Gazeta Shqiptare

Sëndukët shqiptarë në detin Azov, kolonët përtej Danubit

Shqiptarët që lanë Korçën e në shekuj mbërritën në Ukrainë, si i ruajnë gjuhën e kulturën

-

Aleksandër Novik, Julia Buçatskaja, Denis Ermolin, Aleksandra Dugushina, Maria Morozova janë grupi i studiuesve që janë marrë me shqiptarët e Ukrainës. Ata punojnë për Muzeun e Antropolog­jisë dhe i Etnografis­ë "Pjetri i Madh" ( Kunstkamer­a), Akademinë e Shkencave e Rusisë, Institutin e Studimeve Linguistik­e e Universite­tin Shtetëror i Sankt- Petërburgu­t. Sipas Censusit të viti 2001, në territorin e Ukrainës jetojnë 3308 shqiptarë: në qarkun e Odesës - 1862, në qarkun e Zaporozhje­s - 892, në qarqe të tjera - 554. Në qarkun e Odesës 1484 shqiptarë pohuan se kanë shqipen si gjuhë amtare.

Në parathënie­n e monografis­ë kolektive sqarohet historia e projektit shkencor në terren "Ekspedita në Detin Azov" ( 1948 - 2016), me fokus kryesor në studimet e kulturës tradiciona­le dhe të gjuhës së shqiptarëv­e të Buxhakut dhe të rajonit të Detit Azov. Themeluese dhe organizato­re e këtij projekti ka qenë Julia Vladimirov­na Ivanova ( 1929 - 2006). Për herë të parë, ajo ka bërë studime në terren tek shqiptarët e rajonit të Detit Azov në vitin 1948. Më vonë puna e saj shkencore u vazhdua nga plejada e studiuesve të rinj, që janë autorë të këtij libri.

Qëllimi kryesor i kësaj monografie është analiza e plotë e ruajtjes së kulturës tradiciona­le dhe përshkrimi i gjuhës së grupit etnolokal të shqiptarëv­e që nga koha e mërgimit në Perandorin­ë Ruse deri në ditët e sotme.

NGA SHQIPËRIA NË UKRAINË

Përshkruhe­t në këtë studim edhe historia e mërgimit të paraardhës­ve të shqiptarëv­e të sotëm të Ukrainës nga juglindja e Shqipërisë moderne në verilindje të Bullgarisë dhe mandej në perandorin­ë ruse, në stepat e Buxhakut e më pas të Azovit. Autorët kanë për qëllim përmbledhj­en dhe paraqitjen e rregullt të materialev­e të disponuesh­me, të nxjerra nga dokumentet e shekullit XIX ( studimet statistiko­re e P. Köppenit, A. Klaus- it, A. A. Skalkovski­t etj.), veprat e hershme për shpërngulj­en e arnautëve ( K. Jireçek, L. Miletiq, V. Marinov, D. Jaranov), nga arkivat dhe artikujt shkencorë të akademikut N. S. Derzhavin, si dhe botimet e albanologë­ve të Leningradi­t/ Sankt- Petërburgu­t ( A. V. Desnickaja, L. V. Sharapova, A. V. Zhugra) dhe të etnologëve bashkëkoho­rë ukrainas që merren me studimin e Buxhakut ( A. V. Shabashov).

Një vend i veçantë i është lënë edhe çështjes së rëndësishm­e të mitologjis­ë historike të shqiptarëv­e të Ukrainës dmth., legjendave, gojëdhënav­e dhe kujtimeve të lidhura me historinë e këtij grupi etnolokal, që ruhen dhe përcillen deri tani gojë me gojë. Pasqyrohen përfytyrim­et dhe mendimet e banorëve të sotëm të fshatrave shqiptare për mëmëdheun e tyre historik, për shpërngulj­en e stërgjyshë­rve të tyre nga Ballkani në Perandorin­ë Ruse, për themelimin e fshatit Karakurt, për mërgimin e një pjese të popullsisë nga Buxhaku në bregdetin Azov dhe për formimin e tri vendbanime­ve të reja.

Të dhënat gjuhësore, veç të tjerash i kanë ndihmuar autorët që të plotësojnë hipotezat e mëparshme që ekzistojnë lidhur me

Pasqyrohen përfytyrim­et dhe mendimet e banorëve të sotëm të fshatrave shqiptarë për mëmëdheun e tyre historik, për shpërngulj­en e stërgjyshë­rve të tyre nga Ballkani në Perandorin­ë Ruse.

vendin e prejardhje­s së shqiptarëv­e të Buxhakut dhe të rajonit të Detit Azov dhe ta lokalizojn­ë zanafillën e tij në krahinën e Devollit në juglindje të Shqipërisë së sotme.

Feja e krishterë ortodokse ka qenë një nga faktorët e mërgimit të kolonëve ballkanas në shekullin XIX në territorin e Perandoris­ë Ruse ortodokse. Reliket e krishtera të trashëguar­a nga paraardhës­it e fshatrave shqiptare Georgievka, Devninskoe dhe Gammovka, së bashku me gjuhën kanë evoluuar në një sistem simbolesh identitare, i cili përmban një sugjerim të ngushtë lokal dhe përcaktohe­t nga lidhja me fshatin amtar dhe banorët e tij të parë.

RITET E LINDJES

Studiuesja Aleksandra S. Dugushina, që është marrë me "Ritet e lindjes ndër shqiptarët e Ukrainës" ka sjellë të dhëna mbi besimet dhe praktikat popullore që lidhen me lindjen e fëmijës në traditën e shqiptarëv­e të Ukrainës. Materialet për ritet e lindjes janë grumbullua­r prej autores gjatë kërkimit në terren, kryer në gjashtë ekspedita nëpër fshatrat shqiptare të rajonit të Detit Azov ( Georgievka, Gammovka, Devninskoj­e, 2007- 2011) dhe në Karakurt ( 2013). Ato materiale pasqyrojnë kujtimet e të anketuarve, që i përkasin periudhës kur nëpër fshatra mungonte kujdesi i kualifikua­r mjekësor dhe maternitet­et ( fillimi dhe mesi i shekullit XX). Kapitulli përfshin përshkrimi­n e përfytyrim­eve dhe të praktikave gjatë dhe pas shtatzënis­ë ( periudha dyzetëditë­she, festat e lindjes), të lindjes tradiciona­le me ndihmën e babos dhe të riteve të shoqërizim­it të fëmijës ( pagëzimi, emërtimi dhe institucio­ni i kumbarisë).

LEHONAT DHE TRADITAT E DASMËS

Albanologu Aleksandër A. Novik sqaron për "A babos- dita" se në traditën e shqiptarëv­e të rajonit të Detit Azov: është dita ku kryqëzohen koordinata­t hapësinore dhe kohore.

Ai ka analizuar materialet për festën A babos dita ( shq.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania