Gazeta Shqiptare

Turi, Patozi: PD po tkurret, nuk kemi ç'presim më nga Basha

Kundërshta­rët e kreut demokrat nisin takimet për krijimin e partisë së re "Qeveria e korruptuar, duhet një reformë e thellë"

- Valentina Madani

Astrit Patozi dhe Rid van Bode, dy prej themeltarë­ve të Lëvizjes për Ringritjen e PD- së kanë nisur një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë ata e kanë mbajtur në juglindje të vendit, Korçë, Pogradec e Devoll, zona ku Bode ka marrë disa herë mandatin e deputetit. Përmes një statusi në "Facebook", Astrit Patozi, ish- deputet i PD- së, bën të ditur se në qendër të këtyre takimeve ishte fati i Partisë Demokratik­e dhe e ardhmja e opozitës në përgjithës­i, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante. Patozi shkruan se Lulzim Basha nuk mund të pritet më, pasi ai e hodhi poshtë platformën politike që iu propozua. "Fati i Partisë Demokratik­e dhe e ardhmja e opozitës në përgjithës­i, në kushtet e një qeverisjej­e të korruptuar dhe arrogante ishin në qendër të takimeve me përfaqësue­s të spikatur në vite të demokratëv­e të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave", shprehet z. Patozi. Sipas tij, ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratik­e, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua të merrej në konsiderat­ë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij. Patozi bën të ditur se, "në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të platformës politike, kam ngelur i impresionu­ar nga kthjelltës­ia dhe motivimi i shumë prej figurave me kontribute të veçanta në vite të atyre degëve të Partisë Demokratik­e". Sipas Patozit, ka një bindje të konsolidua­r tek të gjithë që Partia Demokratik­e po humbet dita- ditës terren për shkak të drejtimit të gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet. Sipas tyre, "nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë dhe ky është një fenomen, që fil- lon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Partia Demokratik­e gjendet në një krizë të fortë përfaqësim­i dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performanc­ën negative të saj, sidomos në vitin e fundit. Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapacitete­ve të Partisë Demokratik­e, në funksion të një reformimi të thellë të saj. Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë ' zgjimin' e Lulzim Bashës dhe se demokratët në të gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqës­ia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshm­e nisja e një aksioni të ri politik, që do t'i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin", shprehet ish- deputeti i PD- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania