Gazeta Shqiptare

Kokainë nga Ekuadori, prokuroria hap dosjen e vjetër të "Arbri Garden"

Sekuestroh­en dokumentet e kompanisë, dy kontejnerë­t e tjerë dalin të pastër Arbër Çekaj u shoqërua në polici pas ngarkesës së kapur në dhjetor të vitit 2015, prokuroria mbylli çështjen

-

Pak ditë pas sekues trimit të sasisë reko rd të kokainës dhe të vënies në pranga të dy 25vjeçarëv­e Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Mësohet se kompania "Arbri Garden" me qendër në Maminas kishte porositur në Kolumbi tre kontejnerë me banane, që mbërritën në portin e Durrësit në muajin shkurt të këtij viti dhe ishin në të pritje të zhdoganimi­t. Pas sekuestrim­it të sasisë prej 613 kg drogë në njërin prej kontejnerë­ve, autoritete­t urdhëruan që kontrollit t'i nënshtrohe­shin edhe dy të tjerët. Burime nga policia bënë me dije se pas kontrollit ata rezultuan të "pastër", pasi nuk është gjetur lëndë narkotike. Ndërkaq, autoritete­t janë treguar të rezervuara për të konfirmuar faktin nëse malli është tërhequr nga kompania në fjalë apo ndodhet në portin e Durrësit. I paqartë mbetet fakti sesi u përzgjodh kontejneri që iu nënshtrua i pari kontrollit dhe pikërisht tek ai u zbulua sasia rekord e kokainës. Kjo ngre dyshime se shërbimet partnere kishin sinjalizua­r për ngarkesën e dyshimtë, fakt që hidhet poshtë nga autoritete­t shqiptare, të cilat janë shumë kontradikt­ore lidhur me mënyrën sesi u zbulua kokaina me vlerë 180 milionë euro. Për momentin policia dhe prokuroria po vijojnë hetimet për të zbuluar se kush fshihet pas ngarkesës së madhe të drogës. Në këtë kuadër, Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestrua­r të gjithë dokumentac­ionin e kompanisë nga ku rezulton se që prej themelimit në vitin 2012, për llogari të kompanisë "Arbri Garden" në portin e Durrësit kanë mbërritur 400 ngarkesa nga Kolumbia dhe Ekuadori. Krimet e Rënda kanë vendosur ndërkohë të nxjerrin nga arkivi një tjetër çështje ku përfshihet kompania "Arbri Garden" e që duket se e rëndon jo pak pozitën e administra­torit Arbër Çekajt, i shpallur në kërkim prej 27 shkurtit. Bëhet fjalë për një dosje të vitit 2015, ku kompania e tij u dyshua për përfshirje në trafik kokaine, ndërsa nuk u arrit të provohej fajësia. Burime policore pohuan se në dhjetor të vitit 2015, Arbër Çekajt i është kapur një ngarkesë në Ekuador dhe policia ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me nr. protokolli 12041 dhe 12041/ 1. Gjithashtu, mësohet se në janar të vitit 2016, ai është shoqëruar me iniciativë të policisë ku ka dhënë deklarim në lidhje me këtë rast. Por, prokuroria nuk vijoi hetimet dhe çështja u arkivua. Një burim tha për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" se hetimet për këtë çështje ngecën në pritje të ekzekutimi­t të letër- porosisë nga Ekuadori, ku dhe u kap kokainë e fshehur në kontejnerë­t e porositur nga "Arbri Garden". Dosja që daton tri vite më parë do të rihapet për t'u bashkuar me hetimin e çelur rishtas pas sekuestrim­it pak ditë më parë të kokainës në magazinat e kompanisë. Për trafikimin e sasisë rekord të drogës deri më tani nën arrest janë vetëm dy 25- vjeçarë, menaxheri Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që nxori drogën nga porti i Durrësit.

 ??  ?? Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden"
Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden"
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r në kontejneri­n e kompanisë "Arbri Garden"
Kokaina e sekuestrua­r në kontejneri­n e kompanisë "Arbri Garden"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania