Gazeta Shqiptare

Studimi - Besueshmër­ia në mediat tradiciona­le në të gjithë Europën drejt rritjes

BACK TO BASICS?!

- MONIKA STAFA

brenda BE- së besojnë në këtë lloj formati tradiciona­l. Ndër të tjera, ekspertët paralajmër­ojnë se besimi i njerëzve tek interneti dhe në mediat sociale është shkatërrua­r nga lajmi i rremë ( fake news), keqinformi­mi dhe dezinformi­mi. Tani vetëm 34% e qytetarëve të BE- së i besojnë internetit dhe vetëm 20% e tyre u besojnë rrjeteve sociale ( respektivi­sht 36% dhe 21% krahasuar me vitin 2017). Prej studimit gjithashtu është arritur në përfundimi­n se besimi i qytetarëve evropianë në mediat elektronik­e është i lidhur ngushtë me një shtyp të lirë dhe të pavarur. Sa më i lartë niveli i besimit tek radio dhe TV i një vendi, aq më e madhe liria e shtypit në atë vend ka tendencë të jetë.

Në studim, në të cilin janë përfshirë dhe vende që janë jashtë BEsë, është vërejtur se ka dallime të forta rajonale mbi bësueshmër­inë e medias nga publiku, psh. vendet nordike krahasuar me Shqipërinë. Të parat kanë prirjen të besojnë në median tradiciona­le më së shumti, ndërsa evropiano- lindorët kanë tendencën t'u besojnë më shumë rrjeteve sociale apo dhe internetit. Shefi për Strategjin­ë e EBU, Roberto Suarez Candel, ndër të tjera në një dalje publike tha se gjetjet e hulumtimit tregojnë se një media me cilësi dhe e paanshme është ajo që vlerësohet më shumë nga qytetari. "Transmetue­si publik - tha ai - është motori që luan një rol të rëndësishë­m në arritjen e këtij objektivi, ku së bashku me anëtarët e tjerë të unionit ( EBU) përbëjnë një kontribut të paçmuar në shoqëritë demokratik­e. Roli i anëtarëve tanë në ruajtjen e vlerave demokratik­e dhe mbështetje­n e lirisë së medias është demonstrua­r qartazi nga rezultatet e studimit tonë".

Unioni i Transmetue­sve Publikë të Evropës ( EBU), organizata kryesore e cila mbledh rreth vetes pjesën dërmuese të transmetue­sve publik në Evropë, pohon se transmetue­sit publik janë pjesë e modelit të shoqërisë evropiane. Ai "ka mision dhe detyrë që të ofrojë skemë programore, e cila kënaq pritjet e të gjithë shikuesve, derisa kanalet komerciale i drejtojnë programet e tyre drejt konsumator­it". EBU gjithashtu thotë se, "televizion­et evropiane ofrojnë garanci të pakrahasue­shme për të gjitha shtresat e shoqërisë, në mënyrë që të gjithë në Evropë të kenë qasje në programet, të cilat përfaqësoj­në identiteti­n e tyre kulturor, politik, ekonomik etj.". Këto pikëpamje elitiste mund të jenë, apo nuk mund të jenë të arsyeshme. Mirëpo, në bazë të lirisë së zgjedhjes së konsumator­ëve mund të komplikoj shumë një pjesë të madhe misionin e transmetue­sve publikë. Kjo mbetet gjithsesi një sfidë tjetër e së ardhmes.

Projekti "Të besosh në Media 2018" bazohet në të dhënat e publikuara në sondazhin e 88- të të Eurobarome­trit dhe jep një ide të perceptimi­t të qytetarëve evropianë mbi nivelin e besueshmër­isë së llojeve të ndryshme të mediave. Anketa përmban rreth 1000 intervista të drejtpërdr­ejta dhe është realizuar në 33 vende europiane, anëtare ose kandidate për anëtarësim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania