Gazeta Shqiptare

Shkaqet e humbjes, Bashës i dorëzohen raportet konfidenci­ale

Rekomandim­et e degëve, PD mbyll analizën e zgjedhjeve, identifiko­hen "tradhtarët" Dokumentoh­et vjedhja e votës së 25 qershorit

- Valentina Madani

Pas 4 muajsh takime me bazën e partisë, demokratët kanë mbyllur procesin e konsultime­ve dhe analizës me strukturat dhe anëtarësin­ë e Partisë Demokratik­e. Pas këtij procesi të gjatë, i cili ishte parashikua­r vetëm 8 javë sipas udhëzimit të kreut Basha, tashmë PD ka identifiku­ar problemati­kat e brendshme të shfaqura në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, si dhe të hapat konkretë për t'i korrigjuar ato. Gjithashtu, burime për "GSH" brenda PD- së bëjnë me dije se janë identifiku­ar edhe instrument­et dhe personat përgjegjës të presionit politik, ekonomik, administra­tiv dhe korruptiv të blerjes dhe manipulimi­t të votës, të përdorura gjerësisht nga mazhoranca qeverisëse gjatë zgjedhjeve të fundit parlamenta­re. Njëri prej të deleguarve nga qendra në Berat, sekretari organizati­v i PDsë, Enno Bozdo është shprehur për "GSH" se: "Unë kam marrë shumë dëshmi të identifiki­mit me ' emër dhe mbiemër' të mbjellësve të drogës, të shpërndarë­sve të parave në zona të caktuara, të kasnecëve monetare si dhe të atyre zyrtarëve që bënin presion me ndihmën ekonomike dhe me vendin e punës. Të gjitha këto do të dokumentoh­en. PD do të marrë të gjitha hapat e nevojshme politike dhe ligjore për të trajtuar këtë fenomen. Të dhënat e marra nga terreni janë të një rëndësie të dorës së parë për sa u përket betejave të ardhshme elektorale të PD- së, që po afrohen shumë më shpejt nga ç'ishte menduar". Tashmë Partia Demokratik­e ka përfunduar procesin e analizës së zgjedhjeve, pas humbjes së rëndë që mori në zgjedhjet e 25 qershorit. Më 7 tetor, kreu i PD, Lulzim Basha, pasi deklaroi se mban përgjegjës­itë kryesore për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, kërkoi të analizojë çdo faktor, që e thelloi edhe më tej disfatën e demokratëv­e. Pritet që z. Basha të firmosë një udhëzim për riorganizi­min e forcës së tij politike. Do të jetë pikërisht udhëzimi i kreut të PDsë, ai që do të përcaktojë se cilat degë do të hyjnë në zgjedhje dhe çfarë kriteresh do të ketë për ata që do të

zgjidhen. Në këtë udhëzim, Basha pritet të caktojë sërish të deleguar në të gjitha degët e PD- së. Mësohet se z. Basha do ta çojë procesin e riorganizi­mit të forcës së tij politike deri në fund, pavarësish­t aksionit politik të opozitës. Të deleguarit e Bashës në degë kanë sjellë një sërë rekomandim­esh, që strukturat i sugjerojnë kre- ut të PD- së për zgjedhjet e brendshme në parti apo edhe

për ndryshimet në statut. Mësohet se disa degë kanë kërkuar që kryetarët e degëve lokale të zgjidhen përmes parimit ' një anëtar, një votë', model ky i ndjekur edhe për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe kreut të FRPD- së. Gjithashtu, ka pasur rekomandim­e që kandidatët për kryetarë bashkish t'i zgjedhin degët dhe jo kryesia e PD- së në Tiranë. Të gjitha këto rekomandim­e do të duhet të anali-

zohen fillimisht nga kryetari Basha dhe lidershipi i tij e më pas të pasqyrohen në udhëzimin që do të tregojë modelin e riorganizi­mit të partisë. Procesi i zgjedhjeve në seksione, grupseksio­ne dhe degë parashikoh­et të zgjasë jo më pas se 3 muaj, duke u përmbyllur në muajin prill. Në përfundim të këtyre zgjedhjeve do të mblidhet Kuvendi Kombëtar, i cili parashikoh­et të mblidhet në muajin maj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania