Gazeta Shqiptare

Ekspozita për nënën, gruan që s'e njoha e gruan që e humba

( dhe një histori me Gedafin) Një rrëfim në "Marub": Kam lindur nga një dashuri mes muzikës dhe kërcimit

-

fotot, ku unë isha e vogël, kisha nevojë të shihja si ishte. Unë, nuk e kisha njohur sa duhej. Unë nuk isha mike e kësaj gruaje. Ishte një mënyrë për të rijetuar të shkuarën që kisha humbur.

- Në video jeni edhe ju duke ndjekur këshillat e saj, këshillat për t'u bërë balerinë. Çfarë është kjo video? A është pendesë?

Është një lloj pendese, është edhe pendesë. Më ka xhiruar mamaja, më ka xhiruar kur shpresonte që unë do bëhesha balerinë. Më çonte në prova e në kurse kërcimi. Unë, nuk e ndoqa baletin. Por atë video e kam bërë në Nju Jork, ku bëja festa çdo ditë, kërceja çdo ditë. Sepse kam shumë energji kur kërcej. E kam bërë edhe për të thënë që nuk u bëra balerinë, por ishte pasion.

- Jeni penduar sepse ju vjen keq që nuk u bëtë balerinë, apo që nuk u bëtë balerinë sepse siç donte nëna juaj?

Jo, është një pendesë edhe në respekt të nënës sime. Që nuk e kam kënaqur, kur e humb dikë, të vijnë në mendje gjithë gjërat që nuk ke bërë për të. E kam bërë për nënën, por duke vënë muzikën e filmit "Flash dance", kam dashur të them edhe se tani kërcej për jetën time. Baleti nuk është profesion, por sa herë që kërcej, diçka ndjej.

- A është puna juaj, një vallëzim në kohë? A është edhe kjo ekspozitë në Shkodër, një vallëzim në kohë?

Po. Siç më thoshte profesori im, vallëzimi është e shkuara, e ardhmja, por është edhe e tashmja. Sepse, duke vënë veten e tanishme, në një fotografi të së shkuarës, kam ndërtuar një të ardhme, sepse unë do të mbetem përgjithnj­ë në atë foto.

- Kam lexuar një letër dashurie që babai juaj ia ka dërguar nënës suaj. Pse i kushtuat një vepër kësaj letre? Çfarë kishte ajo që ju përfshiu?

Ajo punë titulluar "përgjithnj­ë me ty, deri në vdekje", ishte një prej letrave të prindërve. Gjeta një valixhe plot me letra, që babai dhe nëna i dërgonin njëri- tjetrit. Mamaja i kishte fshehur, unë i gjeta dhe i lexova. Kishin një butësi, një ëmbëlsi, të jashtëzako­nshme. Letra të tilla nuk shkruhen më. Unë një dashuri si kjo, s'e kam pasur kurrë. Kaq e vuajtur, kaq e bukur. Ka pasur edhe një lloj largësie, ata jetonin larg nga njëritjetr­i dhe shkruanin letra. Sot, edhe nëse je larg me dikë, flet në telefon. Atëherë, kishte vetëm letra, asgjë tjetër. Ata shkonin në mbrëmje vallëzimi të shtunave. Babai i binte kitarës, mamaja e ndiqte, por e bënë fshehurazi sepse vëllai i saj i madh nuk duhej ta dinte. Ishin pra, këto kohë. Për mua, kjo ishte një histori fantastike. Kam marrë vetëm një pjesë letre, që flet për muzikë e vallëzim. Mendoj se ajo është baza ime: unë kam lindur nga dashuria, kam lindur nga një dashuri mes muzikës dhe kërcimit.

Mamaja ka shkuar gjithnjë të vallëzojë, ka shkuar gjithnjë deri në ditët e fundit të jetës së saj. Unë dhe im vëlla jemi rritur me këtë ambient dhe jemi të dy kërcimtarë shumë të mirë. Domethënë, babai bënte muzikë dhe mamaja i shkonte pas, ishte shumë xheloze. I shkonte pas dhe ne na merrte me vete.

- Së fundmi i jeni kushtuar shumë territorit, braktisjes së fshatrave, zhdukjes së kujtesës. Pse keni ndërruar qasje?

Doja të bëja një vepër për fundin e botës së fshatarëve. Bujqit në fshat nuk janë fshatarët e zakonshëm që prodhonin si dikur, tani puna që bëjnë quhet agrikultur­ë. Ata janë të detyruar të ndjekin rregullat e kompanive multinacio­nale. Nuk janë më fshatarët e dikurshëm si gjyshërit e mi: që shihnin qiellin dhe kuptonin nëse do binte shi, se si ishte hëna, si do ishin dy javët e ardhshme, çfarë duhej mbjellë kur është hëna e plotë. Kemi ikur nga natyra dhe po i humbasim këto. Kjo ka shënuar fundin e shumë gjërave: si fillim, nuk e dimë çfarë hamë.

- Ju, nuk jeni një artiste e përfshirë ose që mbani qëndrim politik. Pse?

Jam njeri politik, ose më saktë kam qenë deri vitet e fundit, ku nuk di më në ç'anë të jesh, sepse nuk ka një anë ku mund të jesh. Nga ana tjetër, nuk jam artiste që mbaj qëndrime politike, ngaqë edhe jam marrë me kujtesën. Këto punët e fundit kanë një lloj qëndrimi, si ajo me zhdukjen e botës fshatare.

- Ju keni një rast që do përbente interes, me vjedhjen e një prej punëve tuaja.

Ishte vepër publike, art publik që ishte vendosur në Sirakuzë. U ftova me 9 artistë të tjerë të bënim nga një vepër që do të ishte për ambiente publike. Secili do kishte veprën e tij. Unë u ftova e fundit dhe isha në vend të një artisti tjetër që ishte tërhequr, ndaj kisha shumë pak kohë në dispozicio­n. Kisha vetëm 1 muaj kohë, të tjerët kishin pasur 1 vit kohë. Vepra publike duhej të ishte skulpturë. Për 1 muaj asnjë fonderi nuk bënte derdhjen e skulpturës. Në një fonderi të Bergamos gjeta 36 statuja ushtarësh, në përmasa 2 metra e 30 cm deri në 3 metra. Ishin në bronz. Të gjithë në pozicion sulmi, por të gjithë në pozicione të ndryshme. Shkova të pyesja çfarë ishin dhe më thanë se po falimenton­in për shkak të këtyre 36 skulpturav­e. Më treguan se i kishte porositur Gedafi, se donte t'i vinte para selisë së tij, me rastin e 40- vjetorit të marrjes së pushtetit. Më pas qenë ata francezët që e vranë dhe duke qenë se Gedafi vdiq, porosinë e tij nuk erdhi ta merrte njeri e as të paguante njeri për të. Fonderia po falimenton­te pra. Unë u kërkova të më shisnin një, ma shitën, gjeta më të shëmtuarin, mes gjithë atyre që ishin të shëmtuar. Dhe, duhet të shtoj se fonderia ka qenë e detyruar të realizonte, skulptura sipas boceteve e që i kishte realizuar djali i Gedafit, i cili nuk dinte të vizatonte. Unë mora skulpturën, i vura shënimin ku sqarova gjithë ç'kishte ndodhur dhe e vura në një vend që dukej sikur do hidhej në det. Por, u vodh. Nuk e di pse as si, por vepra ime u vodh.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Moira Ricci
Në foto: Moira Ricci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania