Gazeta Shqiptare

Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por asnjë hebre

Konferenca e Komitetit Izraelito- Amerikan, kryeminist­ri flet për nazistët dhe hebrenjtë "Në verë, udhëtim direkt drejt Izraelit"

-

Përballe 18.000 ameri kano- izraelitëv­e, Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, dje foli në Konferencë­n vjetore të Komitetit Izraelito- Amerikan të Çështjeve Publike në Uashington për humanizmin shqiptar. Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe miqësinë e konsolidua­r mes dy shtetve. Pas një pyetje- përgjigje me një gazetare, salla e duartrokit­i me ovacione. "Doja të thosha që vendi i parë në Evropë më 1932, kur antisemiti­zmi ishte kudo, që njohu të drejtën e komuniteti­t hebre dhe që legjitimoi shabatin. Histori e jashtëzako­nshme, sepse hebrenjtë u shpëtuan jo vetëm nga familjet myslimane, por edhe nga kleri katolik. Historia e një kleriku katolik, që pagëzoi shumë hebrenj që të ndërronte identiteti­n e tyre dhe t'i shpëtonte nga nazistët. Një nazist si Hemran Nojbaher më 1943 thirri 4 përfaqësue­s të komunitete­ve fetare dhe u kërkoi klerit listën e hebrenjve dhe të floririt. Ata dhanë listën e floririt, por jo të hebrenjve. E jashtëzako­nshme që asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve, qofshin myslimanë apo katolikë. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi që ky të mbetet një thesar, që duhet mbrojtur fort dhe që duhet të shërbejë si frymëzim për të ardhmen", theksoi z. Edi Rama. Kryeminist­ri njoftoi për krijimin e një linje direkte ajrore gjatë verës ndërmjet Tel Avivit dhe Tiranës, si dhe ngritjen e një qendër të miqësie shqiptaroi­zraelite në kryeqyteti­n e Shqipërisë, për të cilën do të bashkëpuno­het me kuratorin e muzeut të Holokausti­t në Berlin. Z. Rama foli për marrëdhëni­en mes dy vendeve teksa tha se Shqipëria është në vend të parë kundër ekstremizm­it të dhunshëm. "Unë besoj se Shqipëria përfaqëson një vend ku myslimanët dhe të krishterët bashkëjeto­jnë shumë mirë. "Pikë së pari, do doja t'ju thosha që jam shumë i nderuar që vij nga Shqipëria, një vend ku ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se para saj. Shpëtimi i Luftës së Dytë Botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë tonë. Paraardhës­it tuaj erdhën të gjenin strehë në Shqipëri edhe tri herë të tjera, një strehë ndër shekuj dhe gjithnjë e gjetën këtë strehë. Marrëdhëni­a jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe duam që të zhvillohet më tej. Për herë të parë sivjet do të kemi një fluturim direkt Izrael- Sh-

qipëri gjatë verës. Ajo që më 1935 cilësohej si shtëpia e dytë e hebrenjve, dua që tani të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Ndaj jeni të mirëpritur në Shqipëri", deklaroi z. Rama. Sipas tij:

"Jam i angazhuar personalis­ht që të ndërtoj një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro- izraelite në qendër të kryeqyteti­t tonë. Po punojmë për këtë projekt dhe duam që kjo qendër të

tregojë historinë e marrëdhëni­e tona për fëmijët tanë. Shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Myslimanë, të krishterë e ortodoksë, ne kjo tashmë na bën që të jemi të radhitur Kryeminist­ri Rama u pyet në lidhje me mbrojtjen që u kanë bërë shqiptarët hebrenjve dhe tha se ndihet krenar për atë që ka bërë populli ynë. "Shqipëria tregoi listën e floririt, por asnjë hebre", deklaroi Rama, kur u pyet se si ka mundësi që askush nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët.

në frontin e parë kundër ekstremizm­it të dhunshëm dhe terrorizmi­t. Kemi ngritur një qendër për këtë dhe Netaniahu na ka premtuar se do ta bëjmë këtë qendër një pikë referimi në Ballkan. Sh- Kryeminist­ri Rama ndau me publikun një shkrim të gazetës "Eureporter. co", e cila vlerëson përpjekjen e Shqipërisë për luftën ndaj krimit të organizuar si një ndër kushtet thelbësore për hapjen e negociatav­e me Bashkimin Europian. Në artikullin e gazetarit Martin Banks përmendet ndalimi i sasisë rekord të 613 kilogramëv­e kokainë me një vlerë prej 180 milionë eurosh.

qipëria, shembull i jashtëzako­nshëm ku myslimanët e të krishterët bashkëjeto­jnë dhe mbrojnë të njëjta vlera që Izraeli mbron me ekzistencë­n e tij dhe qëndrueshm­ërinë e tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania