Gazeta Shqiptare

Berisha, Ramës: Gaztori i samiteve, kudo shkon e përqeshin dhe e tallin

"Hoqi dorë nga atletet, kaloi te bukëvalet"

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha ironizoi dje kryeminist­rin Edi Rama duke iu referuar deklaratav­e dhe qëndrimeve të fundit të tij nëpër samite të ndryshme jashtë vendit. Berisha e quan Ramën "piktori dështak" apo "gaztori i samiteve". "Në fillim të javës ai u përqesh nga e gjithë salla e të pranishmëv­e në samitin e Londrës sa u detyrua të pyesë edhe vetë se çka për të qeshur, kur deklaroi esëll se kaq i madh ishte vërshimi i turistëve drejt Shqipërisë, saqë vitin e kaluar 25% e tyre për mungesë vendesh në hotele anuluan udhëtimin për në Shqipëri!", shkruan z. Berisha. Pas kësaj, sipas tij, vetëm dy ditë më vonë, gajasje dhe përqeshje të madhe piktori dështak shkaktoi edhe në samitin e Sofjes të liderëve të Ballkanit Perëndimor kur deklaroi se kapën pa asnjë njoftim paraprak dhe bashkëpuni­m me vendet partnere kontejneri­n me 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia, i cili madje u shpëtoi vendeve anëtare të BE. "Ndërkohë që të gjithë e dinin se destinacio­ni dhe bosët politikë të drogës ishin në kreun e ekzekutivi­t në Shqipëri dhe jo në vendet e BE dhe se për këtë kontejner me drogë, marina kolumbiane kishte njoftuar me kohë policinë shqiptare që të priste drogën dhe Guardia di Finanzia kishte shoqëruar tragetin nga porti i Livornos ku ishte konstatuar droga, në portin e Maltës

IRONIA

Sipas Berishës, në samitin e Londrës dhe atë të Sofjes u gajasën me Ramën, pas deklaratav­e të tij se 25% e turistëve të huaj anuluan udhëtimin në Shqipëri për mungesë vendesh në hotele apo se kokaina u kap pa partnerët e huaj.

dhe që andej në Durrës, sikundër i kishte dorëzuar informacio­nin prokuroris­ë shqiptare. Kështu, piktori dështak, pasi u nxor jashtë nga foto familjare me liderët e rajonit me zëvendëspr­esidentin Pence në Podgoricë për atletet e kuqe dhe u bë gaz i mediave po për atletet e kuqe në Samitin e Triestes, tani ka hequr dorë nga atletet dhe ka kaluar tek bukëvalet, për të cilat fiton më shumë përqeshje dhe tallje!", shprehet z. Berisha.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, dje në Konferencë­n vjetore të Komitetit Izraelito- Amerikan të Çështjeve Publike në Uashington për humanizmin shqiptar
Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, dje në Konferencë­n vjetore të Komitetit Izraelito- Amerikan të Çështjeve Publike në Uashington për humanizmin shqiptar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania