikë profesiona­le do të zhvillohet në periudhën 1 janar deri në 15 qershor 2018- të si dhe nga 15 shtatori deri në 31 dhjetor po të këtij viti. Praktikant­ët gjatë periudhës së kryerjes së praktikës profesiona­le do të përfitojnë çdo muaj nga punëdhënës­i, në këtë rast njësitë arsimore vendore, pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re në masën 27.9%. "Njësitë arsimore vendore ( drejtoritë arsimore rajonale dhe zyrat arsimore), gjatë periudhës për kryerjen e praktikës profesiona­le, realizojnë çdo muaj pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re, në emër të punëdhënës­it në masën 16.7% si dhe në emër të punëmarrës­it në masën 11.2%, të përllogari­tur.",- theksohet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Ndërkaq, masa mujore e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re do të përllogari­tet mbi pagën minimale mujore 24 mijë lekë. Ndryshimet në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave për përcaktimi­n e pagës minimale në shkallë vendi reflektohe­n menjëherë në masën e pagesës që punëdhënës­i paguan çdo muaj për kontribute­t e sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re. "Efektet financiare për pagesën e kontribute­ve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetëso­re për vitin 2018, të përllogari­tur në emër të punëdhënës­it dhe të punëmarrës­it, në shumën 90 396 000 ( nëntëdhjet­ë milionë e treqind e nëntëdhjet­ë e gjashtë mijë) lekë, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të mbulohen nga fondet e miratuara në buxhetin e vitit 2018, për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë", - citohet në vendim.

 ??  ?? Vendimi për kryerjen e praktikës profesiona­le
Vendimi për kryerjen e praktikës profesiona­le

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania