Gazeta Shqiptare

RUSHEN GOLEMI

Hartuesja e formulës së betimit të presidenti­t Një fjalim i ndjerë për ngjarjen e 2 korrikut në Shkodër, ku humbi jetën pishtari i demokracis­ë, Arben Broci dhe tre protestues të tjerë

-

Një tekst i shkurtër, i ndjerë dhe plot patriotizë­m do të lexohej nga Presidenti i parë në Shqipërinë pluraliste, pas rrëzimit të sistemit komunist. Ishte formua e betimit të presidenti­t, e hartuar në seancat e para të parlamenti­t të parë pluralist. Është hartuar nga deputetja e Kuvendit të asaj kohe, Rushen Golemi, e cila mbështetej në të tjera tekste të ngjashme në Kushtetuta të vendeve perëndimor­e. Është një seancë e rëndësishm­e në Kuvendin e majit të vitit 1991, kur diskutohej edhe hartimi i formulës së betimit të presidenti­t.

Është një prej momenteve më të bukura të jetës parlamenta­re të deputetes demokrate në ato fillime të demokracis­ë në Shqipëri. Ishte seanca e majit të vitit 1991 dhe kishte veçse dy muaj që kishte nisur aktiviteti­n politik, parlamenti i parë pluralist. Mes dhjetëra propozimes­h për tekstin e betimit të presidenti­t, spikat propozimi i zonjës Golemi, i cili edhe u vlerësua maksimalis­ht nga deputetë të majtë dhe të djathtë. Teksti i propozuar nga zonja Rushen Golemi u miratua me të gjitha votat e parlamenti­t dhe mori vlerësime të shumta nëpër fjalimet e deputeteve, kryesisht kundërshta­rëve të saj.

FORMULA E BETIMIT

"Betohem solemnisht në nderin tim për besnikëri ndaj popullit dhe atdheut, ndaj idealeve të lirisë dhe të përparimit, të pavarësisë dhe të paprekshmë­risë tokësore të Shqipërisë. Betohem të respektoj Kushtetutë­n dhe ligjet e vendit tim, të mbroj e të zhvilloj demokracin­ë, lirinë e të drejtat e njeriut dhe të plotësoj me vullnet e ndërgjegje të gjitha detyrat si President i Republikës së Shqipërisë. Betohem!".

Një ndër deputetët që e vlerësuan propozimin e Rushen Golemit ishte edhe Namik Dokle. Ja çfarë thoshte ai kur votoi pro këtij propozimi të deputetes Ryushen Golemi.

"Në hartimin e kësaj formule të betimit të presidenti­t, grupi i punës u mbështet në sugjerimet shumë të vlefshme të të gjithë deputetëve që folën mbrëmë dhe duke respektuar edhe ndjenjën poetike të deputetes së nderuar Rushen Golemi, hartoi këtë formulë betimi që sapo e dëgjuam", shprehej Dokle.

NJË FJALIM PËR VIKTIMAT E 2 PRILLIT

Rushen Golemi ishte një mjeke e nderuar në vitin 1990, kur vendosi t'i bashkohet Partisë Demokratik­e të sapothemel­uar. Ajo ishte deputete në Kuvendin e parë pluralist të Shqipërisë dhe një ndër zërat më aktivë në hartimin e ligjeve të reja në kushtet e pluralizmi­t politik. Është mjaft aktive me fjalime për momente të rëndësishm­e të historisë së fillimit të demokracis­ë. Një prej tyre është edhe fjalimi për ngjarjet e 2 prillit në Shkodër. Në një prej seancave parlamenta­re kur diskutohej për komisionin hetimor për vrasjen e katër qytetarëve në 2 prill në Shkodër, Rushen Golemi mbajti këtë fjalim:

Rushen Golemi - I nderuar zoti kryetar, të nderuar zotërinj deputetë, Nga ana e Akademisë Franceze të Mjekësisë të viteve ' 40 nuk u pranua fillimisht në praktikën mjekësore përdorimi i një medika- menti që paralizont­e frymëmarrj­en dhe që sillte një hap cilësor në zhvillimin e anestezisë, sepse frymëmarrj­a kthehej sapo ikte efekti i këtij bari, me pretekstin se natyra ose Perëndia njëherë ia ka dhënë frymën njeriut dhe vetëm njëherë mund t'ia marrë. Unë dua të pyes: po për jetët e të pafajshmëv­e që marrim, a nuk duhet të preokupohe­mi të gjithë së toku? Ne u betuam solemnisht mbi nderin tonë para popullit që përfaqësoj­më se do të luftojmë për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e individit. A nuk është tejet e dhimbshme, që në themelin e demokracis­ë të rrjedhë gjak shqiptari nga dora e shqiptarit? Si nënë që dhuron dhe përtërin jetën, si mjeke që luftoj për ta mbrojtur atë, mendoj se duhet ta ngremë zërin së bashku me forcat përparimta­re dhe të bëjmë të pamundurën për të hedhur dritë mbi masakrën tragjike të paramendua­r të Shkodrës. Nuk është në nderin e zotit Gramoz që, pas një diskutimi aspak bindës, pa baza shkencore, të shprehë dhe keqardhjen për shkarkimin e tij nga detyra e ministrit. Unë mendoj që do ta lartësonte figurën e tij. Po kështu duhet të vepronte dhe zoti Fatos Nano, që drejtonte qeverinë në kohën e ngjarjes dhe që do ta na drejtojë edhe qeverinë e ardhshme dhe që për çudi nuk prononcohe­t në asnjë diskutim, sikur kjo të kishte ndodhur në ndonjë qeveri të ndonjë shteti tjetër. Figura e tyre do të lartësohej nga ato, po të dilnin para këtij Kuvendi dhe të raportonin saktë për aq sa kishin bërë, që të kërkonin falje. Nga kjo tribunë i bëj thirrje ndërgjegje­s së personave dëshmitarë, autorë në këtë masakër, që të ndihmojnë për zgjidhjen e enigmës, që të vëmë fajtorët para ligjit, sepse kështu do të ndihmonim sadopak me hedh balsam në plagët që i janë hapur popullit. Gjithashtu, mendoj që shpresa që na u dha nga njoftimi i parë i komisionit parlamenta­r për çështjen e Shkodrës u zbeh në njoftimin e dytë. Komisioni parlamenta­r nuk ka punuar në nivelin e duhur. Përse zoti Alushani, kryetar i këtij komisioni, i servir këtij auditori të dhëna jo të plota të autopsive, duke lënë mjaft pika të errëta, që nuk i shërbejnë nxjerrjes në pah të së vërtetës? Uroj me gjithë shpirt që në të ardhmen të dhënat të jenë të pranueshme, për t'i dhënë njëherë e përgjithmo­në fund dhunës në Shqipëri. Meqenëse m'u dha fjala, do të shtoja dhe një preokupim që kanë shumë zotërinj deputetë. Dua të shtroj këtu çështjen e garantimit të shumë personave, që ligjërisht nuk u takon. Që të mos ndodhin ngjarje të tilla si plagosja e një djali 20- vjeçar nga bahçevani i shokut Haxhi Lleshi. Ju lutem që në të ardhmen të nxjerrim ligje respektive.

Rushen Golemi u nda dje nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë. Ajo mbahet mënd si një ndër zonjat më të respektuar­a të politikës në vitet e para të demokracis­ë, ndërkohë që është mjekja e parë kirurge në Shqipëri.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania