Gazeta Shqiptare

Shpallen emrat e mësuesve kandidatë që do t'i nënshtrohe­n provimit

Njoftimi i MASR: Kujdes, duhet të paraqisni dokumentac­ionin e plotë ose skualifiko­heni Kalendari i testimeve sipas profileve përkatëse

-

Që prej 6 marsit do të fillojë testimi për mësuesit kandidatë, që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. Ministria e Arsimit, Sportit e Rinisë ka publikuar në faqen e saj zyrtare kalendarin "Mësues për Shqipërinë" mars- prill 2018, në të cilin janë shpallur të gjitha datat e oraret e provimeve sipas profileve përkatëse. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 829 kandidatëv­e që do të zhvillojnë testimin në profilin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi prej ditës së nesërme deri në 13 mars të këtij viti. "Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Tiranë. Kandidati duhet të paraqitet në QSHA 30 minuta para fillimit të testimit të informat i - zuar", - theksohet në njoftimin e MASR. Kjo e fundit shton se në ditën e testimit kandidati duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( kartë ID) ose pasaportë, kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Për paraqitjen në qendrat e testimit, aplikanti duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme: 1. ndalohet marrja me vete dhe përdorimi i celularëve dhe mjeteve të tjera të komunikimi­t gjatë zhvillimit të testimit, pasi kjo vlerësohet si kriter përjashtim­i. 2. Ndalohet duhani dhe konsumimi i ushqimit në mjediset e testimit. 3. Ndalohet komunikimi gjatë zhvillimit të testimit", - nënvizohet në njoftim. Ministria e Arsimit u bën thirrje të gjithë kandidatëv­e që të bëjnë verifikimi­n e emrit, mbiemrit, profilit si dhe datën dhe orën e testimit në faqen zyrtare të QSHA në adresën www. akp. gov. al.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania