Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Si të luftoni mbipeshën me këtë çaj

Mjeku popullor: Ja kur vuani nga obeziteti, kontrollon­i indeksin e masës trupore "Konsumoni 3- 5 vakte në ditë dhe ujë"

-

shkojë më shumë se 100, ndërsa te femrat jo më shumë se 80- 85 centimetra, kjo gjithmonë në varësi të gjatësisë. Një tregues tjetër i obezitetit është edhe sindromi metabolik, trajtimi, i të cilit duhet të bëhet i gërshetuar me aktivitete­t fizike si dhe me pakësimin e sasisë së ushqimeve. Gjithashtu, duhet të ndërpresë dhe alkoolin. Ky grup njerëzish duhet të arrijë të ulë peshën trupore me 10 gram në ditë.

SHKAKTARËT

Jetojmë në një kohë që, nga njëra anë, ka një bollëk të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, por njëkohësis­ht jemi dhe në një fazë që ne nuk dimë realisht origjinën e prodhimit të ushqimeve që konsumojmë. Pra, këto produkte mund të jenë me ndërhyrje të shumta kimike apo hormone apo me përqindje të lartë të sheqer- nave, sidomos tek ëmbëlsirat. Kjo sasi e lartë karbohidra­tesh apo sheqernash përdoret për të mos shkaktuar dëmtimin, prishjen e këtyre produkteve të ëmbëltorev­e deri sa të shkojë te konsumator­i. Por që të dy faktorët e sipërpërme­ndur, ndikojnë në atë që quhet de- pozitim i rezervave ushqimore në organizëm e ky i fundit fillon që këto karbohidra­te ti kthejë në dhjamë e t'i ruajë. Pra, këto depozitime nuk janë asgjë tjetër veçse një energji e pakonsumua­r nga organizmi. Nëse arrijmë t'i djegim të gjitha kaloritë që marrim gjatë ditës, atëherë pesha trupore mbetet e pandryshua­r, por kur marrim kalori më shumë sesa harxhojmë, organizmi fillon ti depozitojë në formën e dhjamit, kryesisht në pjesën e barkut ose edhe në zonën gluteale apo kofshë. Kështu, që të kemi parasysh peshën normale të trupit, duhet të ndajmë dy faza: faza e rritjes së fëmijëve ( rritja metabolike e tyre) dhe faza e qëndrimit standard të peshës trupore te të rriturit. Nëse fëmijëve duhet t'i japim kalori më shumë sesa ata djegin për shkak se kalojnë në fazën e tyre të zhvillimit, duhet të mos harrojmë që mund t'i japim të konsumojnë edhe ushqime që përmbajnë yndyrna nga 24%; ndërsa produkte shtazore mund t'u japim 50100gram, ndërsa ushqimet që përmbajnë karbohidra­te duhet të jenë në raportin 1: 4 me sasinë e proteinave që marrin.

KURIMI ME BIMË MEDICINALE

Personat mbipeshë duhet të mos konsumojë lëngjet e konservuar­a të frutave apo pijet me gaz dhe së paku ta zëvendësoj­në me ujë natyral si dhe 1- 2 gota çaj të gjelbër në ditë, një limon të shtrydhur si dhe 5- 6 fije majdanoz në ditë. Edhe lëvorja e limonit është shumë efektive për rënien në peshë, ku brenda 25 ditëve shihen rezultate. Kur personi ka diabet dhe kolesterol të lartë, duhet patjetër të synojë rënien në peshë, pra duhet t'i shpallë luftë të "heshtur" mbipeshës së trupit të tij e të bjerë minimalish­t 200- 300 gram në një javë. Gjithashtu, të mos konsumojë më bukë të bardhë, por ta zëvendësoj­ë me produktet bimore që kanë fibra, veçanërish­t thekra. Nëse obeziteti i fëmijëve bëhet shqetësues, atëherë duhet të mbahet nën kontroll sasia e ushqimeve si dhe të shtyjmë fëmijën që të merret me ushtrime fizike, por edhe me basketboll. Nëse një person është obez, së paku duhet të rregullojë tretjen duke pirë 1- 2 gota ujë të ngrohtë në mëngjes të shoqëruar me një lugë kafe mjaltë dhe gjysmë luge kafe piperi të zi. Mjalti arrin të gjallërojë punën e enzimave në organizëm, të largojë toksinat dhe të nxitë funksionin e jashtëqitj­es. Gjithashtu, për të gjithë personat mbipeshë këshillohe­t të konsumojnë 3- 5 vakte duke ngrënë patjetër mëngjesin çdo ditë. Edhe çaji me dëllinjën e zezë i kombinuar me bishtat e qershisë ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga organizmi. Një mënyrë tjetër për rënien në peshë është edhe përdorimi i çajit natyral për dobësim, e kjo përzierje bimësh do të ndihmojë edhe sistemin e tretjes dhe në jashtëqitj­e. Ky çaj që përmban edhe mështeknë bën që uji i tepërt të largohet nga organizmi, pa larguar kripërat minerale.

 ??  ??
 ??  ?? Mjeku popullor Ylli Merja
Mjeku popullor Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania