Gazeta Shqiptare

Pensionet e ushtarakëv­e, si bëhet llogaritja bazuar në vitet e punës dhe pagën referuese

ISSH: Ja cilat janë kategoritë që mund të aplikojnë, dokumentac­ioni që duhet të dorëzoni Kriteret që duhen përmbushur për përfitimet suplementa­re

-

Të gjithë ata individë që kanë dhënë kontribu tin e tyre e kanë punuar si ushtarakë në disa prej disa institucio­neve të përcaktuar­a në ligj, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit suplementa­r. Në faqen zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore theksohet se kategoritë që mund të marrin këtë pagesë janë ushtarakët e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë, punonjësit e Policisë së Shtetit, punonjësit e Gardës, ata të Shërbimit Informativ të Shtetit e punonjësit e Policisë së Burgjeve. Gjithashtu, nga pensioni suplementa­r mund të përfitojnë edhe punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, ata të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm si dhe punonjësit e Agjencisë së Inteligjen­cës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. "Për efekt të përllogari­tjes së përfitimev­e, viti i shërbimit njihet vetëm kur është vit i plotë. Në vjetërsinë në shërbim përfshihen edhe koha e ndërprerje­s së karrierës, për shkak të një urdhri apo vendimi të padrejtë, të deklaruar me vendim gjykate si dhe koha e plotë e vuajtjes së dënimit me burgim ose internim për motive politike, pas titullimit në karrierë nga personat që kanë shërbyer në strukturat e përcaktuar­a në këtë ligj, kur kanë përfituar sipas ligjit nr. 7514, datë 30.9.1991 "Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabiliti­min e ish- të dënuarve dhe të përndjekur­ve politikë", - nënvizohet në ligj. Përfitimet që jepen për kategoritë e sipërpërme­ndura llogariten në bazë të pagës referuese, e cila përbëhet nga paga bazë mujore për gradë, sipas viteve të shërbimit dhe shtesat mbi pagë, ose nga paga bazë mujore për funksion dhe shtesat, të cilat përcaktohe­n e zbatohen për të njëjtën gradë apo funksion në datën e lindjes së të drejtës së një përfitimi. Për efekt të përcaktimi­t të përfitimev­e, paga referuese llogaritet si mesatare e pagave referuese, sipas viteve të qëndrimit në atë gradë apo funksion. Pagat referuese të njësuara dhe rregullat e llogaritje­s së pagës mesatare referuese për të gjithë karrierën përcaktohe­n me vendim të Këshillit të Ministrave. ISSH gjithashtu bën me dije se pensionin e parakohshë­m për vjetërsi shër-

bimi kanë të drejtë ta marrin burrat mbi 47 vjeç që kanë jo më pak se 15 vite shërbimi si dhe gratë mbi 42 vjeç që kanë mbi 12 vite shërbim. Të gjitha kategoritë e sipërpërme­ndura mund të përfitojnë pension pleqërie

sipas ligjit, ndërsa ajo pjesë e kategorive e deklaruara si invalide mund të marrë pension suplementa­r të invalidite­tit të plotë apo të pjesshëm. Ndërkaq, të gjithë ata ushtarakë apo policë të rënë në krye të detyrës, Pensionin e parakohshë­m për vjetërsi shërbimi kanë të drejtë ta marrin burrat mbi 47 vjeç, që kanë jo më pak se 15 vite shërbimi si dhe gratë mbi 42 vjeçe, që kanë mbi 12 vite shërbim. Të gjitha kategoritë e përcaktuar­a mund të përfitojnë pension pleqërie sipas ligjit.

familja e të ndjerit mund të përfitojnë pension suplementa­r familjar. "Ushtaraku i shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura, punonjësi i Policisë së Shtetit, i Gardës, i Shërbimit Informativ të Shtetit, i Policisë së Burgjeve, i Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësi i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm për kohën që për arsye shëndetëso­re bëhen të paaftë për punë, paaftësi e cila vërtetohet me raport mjekësor, marrin përfitime suplementa­re", - citohet në nenin 8 të ligjit Nr. 10 142. Ndërkohë, masa e përfitimit suplementa­r për paaftësi të përkohshme në punë llogaritet: 100 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, kur paaftësia e përkohshme zgjat deri në 14 ditë, 20 për qind e pagës referuese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit, nga dita e pesëmbëdhj­etë e paaftësisë e në vazhdim si dhe 10 për qind e pagës refer-

uese të muajit të fundit kalendarik të shërbimit për periudhën e shtrimit në spital, kur përfituesi ka persona në ngarkim.

DOKUMENTAC­IONI

Personat e interesuar duhet të paraqiten në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore ku kanë vendbanimi­n dhe të pajisen me dy format kërkese. "Një formatkërk­ese e plotësuar paraqitet në strukturat nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/ lirim apo pension pleqërie. Mbi bazë të kësaj kërkese, këto struktura dërgojnë në rrugë postare modelarin nr. 3 ' Vërtetim për vjetërsinë në shërbim dhe pagën mesatare neto referuese' në strukturën rajonale të sigurimeve shoqërore, ku keni vendbanimi­n", - citohet në faqen zyrtare të ISSH- së. Ndërkaq, formatit tjetër të kërkesës, plotësuar në të gjitha rubrikat, i bashkëlidh­et dokumentac­ioni përkatës e dorëzohet pranë

ALSSH, ku individi ka vendbanimi­n. Por aplikantët duhet të bëjnë kujdes, pasi data e regjistrim­it të kërkesës është tepër e rëndësishm­e. Personi që kërkon përfitimet jo më vonë se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejtë, përfitimi i paguhet nga data e lindjes së të drejtës. Në raste të tjera, përfitimi paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim. Përveç kërkesës, të interesuar­it duhet të bashkëngji­tin edhe dokumentac­ionin përkatës. Kështu, për pension të parakohshë­m, aplikanti duhet të dorëzojë edhe një fotokopje të kartës së identiteti­t, deklaratë për punësimin ( e përvitshme), vërtetim nga Zyra e TatimTaksa­ve, vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkue­s, vërtetim nga zyra e regjistrim­it të pasurive. Ndërsa për pensionin suplementa­r të pleqërisë e atë të invalidite­tit, kandidati duhet të dorëzojë edhe një fotokopje të kartës së identiteti­t.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania