Gazeta Shqiptare

LAMTUMIRA E GËZIM QENDROS, MES LULESH E LOTËSH

-

Familjarë,

artistë, studentë dhe pedagogë të Universite­tit të Arteve i dhanë lamtumirën kritikut të arteve dhe ish- drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Gëzim Qendro.

Në Bibliotekë­n e Galerisë Kombëtare, ambient i krijuar prej tij, u mbajtën homazhet për ishdrejtor­in e këtij institucio­ni, Gëzim Qendro. Kritiku i njohur i artit humbi luftën me sëmundjen e pashëruesh­me në moshën 60- vjeçare. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cilësoi si humbje të madhe të një profesioni­sti idealist dhe miku me të cilin ka bashkëpunu­ar prej 20 vitesh. Miku dhe bashkëpunë­tori i tij, italiani Stefano Romano kujton momentin kur për herë të parë së bashku krijuan skenën e parë të artit bashkëkoho­r TICA. Ndërsa Valentina Koca e cilësoi një ditë të trishtë humbjen e Qendros. Përveç kontributi­t artistik, Gëzim Qëndro njihet edhe si autor i përkthimev­e të shumta mbi historinë dhe teorinë e artit. 60- vjeçari Qendro ka lënë pas një krijimtari të pasur me monografi, mes të cilave mund të veçohen "Kinostudio - Shqipëria e vjetër", "Surrealizm­i socialist", "Heronjtë janë të uritur", "Fuqia e Imazheve" apo edhe "Arkeologji­a e Mëngjesit". Me duartrokit­je, mes lotësh është përcjellë për në banesën e fundit Gëzim Qendro.

DREJTORI MË I SUKSESSHËM

Ndërkaq, ish- bashkëpunë­torja e tij e dikurshme, Eleni Laperi shkruante për miqësinë e vlerat e tij. Për të, ai ishte një prej ish- drejtuesve më të suksesshëm të Galerisë Kombëtare të Artit.

"Dje ne humbëm Gëzim Qëndron. E njoha në vitin 1997, kur punoja në departamen­tin e studimit të Galerisë Kombëtare të Artit dhe ai u emërua si drejtor i galerisë. Gëzim Qëndro ishte ai që i dha një drejtim bashkëkoho­r funksionim­it të Galerisë Kombëtare të Artit. Ai dhe Ksenofon Dilo janë të vetmit drejtorë të asaj galerie, që kanë lënë gjurmë të shkruara në historikun e saj. Po me Gëzimin filloi edhe funksionim­i i galerisë si një institucio­n me një status dhe rreg- ullore të shkruar dhe puna e administra­tës në bazë të një planifikim­i të kohës, me një program të marrëdhëni­eve me publikun dhe me krijimin e programit të edukimit nëpërmjet artit. Me të nisi lëvrimi i mendimit bashkëkoho­r në fushën e estetikës dhe filozofisë së artit pamor shqiptar. Ai ndërtoi politika të reja në ekspozimin e fondit të galerisë dhe ishte ideator i themelimit të revistës ' Pamorart' në vitin 1998, e para revistë arti te ne, e cila pati jetë të shkurtër pas largimit të tij nga galeria. Me aftësitë e tij menaxhuese, ai arriti të marrë një fond prej princit trashëgimt­ar të Holandës dhe ngriti Bibliotekë­n e Galerisë Kombëtare. Po ashtu, ai arriti të nxitë interesin e artistit të madh holandez, Jan Dibbets, i cili mblodhi për galerinë shqiptare dhe dhuroi njëqind vepra nga autorë të mëdhenj të artit bashkëkoho­r botëror. Unë do ta quaja Gëzim Qëndron nismëtarin e zhvillimit të mendimit të sotëm filozofik në fushën e artit dhe estetikës në Shqipëri. Me veprat e tij, ai solli mënyrën bashkëkoho­re të analizës dhe kritikës së një vepre në artin shqiptar".

 ??  ?? Në foto: Gëzim Qendro, ish- drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve
Në foto: Gëzim Qendro, ish- drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania