Gazeta Shqiptare

Humbi jetën për të ndaluar grabitësit, PD: Agur Vrenozit t'i jepet titulli "Qytetar Nderi"

-

FIER - Këshilltar­ët demokratë të Bashkisë e Fierit i kanë propozuar Këshillit Bashkiak dhënien e titullit "Qytetar Nderi" për 54- vjeçarin Agur Vrenozi, i cili u vra të premten gjatë përpjekjes për të ndaluar grabitësit në një pikë këmbimi valutor në këtë qytet. Këtë gjë e ka bërë të ditur kryetari i PDsë në Fier, Luan Baçi. "Qytetarët e Fierit përcollën me dhimbje dhe plot respekt për në banesën e fundit, njeriun model të sjelljes qytetare, djalin e dy prindërve shembullor­ë, babain e dy vajzave dhe dy djemve të mrekullues­hëm, bashkëshor­t, vëlla dhe mikun e mirë, Agur Vrenozi. Aguri kreu një akt heroik, nuk ngurroi të ndërhynte duke i ardhur në ndihmë bashkëqyte­tarit të tij për të ndaluar grabitjen në mes të ditës, në mes të qytetit, duke bërë të mundur kapjen e autorëve të këtij krimi brenda pak minutash. Ishte akti heroik i Agurit, që bëri të mundur kapjen nga policia të autorëve, por kjo i kushtoi jetën Agur Vrenozit. Unë personalis­ht i shpreh ngushëllim­et më të sinqerta familjes së tij. Aguri ishte një nga drejtuesit më të mirë të strukturav­e të PD- së Dega Fier, një kryetar seksioni i aftë dhe i përkushtua­r dhe një nga miqtë e mi më të mirë. Sot këshilltar­ët e Partisë Demokratik­e në Fier i propozojnë Këshillit Bashkiak bërjen qytetar nderi të Bashkisë Dier z. Agur Vrenozi. Nesër në seancë parlamenta­re do t'i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë të mbajmë një minutë heshtje për nderimin e aktit heroik të qytetarit të nderuar dhe mikut tonë Agur Vrenozi", shkruan Baçi

NGJARJA

Paraditen e së enjtes, dy persona të armatosur dhe me maska hynë në një pikë këmbimi valutor përballë gjimnazit "Janaq Kilica" në Fier, duke lënë të plagosur pronarin e pikës Gëzim Hoxha dhe pronarin e ndërtesës Agur Vrenozi, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Tre autorët Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali u kapën pas një aksioni të shpejtë të policisë. në "Facebook". Paraditen e së enjtes, dy persona të armatosur dhe me maska hynë në një pikë këmbimi valutor përballë gjimnazit "Janaq Kilica" në Fier, duke lënë të plagosur pronarin e pikës Gëzim Hoxha dhe pronarin e ndërtesës Agur Vrenozi, i cili ndërroi jetë më pas në spital. Tre autorët Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali u kapën pas një aksioni të shpejtë të policisë.

 ??  ?? 54- vjeçari Agur Vrenozi
54- vjeçari Agur Vrenozi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania