Gazeta Shqiptare

Si vdiq në burgun e Burrelit gjenerali Abaz Fejzo, i diplomuar "Frunze" të Moskës

Historia e ish- komisarit të brigadës së Mehmet Shehut, që u dënua si pjesëtar i "Grupit puçist" të Beqir Ballukut Fjalët e fundit: Të keqen e pata nga ai që ishte një horr dhe ne besonim se ishte zot

- Shpendi Topollaj

Nuk ka njeri të mos e ketë dëgjuar emrin e fshatit Tragjas në Vlorë. Ky emër ka marrë përmasa epike, pasi banorët e tij të çdo periudhe kanë dhënë shembuj të shkëlqyer guximi, sakrifice e heroizmi sa herë i ka thirrur zëri i atdheut. Tragjasiot­ët janë njerëz të virtytshëm, bujarë dhe arsimdashë­s. Ata nuk dinë të mburren me shërbimet që i kanë bërë vatanit, pasi kjo u duket si diçka krejt normale, por nuk mënojnë të krenohen kur bije fjala te bukuritë e vendlindje­s. Dhe si për ta përforcuar këtë, ata kujtojnë fjalët e poetit Xhorxh Gordon Bajron, i cili kur i ra rruga andej, u shpreh: "Këtë fshat e ka dashur shumë Perëndia… sa kujton se je në parajsë". Shumë nga bijtë e tij si Halim Ramohito, Xhemal Imeri, Halo Sinani, Mehdi Ramohito e plot të tjerë, magjinë e këtij fshati dhe dashurinë e pashuar për të e kanë hedhur në letër me vërtetësi, ngjyra dhe ngrohtësi të veçantë.

Rrethanat e luftës së fundit bënë që pas shkrumbosj­es së tij, të marrin udhë dy emra: Tragjasi i Vjetër, tashmë ai i reminishen­cave sa të këndshme aq dhe të hidhura dhe Tragjasi i ri. Ai i vjetri ishte ngritur në një kodër, prej nga shpërfaqej një peizazh përrallash që do ta lakmonin edhe piktorët e shquar, por që ishte i dënuar që t'i kalonte historisë. Kurse ky tjetri, ku u zhvendosën të gjithë banorët, sa vjen e po merr përmasa dhe pamje tjetër, sidomos tani me mundësitë që krijoi demokracia. Fshati lëvizi, por asgjë nuk ndryshoi nga vetitë e larta të banorëve të tij. Ata mbetën si përherë blegtorë dhe atdhetarë të mirë, të zgjuar dhe besnikë. Ashtu sikurse ata, edhe historinë e lavdishme e morën me vete, si diçka të shenjtë. Dhe pjesë e kësaj historie që nuk i numërohen luftëtarët dhe heronjtë e dëshmorët është dhe fati i birit të tij, gjeneral Abaz Fejzos, mburrjes së dikurshme të ushtrisë shqiptare.

Abazi u lind më 10 janar të vitit 1925 në një familje të thjeshtë. E quajtën me atë emër, pasi ai, ose donte të thoshte në arabisht luan, ose ngaqë kështu quhej një figurë legjendare, që njihej dhe respektohe­t sidomos nga bektashinj­të, si vëlla i nipërve të Profetit Muhamet dhe për të cilin në malin e Tomorrit është ngritur një tyrbe qysh nga viti 1620, e cila vizitohet nga mijëra njerëz, pasi besohet se ai kthehet nga Olimpi. Sido që të jetë, ai me jetën dhe veprën e tij e meritoi emrin që i vunë. I ati i tij, Aliu u nda shpejt nga jeta, duke i mbetur rritja e djalit dhe vëllait të tij kujdesit të së ëmës, Rabies, që sapo i kishte lënë të njëzetat, por që mbeti gjithmonë një grua e fortë dhe e sakrificës. Abazit të vogël jo rrallë i takonte të ruante bagëtinë atyre livadheve, gjersa duke parë zellin e tij për të nxënë, e çuan në shkollë. Pasi kreu filloren, me përkrahjen e mësuesve të tij dhe sidomos Elmaz Bitrit, i cili e donte aq shumë sa e merrte në kalin e tij për ta shpënë në shkollë, dhe të inspektori­t të arsimit Beqir Sinanit, Abazin e regjistroj­në në shkollën ushtarake mbretërore "Skënderbej", e cila për shkak të rrethanave që kalonte vendi u mbyll. Pas kësaj vazhdoi shkollën amerikane të Kavajës, e cila nuk e tërhiqte dhe përfundoi në Liceun e Korçës. Këtu zë plot shokë, ku më i ngushti qe Jakov Xoxe, i cili shpesh i kujtonte se Aristoteli kish thënë se "Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por pemët janë të ëmbla". Në këtë qytet, Abazi njihet edhe me Vaskë Gjinon, me të cilin do t'i lidhte fati i përbashkët. Ishte koha kur kishte nisur të shpërthent­e revolta popullore ndaj pushtuesit italian dhe po depërtonin idetë komuniste. Ai merr pjesë në demonstrat­ën e bukës dhe atë të Pavarësisë dhe pranohet në parti.

E kishin përjashtua­r për këto angazhime nga shkolla dhe qe kthyer në fshatin e tij dhe i bashkohet njësitit gueril, ku shquheshin trimat Sali Ormeni dhe Tanush Shyti me shokë. Lufta nisi të merrte përmasa më serioze dhe Abazi përfshihet në çetën e porsakriju­ar dhe të drejtuar nga komandant Vangjua ( Neki Imeri) dhe komisar Difi ( Qazim Çakërri). Ishte ende e gjallë, madje po rritej më tej, fryma e guximit të Alem Mehmetit, Hodo Zeqirit, Hysen Jazos, Zenel Ramohitos, Bejko Numanit etj. Si të gjithë luftëtaret dhe luftëtarët e tjerë, edhe djaloshi Abaz Fejzo nisi të dallohej në të gjitha përleshjet me armikun si partizan sypatrembu­r. Por njëkohësis­ht nuk kish sesi të mos i bënte përshtypje qëndrimi dyshues ndaj ndjekësve të çetës së Ballit Kombëtar "Shqiponja", drejtuar nga Hysni Lepenica dhe sidomos ndikimi i emisarëve jugosllavë në çetën Plakë të Vlorës, ku ai ishte rreshtuar. U influencua nga qëndrimi mospajtues dhe gati i hapur i kuadrove si Pali Terova, Fejzo Gjomema etj. dhe u bë dëshmitar i goditjes së të ashtuquajt­urit Fraksion i Vlorës nga ana e vetë Enver Hoxhës, që shoqërohej nga Hysni Kapo e Bedri Spahiu. Duke parë se ky djalë i ri mbështeste pikëpamjet e atyre që u quajtën fraksionis­të, Enver Hoxha që nuk harronte kollaj, e fiksoi mirë atë. Nga ana tjetër, në ditët në vazhdim Abazi pa edhe goditjet e pabesa deri në asgjësim të shokëve me influencë dhe herë pas here shprehte rezervat e tij ndaj vrasjeve të shqiptarëv­e prapa krahëve. Ndërkohë, u krijua batalioni "Hodo Zeqiri" ku bënte pjesë dhe Abazi, por që nuk vazhdoi gjatë, pasi ishte futur në një listë prej dhjetë vetash që do të niseshin për në Vithkuq të Korçës, ku do të krijohej Brigada e Parë Sulmuese me komandant Mehmet Shehun dhe komisar Tuk Jakovën. Kishin ardhur me këtë rast komandanti Spiro Moisiu dhe komisari i Ushtrisë Nacional- Çlirimtare Enver Hoxha, i cili sapo e pa Abazin, e quajti fraksionis­t i vogël. I shkathët siç ishte, partizani tragjasiot ia ktheu se, "unë nuk di nga këto, por ajo që di, është se tani fjalën e ka pushka dhe do ta nderoj këtë Brigadë, qoftë edhe me jetën time".

ABAZI, KOMISAR NË BRIGADËN E PARË TË MEHMET SHEHUT

Dhe ashtu ngjau me të vërtetë, Abaz Fejzo u dallua në të gjitha luftimet që kjo brigadë heroike kreu me armikun. Ai mori pjesë dhe u shqua në luftimet përgjatë rrugës për Labinot, në pritën e Qafë- Krrabës, në Dumre, në Symizë, në Operacioni­n e Dimrit, që zgjati nga dhjetori i vitit 1943 deri në janar të vitit 1944, atë të Tendës së Qypit, në marshimin legjendar për shpëtimin e Shtabit të Përgjithsh­ëm, në luftimet për çlirimin e Pogradecit dhe prilli i këtij viti e gjeti komandant kompanie. Njëkohësis­ht u kthye edhe në parti, prej nga ishte përjashtua­r dhe s'vonoi shumë dhe iu besua detyra e komisarit të batalionit. Luftimet fitimtare të kësaj njësie u shtynë deri në çlirimin e Dibrës e në Mirditë, derisa u kurorëzua me epopenë e luftës për çlirimin e kryeqyteti­t, ku forcat e armikut prej 3.000 vetash që përfshihes­hin në Divizionin 297 të Vermahtit, të mbështetur­a nga zjarri i artilerisë dhe i 25 tankeve dhe autoblinda­ve që kishin bllokuar rrugët, bënë një rezistencë të egër. Këtu spikati guximi i madh i Abaz Fejzos, i cili i veshur si oficer gjerman, me një gjakftohtë­si të pazakontë hyri deri në qendër të qytetit për të parë pozicionet e armikut. Pas çlirimit të së gjithë Shqipërisë, major Abaz Fejzo emërohet në detyrën e rëndësishm­e të komisarit të Brigadës së Parë Sulmuese.

NË AKADEMINË USHTARAKE "FRUNXE" NË MOSKË

Pak më vonë transferoh­et me të njëjtën detyrë në Korçë dhe dërgohet për studime në Akademinë ushtarake "Frunze" në Moskë. Duke kujtuar fjalët e mësuesit të dikurshëm, nuk i

 ??  ?? Shpendi Topollaj
Shpendi Topollaj
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Abaz Fejzo me gjeneralët shqiptarë
Abaz Fejzo me gjeneralët shqiptarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania