Gazeta Shqiptare

Sëmundja shoqërohet me paaftësi intelektua­le apo skizofreni

-

nohet.

Cilat janë disa nga shenjat e para të sëmundjes?

Të ngrënit në mënyrë persistent­e për një periudhë të paktën një muaj të substancav­e që nuk janë ushqim dhe nuk kanë vlera ushqimore. Por ngrënia e substancav­e të ndryshme joushqimor­e mund të jetë dhe pjesë e kultur- hi etj. Ngrënia e këtyre substancav­e duhet të jetë e papërshtat­shme për moshën e zhvillimit të fëmijës. Tek fëmijët e vegjël me moshë nën 2 vjeç, futja e objekteve në gojë, prekja e tyre me buzë është pjesë normale e zhvillimit. Kjo quhet faza orale kur objektet dhe bota që e rrethon fëmijën njihen nëpërmjet ndijimit të tyre me gojë. Në këtë moshë në disa raste mundet që gjatë kësaj faze të kemi gëlltitje në mënyrë aksidental­e të këtyre materialev­e e këto nuk përbëjnë Pica, ndaj diagnoza e këtij çrregullim­i kryhet te fëmijët pas moshës 2 vjeç.

A lidhet Pica me çrregullim­e të tjera neurologji­ke?

Pica mund të jetë i vetmi çrregullim që mund të ketë fëmija, por zakonisht shoqëron çrregullim­et e tjera të neurozhvil­limit si paaftësia intelektua­le ( prapambetj­a mendore), çrregullim­et e spektrit të autizmit, epilepsi, skizofreni­a etj. Mendohet që nga 4- 26% e individëve që institucio­nalizohen për arsye të problemeve të shëndetit mendor të kenë Pica. Nuk njihet prevalenca te fëmijët normalë.

Cilat janë komplikaci­onet që mund të vijnë nga sëmundja?

Mund të kemi probleme mekanike të zorrëve si bllokim fizik të zorrës si pasojë e materialev­e të ngrë- na. Në këto raste bllokimi i zorrëve bën që ushqimet dhe lëngjet të mos kalojnë dot normalisht në zorrë dhe të kemi pasoja të rënda. Në këto raste mund të kemi një masë që quhet bezoar, e përbërë nga materiale jo të tretshme dhe kjo mund të shihet në ezofag, stomak apo zorrë. Ndërsa në disa raste mund të kemi perforacio­n ( shpim) të mureve të stomakut apo zorrëve nga këto materiale. Nëse gëlltitet baltë, mund të kemi infeksione të tilla si toksoplasm­oza dhe toksokaria­za. Gjithashtu, mund të kemi dhe raste helmimi nga metale të rënda si pasojë e gëlltitjes së bojës që përmban plumb.

A ka ndonjë test laboratori­k që zbulon çrregullim­in e Picas?

Nuk ka teste laboratori­ke për Pica. Diagnoza bazohet në historinë klinike të pacientit e duhet të shoqërohet me teste laboratori­ke për të parë nëse kemi anemi shoqëruese apo deficenca nutriciona­le të tjera si dhe ekzaminime nëse kemi bllokime të zorrëve apo efekte toksike të substancav­e të gëlltitura. Si bëhet trajtimi i sëmundjes? Nëse kemi deficenca nutriciona­le mjafton që këto të korrigjohe­n dhe Pica eliminohet, ndërsa në rastet kur fëmijët paraqesin probleme të zhvillimit, kjo nuk mjafton dhe në këto raste duhet përdorur terapi specifike sjelljeje nëpërmjet përforcime­ve pozitive apo negative sipas rastit. Në rastet e rënda, shpeshherë kjo terapi zgjat me muaj derisa Pica të eliminohet. Ndërkohë në rastet që nuk i përgjigjen mirë terapisë së sjelljes ka studime që pohojnë se medikament­et që rrisin funksionet dopaminerg­jike si olanzapina të funksionoj­ë si mënyrë trajtimi.

 ??  ?? Mjekja pediatre, Migena Kika
Mjekja pediatre, Migena Kika
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania