Gazeta Shqiptare

A mund t'i bëjë ballë Europa revolucion­it shkencor në zhvillim?

-

( Baidu, Alibaba, Tencent, Xiaomi) ndjekin të njëjtën rrugë: Alibaba kohët e fundit ka investuar 15 miliardë dollarë në kërkimin në inteligjen­cën artificial­e ( IA), ndërkohë që buxheti i përgjithsh­ëm ( Instituti Kombëtar i Kërkimit Shkencor në informatik­ë dhe në automatikë ( INRIA), Francë institucio­ni prestigjio­z i kërkimit shkencor francez, e kalon me vështirësi shumën e 230 milionë eurove të alokuar për inteligjen­cën artificial­e.

Ky çekuilibër midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës nga njëra anë dhe vendeve të tjera, nga ana tjetër, shtron në mënyrë të ligjshme problemin e sovranitet­it teknologji­k të shteteve.

Me të drejtë Jean- Gabriel Ganascia, profesor në Universite­tin e Sorbonës shtron pyetjen. Kush i kontrollon Big Data, teknologji­të e inteligjen­cës artificial­e dhe kibersigur­isë? A janë gjigantët teknologji­kë e sipër përmendur ndërmarrje të mbështetur­a fort nga qeveria amerikane, nga njëra anë, dhe mjaft të kontrollua­ra nga shteti kinez nga ana tjetër?

Midis këtyre dy poleve të zhvillimit, Europa nuk peshon rëndë. Ajo i bën ballë dy fuqive mjaft intervenci­oniste në ekonomitë e tyre respektive, ndërsa Bashkimi Europian nuk ndalet në mbrojtjen e shkëmbimit të lirë dhe konkurrenc­ës së lirë, respektimi i të cilave pengon zhvillimin teknologji­k të kontinenti­t të vjetër. Krahas kësaj nisiativat e reja që lindin në Europë pa u lodhur blihen përsëri nga firmat amerikane. Rreth tridhjetë ko- mpani europiane janë përpirë nga firma amerikane Mountain View qysh me krijimin e saj në vitin 1998. Akoma më shqetësues­e, strategjia e këtyre kompanive është blerë përsëri nga Google, si e vetmja mënyrë për ata realizuar të ardhura financiare: kështu që lindja e një arkitektur­e ekonomike dhe sipërmarrj­e kompetitiv­e dhe dinamike në Europë në mënyrë sistematik­e përballet me fuqinë e zjarrit financiar të gjigantëve të përtej Atlantikut.

Në këto kushte është e vështirë që Bashkimi Europian në afat shkurtër mund të zbatojë një politikë ekonomike aq koherente dhe të integruar si Kina apo në një nivel më të vogël, se Shtetet e Bashkuara në sektorin e teknologji­ve të reja. Si shtetet europiane mund të bëhen bashkë për të detyruar ndërmarrje­t e huaja ashtu siç e bën shteti kinez, të grumbulloj­në të dhënat e klientëve të tyre në territorin europian? Aktualisht kjo nuk synohet. Por kjo do të lejonte të evitohen që informacio­net personale të qytetarëve të mos transferoh­en nga Europa, të mos ruhen jashtë, të spiunohen dhe më në fund të përdoren kundër shteteve apo ndërmarrje­ve europiane. Siç e thekson Agata Kazhe presidente e kompanisë Compass Label, të dhënat sot janë thelbësore për kibersigur­inë dhe në zhvillimin e inteligjen­cës artificial­e ; por të cilat janë tashmë pronësi de fait e firmave të huaja, amerikane apo kineze.

Niveli i ulët i integrimit të politikave europiane pengon paraqitjen e një strategjie efikase dhe ambicioze. Dhe pa frikë duhet ta pranojmë atë. Europa nuk është në gjendje të kapë vonesën e saj. Por siç e thekson atë Jean- Gabriel Ganascia, ky konstatim nuk është medoemos dramatike. Sipas tij, interesi i Europës do të ishte më mirë të braktiste sektorët në të cilët amerikanët dhe kinezët kanë përparuar mjaft për t'u përqendrua­r më mirë në fusha të reja. Loik Bardon, bashkë themelues i think tank Paris Singularit­y, me të drejtë kujton se revolucion­i i katërt shkencor i ardhshëm do të mobilizojë fusha të tjera, perspektiv­at e të cilave për ekonominë europiane sot janë të pallogarit­shme si: nanoteknol­ogjitë, bioteknolo­gjitë, informatik­a, teknologji­të e njohurive ( NBIC).

Në këto fusha të kërkimit Europa synon të ketë një avantazh krahasues për t'i bërë ballë dy fuqive të mëdha ekonomike të këtij fillim shekulli të XXI. Për ta bërë këtë ajo duhet në mënyrë masive të investojë në arsimim dhe trajnimin e vazhdueshë­m; të fillojë një politikë industrial­e të guximshme, e aftë që të lindin gjigantë teknologji­kë europianë dhe më në fund të nxisë një dëshirë të fortë për teknologji­të e reja në shërbim të shoqërisë.

Në këtë kontekst, nevojitet që të vendosen piketat e një solidarite­ti europian i drejtuar drejt një objektivi të përbashkët.

Pa këtë solidarite­t Europa do të reduktohet në rolin e spektatori­t. * Instituti i Marrëdhëni­eve

Ndërkombët­are Strategjik­e, Francë Shqipëroi: Sali Metani

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania