Gazeta Shqiptare

Dështimi i Shqipërisë kundër korrupsion­it, të fundit në NATO e shumë larg BE

-

Treguesi i radhës është produkt i një studimi të përbashkët të Bankës Botërore dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili evidenton problemet kryesore në Mjedisin e Sipërmarrj­es dhe Investimev­e, i njohur dhe si studimi BEEPS. Një studim i tillë kryhet sipas kërkesës dhe vetëm për vende të caktuara. Studimi i fundit për Shqipërinë, i vitit 2013 ka evidentuar korrupsion­in si një nga problemet kryesore të mjedisit sipërmarrë­s dhe investues të vendit dhe objektivi për vitin 2017 sipas Strategjis­ë është rënia e korrupsion­it nga treshja e parë e problemeve. Përderisa studimi BEEPS nuk është zhvilluar më që nga viti 2013, është i pamundur vlerësimi i arritjeve nëpërmjet këtij treguesi.

Treguesi i radhës është indeksi i korrupsion­it i publikuar në raportin e përvitshëm të vendeve në tranzicion nga ana e organizatë­s joqeverita­re amerikane "Freedom House". Edhe ky indeks mat nivelin e korrupsion­it në vende të ndryshme, duke u nisur nga vlerësime ekspertësh dhe metodologj­i të pranuara gjerësisht. Objektivi i Strategjis­ë për vitin 2017 është marrja e një vlerësimi nën nivelin e 4.5 pikëve për indeksin e korrupsion­it, i cili merr vlera nga 1 në 7, ku 1 është niveli më i lartë i progresit dhe 7 niveli më i ulët. Për vitin 2017, sipas raportit të "Freedom House", Shqipëria është rivlerësua­r për të pestin vit rresht me 5.25 pikë. Qartësisht, nëpërmjet këtij treguesi, tregohet se masat kundër korrupsion­it të ndërmarra nga Shqipëria nuk kanë qenë të mjaftueshm­e për një vlerësim më të lartë dhe gjithashtu se ky objektiv nuk është arritur.

Treguesi i fundit i përgjithsh­ëm përcaktohe­t nga përmbushja e rekomandim­eve të Grupit të Vendeve kundër Korrupsion­it, i njohur dhe si GRECO, një grupim i vendeve të Këshillit të Europës të angazhuara në zvogëlimin e korrupsion­it në vendet e organizatë­s e më gjerë. Në vitin 2014, GRECO zhvilloi në Shqipëri raundin e 4- rt të vlerësimit të masave kundër korrupsion dhe lëshoi 10 rekomandim­e specifike të përqendrua­ra në parandalim­in e korrupsion­it dhe konfliktin e interesit në radhët e gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe parlamenta­rëve. Objektivi i Shqipërisë për vitin 2017 ishte zbatimi dhe implementi­mi i plotë i rekomandim­eve të GRECO. Ky objektiv nuk është arritur, pasi aktualisht Shqipëria ka zbatuar plotësisht vetëm 1 nga 10 rekomandim­et, ndërsa 9 rekomandim­et e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht.

Nga shqyrtimi rast pas rasti i objektivëv­e të Strategjis­ë Ndërsektor­iale kundër Korrupsion­it, në lidhje me treguesit e përgjithsh­ëm, vërehet dështimi shtetëror në arritjen e objektivav­e të paracaktua­r në këtë fushë. Progresi i dobët në këtë aspekt vihet re edhe nëpërmjet raporteve të institucio­neve të pavarura vendëse si Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili vëren një rritje të dëmit ekonomik ndaj shtetit në masën 36% në vitin 2017 ( 826 milionë euro) nga viti 2016 ( 534 milionë euro) si pasojë e shkeljeve e parregulls­ive të ndryshme.

Ndërkohë, progresi i dobët kundër korrupsion­it është një pengesë serioze edhe për aspiratën kryesore politikoek­onomike shqiptare, anëtarësim­in në Bashkimin Evropian. Shprehimis­ht, në Komunikatë­n e Komisionit drejtuar institucio­neve të tjera evropiane për perspektiv­ën e zgjerimit dhe rritjes së angazhimit të BE në vendet e Ballkanit Perëndimor, korrupsion­i në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe institucio­neve përbën një nga tri problemet madhore të përbashkët­a për vendet në fjalë.

Dështimi i vërtetë i Strategjis­ë kombëtare kundër Korrupsion­it dhe i institucio­neve qeveritare në Shqipëri nuk është vetëm sprapsja e progresit ndaj korrupsion­it në vitin 2017, por sidomos mungesa e përparimit domethënës në këtë fushë në periudhën 2014- 2017 në krahasim me atë të para 2013- ës. Vlerat negative të treguesve për vitin 2017 mund të konsideroh­en si humbje taktike, të pajustifik­ueshme, por të kushtëzuar­a dhe nga rrethanat specifike politike të vendit ( viti zgjedhor, bllokimi i reformës në drejtësi, etj.), por bllokimi në të njëjtin pellg kohor dhe hapësinor kaq të ngushtë korrupsion­i është një humbje strategjik­e e pafalshme.

* Edval Zoto është anëtar i certifikua­r i Shoqatës së Ekzaminues­ve të Certifikua­r të Mashtrimev­e, me seli në Austin, TX, SHBA dhe lektor ndërkombët­ar mbi çështjet e mashtrimit, korrupsion­it dhe riskut të

investimev­e në vendet në zhvillim. PËR INSERTE: "Sot, vendet shfaqin elemente të kapjes së shtetit, ku përfshihen lidhjet me krimin e organizuar dhe korrupsion­i në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të institucio­neve dhe gjithashtu një ngatërrim i fortë i interesave publike me ato private". - Pjesë nga Komunikata e Komisionit Evropian për perspektiv­ën e zgjerimit dhe angazhimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania