Gazeta Shqiptare

Ndoka: Kundërshta­rët e Bashës do kenë problem të zgjedhin kryetarin

Parti e re? Ironia e deputetit me grupin anti- Basha

-

Kreu

i PDK- së, Nard Ndoka shprehet se grupi anti- Basha po tenton të krijojë një parti të re. Teksa e njofton këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ai ironizon se ky është një lajm i mirë për të djathtën dhe pluralizmi­n në vend. Por sipas Ndokës, edhe në këtë parti të re rrezikon të ketë përplasje mes grupit për faktin se cili do jetë kryetar. Teksa ironizon situata të kësaj natyre, ai thekson se nisur nga kjo gjë, "për fat të keq do të kemi 5- 6 parti të reja". "Grupi ' antiBasha' po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ' mirë' për të djathtën dhe pluralizmi­n! Për fat të keq do të kemi 5- 6 parti të reja, sepse anëtarët e ' grupit' nuk pranojnë njëri- tjetrin për kryetar!", shprehet kreu i PDKsë. Dy ditë më parë ishnënkrye­tarja e PD- së, Joze- fina Topalli deklaroi: "Vendi ka nevojë për një forcë të re dhe se marrëveshj­a RamaBasha vazhdon. Në këto kushte populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre", u shpreh Topalli. Sipas saj, vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje. "Qeverisja inekzisten­te që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisje­n e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipi­t të qeverisë", tha zj. Topalli. Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të PD- së në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë. "Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon", theksoi Topalli.

 ??  ?? Astrit Tatozi
Astrit Tatozi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania