Gazeta Shqiptare

Dashuri në akull! Kukësi ' flirton' me fitoren, por Soue i vë kapak

Vllaznia humbet në Laç dhe sheh Teutën t'i afrohet me një pikë në luftën për mbijetesë Kampionët udhëheqin 2- 0, më pas barazon sulmuesi nga Gambia

-

Kukësi shpërdoron një avantazh të dyfishtë ndaj Skënderbeu­t në "Zeqir Ymeri" dhe mundësinë për t'u shkëputur të paktën përkohësis­ht nga Flamurtari, që luan këtë të enjte me Luftëtarin në Vlorë. 2- 2 përfundoi ky takim, që u luajt në kushte ekstremish­t të vështira për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Ali Soue realizoi me prepotencë dy gola në pjesën e dytë, teksa në të parën për verilindor­ët kishin shënuar Kale dhe Shkodra. Diferenca mes dy skuadrave mbetet 14 pikë edhe pas javës së 22- të. Vendësit kaluan në epërsi që në minutën e 21- të me Elton Kalen, i cili i pambuluar në shtyllën e dytë, pati kohë për ta kontrollua­r topin e më pas për dërguar në rrjetë topin. Reagimi i Skënderbeu­t në pjesën e parë ishte i vakët, madje pak para se skuadrat t'u drejtohesh­in dhomave të zhveshjeve, një gabim i Vangjelit u shfrytëzua nga Bakaj, i cili e detyroi Teqjen të reagonte, por topi shkoi te Donjet Shkodra, që realizoi të dytin për Kukësin. Në pjesën e dytë fusha ishte krejtësish­t e mbuluar nga dëbora, por kushtet e vështira nuk e penguan Souen të realizonte me forcë dy gola të njëpasnjës­hëm. Në rastin e parë ( 62') goditi saktë thuajse nga vija e 16 metrave, me topin që përshëndet­i rrjetën, ndërsa pak minuta më vonë ( 69') përfitoi sërish nga mefshtësia e mbrojtjes, duke e mposhtur sërish Koliqin. I pafat Guri në të paktën dy raste, pasi goditja e sulmuesit shkodran në një moment u devijua nga portieri, ndërsa pak minuta më vonë pasi u përplas në shtyllë, i shkoi në dorë Teqjes.

Nuk arrin të bëjë katër rezultate pozitive radhazi Vllaznia, që kthehet pa pikë nga transfertë e Laçit, e cila mbetet tabu për kuqeblutë. Goli i vetëm i këtij takimi, por që i mjaftoi skuadrës së Mezanit për të marrë maksimumin e pikëve u shënua me kokë nga Uzuni në fund të pjesës së parë. Pati protesta nga shkodranët për një faull ndaj Mersinit para se topi të krosohej për Uzunin, por për kryesorin gjithçka ishte e rregullt. Vllaznia pas kësaj humbjeje mbetet tejet e rrezikuar për të rënë nga kategoria, pasi Teuta mori një fitore shumë të rëndësishm­e 1- 2 në transfertë me Kamzën. Një kundërzbri­tje e shpejtë e Beqjas në krahun e djathtë e kapi të papërgatit­ur mbrojtjen vendëse në pjesën e parë, madje as portieri Gjonikaj nuk mundi të bënte asgjë pas goditjes së futbollist­it durrsak, që përfundoi në rrjetë. Në pjesën e dytë Teuta shënoi golin e sigurisë me Amadou Latif. Në kohën shtesë Kamza shkurtoi distancën në 1- 2 me Raçiç me 11metërsh, por që nuk vlejti për asgjë. Edhe pas këtij suksesi, Teuta mbetet në zonën e ftohtë, por Vllaznia ka vetëm një pikë më shumë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania