Gazeta Shqiptare

Panariti, thirrje qeverisë: Kujdes me gjurmimin e peshkarexh­ave, cenohet siguria kombëtare

-

Ish-

ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i bën thir rje qeverisë të ketë kujdes me kalimin e sistemit të gjurmimit të peshkimit në duar të të tretëve. Ai e konsideron këtë veprim si cenim të sigurisë kombëtare. Në postimin e mëposhtëm është arsyetimi i ish- ministrit mbi këtë çështje: "Kalimi i sistemit të gjurmimit të flotës së peshkimit në duar të treta cenon sigurinë kombëtare. Kujdes, kujdes, kujdes me peshkimin! Nuk është vetëm prodhim, por edhe siguri kombëtare! Kam qenë dhe jam i bindur se peshkimi te ne ka pasur vazhdimish­t rritje. Sepse këtë e tregonte ' de facto', prodhimi dhe tregtia e peshkut në terren. Sepse sektori kërceu edhe falë mbështetje­s tonë me subvencion­e të forta të karburanti­t për peshkarexh­a. Por dëmtimi i sistemit europian të gjurmimit të peshkimit ( Blue Box), veçanërish­t pas prillit te 2017- ës deformoi statistika­t, raportonte njëzet herë më pak nga realiteti dhe çka është më e rëndë, nuk zbulonte vendndodhj­en e anijeve të peshkimit. Kujdes! Duhet të analizojmë me shumë përgjegjës­i arsyet përpara se të veprojmë për të korrektuar gjendjen. Kujdes! Shqipëria ka nënshkruar marrëveshj­en e masave portuale të kërkuara nga Amerika për parandalim­in e trafiqeve të paligjshme, mungesën e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit të paligjshëm. Përshëndes qeverinë, e cila vendosi të mbulojë me fondet e saj funksionim­in e sistemit, por ajo nuk duhet të heqë dorë në asnjë mënyrë nga mbikëqyrja dhe administri­mi i sistemit... Përpos të tjerave, kjo do të ishte cenim i sigurisë! Tani që paratë u siguruan, thjesht të vazhdohet me përgjegjës­i shtetërore në rrugën e sistemit të instaluar nga Bashkimi Europian për këtë qëllim".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania